- Historia e tifozëve ‘ultras’, si e pushtuan futbollin Kur - TopicsExpress



          

- Historia e tifozëve ‘ultras’, si e pushtuan futbollin Kur u krijuan për herë të parë, cilat janë karakteristikat kryesore të tyre. Grupimet ultras më të famshme në botë, nga komunistët e Livornos tek fashistët e Lacios Historia e grupeve ultras dhe tendencës së sjelljeve të tyre – këtu përjashtohet koreografia spektakolare e tifozëve gjatë ndeshjeve – është e njohur për rivalitetin ndaj tifozëve kundërshtarë, me synimin për t’i poshtëruar apo dominuar mbi ta. ultrasAksionet e tifozëve ultras mund t’i kalojnë limitet e lejuara të sjelljes sportive, teksa shpesh influencohen me qëndrime radikale raciste apo dhe qëndrime ideologjike me nëntekst politik. Derbit midis skuadrave të të njëjtit qytet shfrytëzohen në mënyrë maksimale nga ana e ultrasve. Ky tip tifozi, i organizuar në grupe fansash të identifikuar, u shfaq fuqishëm në Itali gjatë viteve 1960, kur klubet e futbollit reduktuan çmimet e biletave në disa zona të caktuara të stadiumeve. Termi është përdorur edhe në Angli, por aty merr ngjyrimet e një tifozeri të “rëndë”, apo të mbiquajtur huligan. Grupi ultra më kohëgjatë është ai i Hajdukut të Splitit, i quajtur “Torcida”, i themeluar në vitin 1950, dhe kishte marrë emrin nga grupet e tifozëve në Brazil. Gjithsesi, “Fedelesimi Granata” , i themeluar në Torino në vitin 1951, është ende prezent dhe mbështet edhe sot e kësaj ditë skuadrën e Torinos. Ultrasit e Sampdorias u shfaqën në vitin 1969, ishin të parët që e quajtën veten “Ultras”, të ndjekur më pas nga “Boys San” të Interit Grupet ultras bazohen zakonisht rreth një bërthame grupi, që tentonin të ketë kontrollon ekzekutiv të të gjithë grupit, me nëngrupe të vogla, të organizuara në bazë lokale, miqësie apo këndvështrimi. Ultrasit kanë tendencën të përdorin stile të ndryshme dhe shumëllojshmëri banerash dhe flamujsh me emrin dhe simbolet e grupit. Disa grupe shesin produktet e tyre, si shaje, kapele, bluza, etj.. Kultura e ultrasve është një miks stilesh të ndryshme, duke nisur nga valëvitja e shalleve, këngëve, por dhe fyerjeve ndaj rivalëve. Një grup ultras mund të jetë prej një duzine deri në qindra anëtarë, madje shpesh zënë një sektor të veçantë të stadiumit për të krijuar e shfaqur koreografinë e tyre. Nacionalizimi i grupeve ultras megjithatë i tejkalon qëndrimet, duke marrë dhe ngjyra racizmi. Në Poloni, për t’i poshtëruar fansat e ekipit kundërshtar, i thërrasin ata me emrin “çifutë”. Këngët dhe banerat anti-semistë janë të pranishëm. Në maj të vitit 2010, fansat e Rezovia Rzhezovit shfaqën një banderolë, në të cilën lexohej “Vdekje hundështypurve” dhe një pikturë e një çifuti me kapuç tipik izraelit. Edhe vetë lojtarët kontribuojnë shpesh në nxitjen e ndjenjave anti-raciste të ultrasve. Në vitin 2008, lojtari i Lodzit, në Poloni, Arkadiuz Mysona, u dënua të mos luante gjashtë muaj pasi veshi një bluzë me një slogan anti-çifut. KOREOGRAFIA Përpara ndeshjeve të mëdha, shumica e grupeve ultra përgatisin koreografi me përmasa të mëdha, kur ekipet hyjnë në fushë. Në varësi të madhësisë, bazuar dhe në kapacitetin financiar të grupit, shfaqja koreografike e ultrasve paraqitet pikërisht në seksionin që është ulur grupi. Shpesh pjesë të vogla letre apo plastike mbahen në duar për të krijuar një imazh të paracaktuar, në të cilën ka figura apo mesazh. Materiale