- Pyetjet që po vazhdojmë t’i drejtojmë kryeministrit - TopicsExpress



          

- Pyetjet që po vazhdojmë t’i drejtojmë kryeministrit Shqiptar Sali Berisha, janë pyetje që presin përgjigje nga qytetarët dhe nga drejtësia. Mirëpo kryeministri “Lej Fen”, i kësaj qeverie të shkrehur nuk përgjigjet nga zyra, por hedh “romuze” për to nga kufiri me Greqinë dhe nga fundi i malit të Taraboshit. Por asnjëherë nuk jep asnjë përgjigje edhe pse duhet të jap këto përgjigje, të cilat nuk lidhen me recetat medicinale që ai përdor, por me problemet e shqiptarëve, me korrupsionin e tij dhe të qeverisjes së tij, me mashtrimin që po i bënë këtij populli për zgjidhje social-ekonomike.Edhe sikur këto pyetje, t’i ishin drejtuar Zani Caushit, ai do të përgjigjej, ndërsa “Zani Caushi” Sali Berisha, me detyrë kryeministër i vendit, nuk përgjgijet. Këto pyetje, kanë lidhje me faktin, që dëshmitë dhe deklaratat e atyre që janë përzierë në këto punë, përmendin edhe emrin e kryeministrit e të pjestarëve të familjes së tij, të të afërmve të tij. Këto pyetje shpeshtohen dhe intensifikohen deri në këmbëngulje edhe për faktin, që kryeministri në të dy pushtetet e tij, si gjatë mbretërisë së piramidave edhe gjatë eksperimentit tragjik të Gërdecit, ka dal dhe po del në parlament e në media dhe deklaron, se “nuk di asgjë, se nuk ka asnjë lidhje me asgjë”. Po të jetë kështu, dakort. Por fakti që zallamhi të tilla, ndodhin sa herë është ai në pushtet, flasin ndryshe. Nuk janë “gojët e liga” që shpifin, nu janë mediat “letër higjenike”, nuk janë mediat që prej “nuk janë të shenjta” e për rrejdhojë gjobiten dhe kërcënohen nga pushteti i tij. Kryeministrin Berisha e pyesim, sepse në dëshmitë e tij, sidomos për Gërdecin dhe trafikun e armëve që bënin mafiozët e lidhur me pushtetin, ai nuk u tregua i sinqertë, kur deklaroi publikisht në tempullin e ligjëvenies, se “nuk e kishte dëgjuar asnjëherë, as emrin e fshatit Gërdec” ku ndodhi tragjedia e rëndë. Kryeministrit i duhen përsëritur këto pyetje, mbasi ai duhet të jap përgjigje të sinqerta, të hapura, fundja edhe të detyrueshme, mbasi ai ka përgjegjësi dhe është personi kushtetues (sidoms tani pas fuqizimit të pushtetit), që në kohë paqeje kontrollon dhe drejton forcat e armatosura. Për kryeministrin e këtij vendi, i cili vazhdon të jetë në detyrë edhe pse nuk duhet të jetë as në Shqipëri, ka shumë pyetje të tjera, jo vetëm në lidhje me Gërdecin. Ne i kemi drejtuar Berishës 150 pyetje dhe ndalëm, jo se nuk kishim përse ta pyesnim, por duke pritur përgjigjet. Por ai heshti. Sot po i shtojmë edhe 25 pyetje të tjera. Kemi bindjen, se ai përsëri nuk të përgjigjet. Kjo në fakt është një praktikë e tij, në raport me shoqërinë dhe drejtësinë shqiptare, mbasi siç dihet, Berisha edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, ende nuk po dëshmon për vrasësit e tij, të cilët ka deklaruar, se “i di cilët janë”. Për më tepër edhe drejtësia nuk e ka marrë këtë politikan “për veshi” dhe ta vendos të paktën në pozitën e dëshmitarit, pse jo edhe si person përgjegjës qeverisës për tragjeditë e ndodhura në këtë vend, ku janë shkatërruar institucione, janë djegur pasuri kombëtare, janë shkatërruar biznese dhe janë vrarë mijëra njerëz. Koha po vërteton përditë e më plotësisht, se kryeministri Shqiptar Sali Berisha, nuk i ka patur dhe nuk i ka “duart të pastra”, madje së fundi, po vërtetohet se nuk të pastër as ndërgjegjen prej shtetari e shqiptari. A ka qënë djali juaj Shkëlzen Berisha në Gërdec dhe përse? Cili ka qënë motivi i takimit të fshehtë dhe të porositur i djalit tuaj, me tregtarin