të tjera janë balonat, tullumbacet, banerat e mëdhenj, fishekzjarrët, bomba tymuese, madje dhe kukullat gjigante. Paraqitjet për ndeshjet e mëdha, shpesh nisin disa muaj më parë. BANDEROLAT Janë nga më të çuditshmet përsa u përket mesazheve që përmbajnë dhe përcjellin. Ka thirrje motivuese për skuadrën e zemrës, por dhe fyerje ironike për kundërshtarin. Në Itali ka pasur baner të tillë “Kundër futbollit modern” apo dhe “Jo futbollit modern”, por në Angli është shfaqur edhe një baner i tillë: “Love Football, Hate Business” (Dashuro futbollin, urre biznesin). KËNGËT Grupet ultras këndojnë më zë të lartë gjatë gjithë ndeshjes, dhe çdo grup ka disa këngë tipike të tyre që këndon. Meloditë janë nga këngët më popullore. Në shumicën e rasteve, lideri i grupit përdor një megafon, duke koordinuar të gjithë aktivitetin e grupit, përfshirë këngët, sharjet dhe banerat që ekspozohen. Faqet e internetit luajnë një rol të madh në lëvizjet e ultrasve. Katër karakteristikat e një ultrasi 1. Nuk pushon kurrë së kënduari dhe së shari gjatë ndeshjes, cilido që të jetë rezultati 2. Nuk ulet kurrë gjatë një ndeshjeje 3. Ndjek sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, brenda dhe jashtë, pavarësisht kostos dhe distancës 4. Është besnik i grupit që ai bën pjesë dhe nuk e ndryshon kurrë sektorin ku bën tifozllëk. Çfarë i afron klubi ultrasit 1. Grupi ultras ka një përfaqësues që është në kontakt të vazhdueshëm në pronarët e klubit 2. Klubet ofrojnë për grupet ultra bileta me çmime të lira, hapësira për të magazinuar flamujt dhe banerat. 3. Klubi ofron akses për të hyrë më shpejt në stadium, me qëllim që ultrasit të përgatisin koreografinë e tyre. 4. Klubi ofron lehtësira të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjen e simboleve të grupeve ultras. Huliganizmi dhe ultrasit, ja ku dallohen Edhe pse grupet ultra mund të bëhen të dhunshme, pjesa më e madhe e ndeshjeve mbyllen pa incidente të dhunshme. Ndryshe nga huliganët, qëllimi i të cilëve është të luftojnë tifozët e klubit tjetër, fokusi kryesor i ultrasve është të mbështesë ekipin e tij. Huliganët përpiqen të jenë të pazbulueshëm kur ata udhëtojnë, zakonisht nuk veshin ngjyrat e ekipit, në mënyrë që të shmangin zbulimin nga policia. Grupet ultras tentojnë nga ana e tyre që të dallohen nga policia kur ata udhëtojnë dhe u pëlqejnë të mbërrijnë në masë, çka i lejon policisë të mbyllë një sy, gjatë lëvizjes së tyre. Kur ultrasit shkaktojnë turbullira, karabinierët në Itali në vitet 1970 përdorën të njëjtat taktika ndaj tyre, siç bëjnë në rastet e aktivistëve politikë. Huliganët janë agresivë ndaj ultrasve. Në Itali, kur klubi anglez Midëllsbrou luajti kundër Romës në mars të vitit 2006, tre tifozë të Midëlsbrout u goditën me thikë nga ultrasit e Romës. Nga ana tjetër, ultrasit e Romës u përfshinë në incidente ndaj tifozëve të Mançester Junaitid në Romë, në prill të vitit 2007, çka rezultoi me 11 fansa të Mançesterit dhe dy të Romës të shtruar në spital. Dhe në Spanjë, autoritetet janë treguar të ashpra kundër dhunës të klubeve, të tjera, si pasojë edhe të vdekjes së një fansi të Real Sociedadit. Rivaliteti, kush humbet flamurin, poshtërohet Rivaliteti i ashpër midis grupeve ultra mund të gjendet në të gjithë botën, por ai më i pamëshirshme dhe më i madh në përmasë dallohet në Europës. Rivaliteti shpesh bazohet e nxitet ndaj ekipit rival, në shumicën e rasteve në derbi, por disa prej tyre bazohen edhe në ndarjet e qarta politike. Në Italia, “komunistët” e Livornos janë gjithmonë gati për t’u ndeshur me “fashistët” e Lacios, apo në Skoci, ku rivaliteti është i karakterit fetar, Sëlltiku kundër Gllazgout. Ndodh shpesh që ka një rivalitet të ashpër dhe midis grupeve ultra që mbështesin të njëjtin ekip, bazuar në lidershipin e individëve që udhëheqin grupet. Shpesh, grupet ultra përpiqen të kapin banerat apo flamujt e grupeve rivale. Të humbasësh një baner apo një flamur, në favor të një grupi tjetër konsiderohet poshtërim i madh. ********** Ultrasit e Crevena Zvezdës, “Heronjtë”, formojnë bazën e “Tigrave” të Arkanit Ballkani, djepi i ultranacionalizmit etnik Edhe pse gjerësisht qëndrimet e ultrasve janë apolitike, në raste të caktuara ato janë të lidhura me politikë, qoftë të krahut të majtë apo të djathtë. Çështja të tilla si racizmi, anti-racizmi, nacionalizmi apo dhe anti-kapitalizmi kanë qenë të pranishme në stadiume. Nga ana tjetër, grupet ultras kanë qenë tradicionalisht kundër komercializimit të futbollit. Veçanërisht në vendet e Europës Qendrore, Lindore apo dhe Jugore, nacionalizmi ka qenë një element thelbësor në qëndrimet e grupeve ultrase. Ultrasit shpesh shfaqin flamuj, banderola dhe këndojnë këngë duke treguar lidhjen e tyre me rajonin apo vendin e tyre. Nacionalizmi etnik është gjerësisht në shtetet e Ballkanit, ku ultrasit ndihmojnë të mobilizojnë e nxisin ndjenjat e tyre, e që reflektojnë ndasitë e thella midis këtyre vendeve, sidomos të atyre që janë përshirë në luftërat e fundit të Ballkanit. Në Serbi, fansat e “Crevena Zvezdës, “Delija”, dhe ata kroatë të Dinamos së Zagrebit (Bad Blue Boys – Djemtë e Këqij Blu) janë më të famshmit në këtë aspekt. Krenaria rajonale është e dukshme në grupe të ndryshme ultras rreth e qark Europës Qendrore dhe Lindore. Tifozët e klubit qipriot, APOEl, gjithmonë shfaqin flamuj grekë dhe këndojnë këngë për të treguar nacionalitetin e tyre grek. Fansat e klubeve polake nga Silesia (GKS Katovice, Ruch Chorzov, Polonia Bytom, Gornik Zabrze) e shfaqin në mënyrë krenare lidhjen e tyre me rajonin. E njëjta gjë ndodh edhe me klubet nga Çekia, Prague–Sparta e Pragës, Silesia, Banik Ostrava dhe Opava. Në librin e tij, “Si futbolli shpjegon botën”, Franklin Foer, përshkruan rivalitetin midis serbëve dhe kroatëve, si një “armiqësi të re, apo të vjetër, një armiqësi që mund të shihet dukshëm në stadiumet e futbollit”. Fansat e futbollit këndojnë këngë që kujtojnë ngjarje apo evokojnë momente të caktuara, e sidomos “kasaphanat” midis dy vendeve gjatë Luftës në Jugosllavi. Ultrasit e Crevena Zvezdës së Beogradit, “Delije” (Heronjtë), formojnë bazën e “Tigrave” të Arkanit, një grupimi serb paraushtarak, i cili është implikuar në shumë akte terrori gjatë Luftës në Jugosllavi. “Tigrat” dhanë një shfaqje dramatike gjatë derbit të Beogradit, Crevena Zvezda-Partizan, më 22 mars 1992, duke kujtuar Vukovarin, dhe çdo qytet tjetër kroat të pushtuar nga ushtria serbe. Arkan ishte drejtuesi tifozëve të Crevena Zvezdës. Në ndeshjet e mëpasshme, pasi ushtria serbe ishte tërhequr nga Vukovari i pushtuar, fansat kroatë shfaqën shenjat “Vukovar”, për të nderuar qytetin e tyre dhe kënduan këngën e famshme: “Vukovar! Vukovar!”