e armëve dhe municioneve, Kosta Trebicka? A ka patur djali juaj lidhje me Ylli Pinarin? A e keni në zyrë, korrespondencën e Shtabit të Përgjithshëm dhe informacionet e SHISH, në lidhje me trafikun, me aferat dhe rrezikun e Gërdecit? A keni biseduar me Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këto inforamcione dhe a e keni urdhëruar, të mos futet në këtë problem? Ku dhe kur është takuar djali juaj, me Diverolin? A kishte pjesë fitimi familja juaj, nga aktiviteti i Gërdecit? Sa herë ka shkuar djali juaj në Ministrinë e Mbrojtjes, me cilët është takuar dhe cilëve u është imponuar dhe përse? Sa herë është takuar djali juaj me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku dhe për çfarë kanë biseduar? A e dinit, apo vërtetë nuk e dinit, që ekzistonte punishtja e Gërdecit? Përse qeshte Delijorgji, kur ishte në pranga dhe kujt ia dërgonte atë buzëqeshje nga ekrani i mediave? Po Ylli Pinari, me cilin komunikonte në pranga, duke bërë shenja drejt kamerave televizive? Sa herë keni biseduar me Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për Gërdecin dhe për çfarë e ka kërkuar ai ndërhyrjen tuaj, në lidhje me trafikun e armëve? Cili është raporti që ju ka sjellë kreu i bashkisë Vorë, në lidhje Gërdecin dhe si keni reaguar? Kur dhe ku e keni bërë takimin e fundit me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për Gërdecin? Kur do të shkoni të dëshmoni në organet e drejtësisë, për ngjarjen e Gërdecit dhe si ju kanë këshilluar “juristët” tuaj? Sa herë keni bërë konflikt me djalin tuaj, në lidhje me shoqërimin publik me Delijorgjin, Pinarin, Trebickën? Cili e autorizoi djalin tuaj, të takohej me Kosta Trebickën për punët “sekret shtetëror”? A jeni atakuar me Topin për deklaratën e Gazmend Oketës, duke e ngarkuar me përgjegjësi për Gërdecin? A do të dorëzoni në prokurori, dosjen me letrat informuese të skandalit dhe tenderave të Gërdecit? A është djali juaj në Shqipëri? Nëse po, a mund të dilni publikisht me të? Nëse jo, ku e keni nisur dhe përse? A i keni dhënë urdhër Ministrit të Mbrojtjes Gazmend Oketa, për të ngurosur materialet e tenderave të trafikut të armëve? A keni dijeni për zhvillimin e këtyre tenderave dhe a duheshin bërë ato, pa dijeninë tuaj si kryeministër? A keni kontaktuar me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe a ka pranuar ai propozimet tuaja? A ju ka telefonuar Delijorgji, tre orë pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë ju ka kërkuar? A ndodhej djali juaj në Gërdec 10 minuta përpara shpërthimit, me cilët ka qënë dhe a është e vërtetë, që ua ka dhënë ai lajmin e shpërthimit? A janë takuar me ju mbrëmjen e 15 marsit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe për cfarë e keni porositur në lidhje me Ylli Pinarin? A i keni telefonuar Pandeli Majkos dhe cila ka qënë biseda juaj 30 minutëshe me të, në lidhje me Gërdecin? A e keni paraljamëruar “të jetë i kujdesshëm në lidhje me deklaratat” për firmën Delijorgji-Pinari-Trebicka? A ju kanë telefonuar mbasditen e 15 marsit tre perosna nga Greqia, cilët kanë qënë ata dhe cilat kanë qënë “porositë” që ju kanë dhënë? A ka lidhje me biznesin e Gërdecit, heshtja juaj ndaj incidenteve Greke të Himarës dhe cilat kanë qënë “tolerimet” tuaja? A është financuar fushata e deputetit Astrit Patozi nga Delijorgji, Trebicka e Pinari? Po fushata e kryetarit të Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili? Sa herë keni biseduar me ish-ministrat e Mbrojtjes Mediu e Majko, në lidhje me biznesin, problemet dhe rreziqet e Gërdecit? A keni dijeni, që firma “Meico” është krijuar