. Kur Bosnjë-Hercegovina luajti një ndeshje miqësore kundër Kroacisë, në gusht të vitit 2007, fansat kroatë formuan me trupat e tyre simbolin e germës “U”, duke kujtuar vrasjet në masë nga lëvizja fashiste e Ustases, përgjegjëse për vrasjet në masë të serbëve, çifutëve dhe romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe boshnjakëve gjatë Luftës së Jugosllavisë. Kjo provokoi edhe një nxitje të tensioneve etnike në Bosnjë midis kroatëve dhe boshnjakëve. Emrat e grupeve, një spektakël i vërtetë Grupet ultras zgjedhin emra sa më të veçantë për t’u identifikuar edhe nga grupet e tjera që mbështesin edhe të njëjtin ekip. Ja vlen t’u hedhim një sy. Tifozët e Livornos në Itali vetëquhen “Brigate Autonome Livornesi” (Brigadat autonome livorneze), tifozët e Atalantës kanë vendosur emrin “Brigadat zikaltër”. Në Angli, tifozët e Mançester Junaitid, quhen “Red Rebels (Rebelët e kuq), apo dhe “Red Army” (Ushtria e kuqe). Në Skoci, tifozët e Sëlltikut vetëquhen “Brigada jeshile”. Në Athinë, tifozët e AEK-ut janë “Origjinal 21”. Në Qipro, tifozët e Omonias kanë si emër “Gate 9” (Hyrja 9). Në Danimarkë, tifozët Kopenhagenit quhen “Rude Lions” (Luanët e vrazhdë), ndërkohë që në Belgjikë, ata të Standardit të Liezhit vetëquhen “Ultrasit e Ferrit 96”. Në Turqi, grupi ultras i Beshiktashit, “Çarsi”, i njohur për qëndrimet e majta, ka një “A” në logon e tij, i ngjashëm me një simbol anarkie. Fansat e Ajaksit të Amstedamit shpesh shfaqin “Yllin e Davidit” dhe flamurin izraelit dhe rregullisht këndojnë “Joden, Joden” (holandisht për fjalën “Çifutë, çifutë”), duke evokuar rrënjët çifute të klubit. Edhe në Angli, ultrasit e Totenhem Hotspërit e etiketojnë veten e tyre si “Yiddos”, dhe e quajnë ekipin “Yid Army”, për të reflektuar trashëgiminë e tyre jezuite. Ka gjithashtu grupe tifozësh ekstremisht të djathtë, si ata të Lacios, “Irriduçibili” (Të pakalueshmit), ata të Dinamos së Kievit, “Djemtë e klubit të bardhë”. Në Spanjë, ultrasit e Realit të Madridit quhen “Ultras Sur”, të Valencias, “Yomus”. Në Itali, tifozët me bindje të djathta të Veronës quhen “Brigadat verdhblu”, apo në Rumani, tifozët e Dinamos së Bukureshtit, “Peluza Nord”, ata të CSKA-së së Sofjes, “CSKA SS Front”. “Irriducibili”, të “pakalueshmit” e Lacios Historia e grupit të organizuar të Lacios, e njohur në Itali dhe më gjerë si tifozeria laciale nis në fund të viteve 1960, kur grupe të vogla tifozësh mbushën shkallët e stadiumit “Olimpico” të Romës. Ata u përkitnin grupeve të ndryshme: “Tuparamos”, “Eagles”, “Ultras”, “Vigilantes”, “NAB”, “CAST” dhe “Marines”. Grupet nuk ishin të bashkuar deri në vitin 1971, derisa u krijua grupi i parë i madh, “Commandos Monteverde Lazio”, i njohur shkurt si “C.M.L. ’74”. Në vitin 1796 u themelua “Gruppi Associati Bianco Azzurri”, të cilët e quajtën veten “Eagles Supporters” (Mbështetësit e shqiponjave). Në vitin 1978, u krijua grupi i quajtur “Viking Lazio”. Tifozeria laciale ishte një nga më të admiruarat për pjesën tjetër të Italisë, për shkak të pasionit dhe origjinalitetit të tyre. Gjatë kësaj kohe, fansat e Lacios krijuan binjakëzimet me fansat e Barit, Torinos dhe Triestinës. Në vitin 1987, një baner 10 metra i gjatë lajmëroi mbërritjen në skenë të një grupi të ri ultra: “Irriducibili, grupit më të fuqishëm të Lacios. Një grup që udhëtonte i bashkuar jashtë: 20 mijë veta ishin në Patris, 15 mijë shkuan në Birmingam.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 11:08:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015