që në 5 tetor 1991 dhe a jeni edhe ju, që keni firmosur vazhdimin e aktivitetit të saj pas vitit 1992, duke e mbështetur edhe me 625 mijë USD kredi nga Banka Kombëtare Tregëtare? A keni dijeni, që trafiku i armëve dhe municioneve siguronte të ardhura për të blerë sektorin e naftës? A keni dijeni, që të ardhurat nga trafiqet e Gërdecit, do të investoheshin në blerjen e Divizionit të Shpërndarjes së Energjisë (KESH)? A ka lidhje ndonjë ish-ministri juaj i Brendshëm, i Jashtëm, apo i Transporteve, me blerjen e Shërbimit të Kontrollit Teknik të Mjeteve të Transportit? Përse doli bashkëshortja juaj me intervistë eksluzive në shtyp (Panorama), për të konfirmuar deklaratat tuaja, në lidhje me Gërdecin dhe (mos)përfshirjen e familjes tuaj në këtë biznes? Cilët analistë dhe pronarë mediash, kanë qënë mesnatën e 15 marsit 2008, në zyrën tuaj, çfarë porosie dhe “ndihme” u keni dhënë? A keni pranuar financime nga llogaritë e Delijorgjit, Pinarit e Trebickës, për të financuar gazetat tuaja, për efekt propagande për Gërdecin? Në cilin shtet ndodhet aktualisht djali juaj Shkëlzen Berisha, pas ngjarjes së Gërdecit dhe kush e “administron” strehimin e tij? A ka patur financime pagash dhe mitingjesh të PD, nga të ardhurat e Gërdecit, cila është sasia e tyre dhe kush i ka menaxhuar? A ka qënë Delijorgji në delegacionin zyrtar të vizitës që ju keni bërë në Greqi dhe kush jua ka kërkuar këtë prezencë të tij? A ka qënë djali juaj në Amerikë tek Deviroli, kush e ka prezantuar me të dhe cilat kanë lidhjet e tij pas këtij takimi? A ka patur lidhje firma “Meico” me ndonjë biznes ndërtimi në Kosovë, kush e ka drejtuar këtë biznes dhe çfarë lidhje ka me familjen tuaj? A ka patur lidhje Ylli Pinari e Kosta Trebicka, me firmën e karburantit “Shqiponja” të PD dhe cili ka qënë roli i tyre në tregun e Serbisë? A kanë lidhje pasuritë e vajzës tuaj me biznesin e fabrikës së Gërdecit, sa herë keni kundërshtuar dhe cila ka qënë pozita që e keni pranuar? Përse e ke çuar Maxhun Pekën ambasador në Kinë dhe bizneset e kujt klani ish-komunist të PPSH, kontrollon dhe menaxhon ai? A ka financuar Delijorgji me urdhërin tuaj, vënien në skenë të disa çfaqjeve teatrale të babait të Prokurores së Përgjithëshme? A ju kanë ardhur letrat e Geri Kokalarit, a keni biseduar për to me prokuroren e Përgjithshme të Republikës dhe përse nuk u përgjigjeni këtyre letrave? Cili ka qënë personi që ju ka informuar i pari, që djali juaj kishte lidhje me trafikun e armëve? Çfarë i keni thënë ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, kur djali juaj i ka kërkuar Shefit të Shatbit të Përgjithshëm, që të firmoste lëvizjen e municioneve drejt Gërdecit? Cili ka qënë qëndrimi juaj, pas informacionit që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka thënë se “për punët e Gërdecit na pengon Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”? Çfarë qëndrimi keni mbajtur, kur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ju ka informuar, që djali juaj futej në ministrinë e Mbrojtjes dhe urdhëronte ushtarakët e lartë? Cila është biseda që keni zhvilluar në shtëpinë tuaj, në dtaën 4 shkurt, me Fatmir Mediun, për çështjen e Gërdecit? A ju ka kërkuar Fatmir Mediu, largimin nga Gërdeci, të baxhanakut tuaj, për shkak të dekonspirimit të emrit? Çfarë keni biseduar me Kosta Trebickën, në lidhje me takimin e djalit tuaj në makinën e tij? Cili ka qënë personi i autorizuar prej jush, që ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për hedhjen e firmës për miratimin e Gërdecit, si fabrikë demontimi? A ka lidhje me tenderin e Gërdecit, shkarkimi i drejtorit Ekonomik të Ministrisë së Mbrojtjes, Maliq Xhebro dhe cili është roli juaj në këtë shkarkim? A ka lidhje zyra juridike e vajzës tuaj, me përgatitjen e dokumentacionit të firmës që ushtronte aktivitet në Gërdec? A ka kontribuar Delijorgji, në shlyerjen financiare të apartamentit tuaj, për të cilin thatë, se ua ka falur vajza? Cila është marrëveshja që keni bërë 12 ditë më parë, me Prokuroren e Përgjithshme për dosjen e Gërdecit? A keni dhënë porosi, që Delijorgji dhe Pinari të hetohen jo për trafik armësh dhe për krim njerëzor, por vetëm për shkelje në administrimin e municioneve? A ka qënë trafiku i Gërdecit, pjesë e konfliktit tuaj me ish-presidentin Alfred Moisiu dhe përse? A i keni kërkuar ish-ministrit të Brendshëm, Sokol Olldashi, të ndalojë hetimin e drejtorisë së krimit ekonomik, për trafikun e Gërdecit? A kanë sponsorizuar Delijorgji, Trebicka dhe Pinari aktivitetet bamirëse të bashkëshortes tuaj, zonjës Liri Berisha? Kush ia ka paguar makinën djalit tuaj, me të cilën shkonte çdo javë në Gërdec? A ju ka marrë mendim Delijorgji, për të caktuar baxhanakun tuaj, si mbikëqyrës të biznesit në Gërdec? Sa është sponsorizimi, që firma e Gërdecit ka dhënë për hapjen e televizionit “Mediasat” të kunatit tuaj Agim Rama? A keni dhënë urdhër, që Delijorgji të arrestohet pasi të ketë boshatisur llogaritë bankare? A ka djali juaj llogari bankare të përbashkët me Devirolin, me Delijorgjin, Pinarin dhe Trebickën? A keni ndërhyrë tek Delijorgji, për të sponsorizuar gazetën “55” dhe sa është vlera financiare? A ka lidhje me Gërdecin, konflikti juaj me Mero Bazen, pas një paralajmërimi që ky, i ka bërë kësaj firme, për publikim afere korruptive? Kur ka qënë takimi i fundit mes jush, Fatmir Mediut, Ylli Pinarit, Kosta Trebickës dhe djalit tuaj? A keni marrë në prill të vitit vitit 1991, ndonjë donacion financiar nga llogaritë e PPSH, për të nisur botimin e gazetës “RD”? Po për aktivitetin e PDSH dhe me cilin negocionit deri në vitin 1992, për këto donacione? Çfarë ju ka kërkuar ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pas ngjarjes së Gërdecit dhe çfarë i keni garantuar? Po me Sabri Godon, keni biseduar për këtë kërkesë? Përse ju ka kundërshtuar Eduard Selami, në takimin që bëri me ju, gjatë vizitës së tij në Shqipëri dhe cili është teksti i mesazhit që i keni dërguar me Mero Bazen? Për cilët nga pjestarët e klanit tuaj dhe këshilltarët, keni ndërhyrë tek Shaban Memia, për të futur në “Hartën Diçitale” të legalizimeve, vilat e bëra në Tiranë, Shkodër, Durrës, pas bërjes së kësaj harte? Me cilat kompani bashkëpunon studioja ligjore e vajzës tuaj, në menazhim të tenderave, proceseve gjyqësore dhe projekteve për paraqitje ligjesh biznesi në parlament? A ka bashkëshortja juaj aktivitet privat në sektorin e mjekësisë? A ka aksione në tregun e medikamenteve të importit? Përse e ndaloi gazeta “Tema”, sulmin ndaj mbesës tuaj, drejtores së ISKSH Elvana Hana? A është botuesi i gazetës “55” Fahri Balliu, “menaxher” i takimeve me kundërshtarët tuaj politikë? A keni bërë pakt me Ramiz Alinë, që ai të pranonte humbjen si deputet në Tiranë dhe çfarë ju kërkoi si shkëmbim? A i keni dërguar mesazh ngushëllimi familjes së Adil Çarçanit ditën e vdekjes dhe me cilin ju është kthyer përgjigja falënderuese? A keni urdhëruar Drejtorinë e Tatimeve, që të jepte licensa bisnesi pa detyrime fiskale, për fëmijët e bllokmenëve? A keni firmë ndërtimi si familje dhe kush ua menxhon këtë aktivitet biznesi? Ku i ka llogaritë ky bisnes dhe a paguan detyrime fiskale sipas ligjit? A ka familja juaj, një biznes produktesh agro-ushqimore në Suedi? Po me largimin e Agim Rrapajt nga projekti japonez a keni lidhje interesash? Çfarë dokumenti kompremtues disponon për ju, ministri i Transportit Sokol Olladashi dhe si e keni gjetur “gjuhën” e heshtjes? A keni ndërhyrë për Tenderin e Kartave të Identitetit, në favor të firmës “Sagem” dhe cili ka qënë personi që ju ka bindur të ndërhyni? Kur jeni takuar për herë të fundit me Kosta Trebickën dhe çfarë keni biseduar me të? A ka ndërhyrë djali juaj për këtë takim dhe në çfarë kushtesh keni vendosur të takoheni? A dispononi një kopje të dokumenteve të gjetura në kasafortën e Delijorgjit në Gërdec dhe kush ua ka dhënë ato? A keni bërë pakt me ndonjë institucion të lartë shtetëror në Turqi, për mos ekstradimin e Aldo Bares dhe Izet Haxhisë dhe a ka lidhje ky pakt, me mos prishjen e kontratës së shitjes të “Alb-Telekom”? Përse nuk prononcoheni për çështjen e akuzës së Arben Sevgjinit, ish-shefit të SHIK të Tiranës, i cili akuzohet për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha? Cili është informacioni juaj, në lidhje me deklaratën për vrasjen e biznesmenit të hekurit, Florian Vila? Çfarë lidhje keni me një kolegun tuaj, ish-ministër i Shëndetësisë, Ali Alushani dhe çfarë ju ka thënë ai, në takimin e fundit ndarës? A ju ka dërguar një informacion me 130 faqe Zani Caushi dhe ku e keni çuar atë informacion? Kush ju ka telefonuar pasi e keni dorëzuar? A ju ka kërkuar presidenti Bamir Topi, largimin e tre ministrave nga qeveria, për implikim në afera të rënda korruptive dhe cilët janë? A është pjesë e marrëveshjes me Edvin Ramën, shpallja e aministisë fiskale për të pastruar “letrat” e parave të pista të monopoleve të klaneve tuaja të përbashkëta? A ju ka dërguar një letër gazetari i “Koha Jonë” Zamir Dule nga Korça, i masakruar dhe i paralizuar nga dhuna e SHIK në datën 3 mars 1997 dhe cila është përgjigja juaj? Sa ish-oficerë dhe policë të SHIK, të viteve 1992-1997 janë punësuar në administratën e lartë shtetërore dhe çfarë misionesh kryejnë? A keni marrë një protestë nga familjet e Lek Qokut, Besnik Hidrit dhe Gjergj Mehmetit, për emërimin e Arben Imamit, “gjeneralit të zi grek”, si Drejtor Kabineti? Përse heshti Jozefina Topalli, pas protestës që bëri në Shkodër, në lidhje me këtë emërim? Cili ka negociuar mes jush dhe Fatos Nanos, për të vendosur paqen dhe ku e keni bërë takimin negociues përpara se të dilnit në ekranet e TV? A e ka pseudonimin “Masoviku”, “Tigri”, “Çorapja”, apo “Korani i Myzeqesë”? Cilat janë udhëzimet që ju jep shefi juaj, ish-presidenti Ramiz Alia, për të bllokuar procesin e kthimit të pronave dhe mos dhënien e dmëshpërblimit për të përndjekurit politikë? Cila ishte prapaskena e vërtetë e futjes së ish-ministrit të pushtetit të PS, Lufter Xhuvelit, në kabinetin qeveritar të PD dhe kush ua diktoi këtë? Në cilin shtet, jeni takuar me Ramiz Alinë dhe djemtë e Enver Hoxhës pas daljes nga burgu. A ju keni kërkuar ndjesë dhe përse keni rënë dakort? A keni bërë marrëveshje me qarqet zyrtare e private greke, për të futur në qeveri PBDNJ dhe cilat janë pikat e paktit mes palëve? Cili ishte motivi i vërtetë i dorëheqjes së ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe a ka lidhje kjo, me ndonjë skemë që lidhet me emërimin e Lulëzim Bashës në këtë post? Përse gazeta “RD”, nuk pranon asnjë shkrim për klanin Kapo, për Ramiz Alinë dhe familjen Hoxha? A e keni materialin që ju ka dorëzuar privatisht, ish-kreu i verifikimit të figurave të spiunëve Nafiz Bezhani dhe cilët njerëz me pseudonime, keni në kabinetin qeveritar? Po në Kuvend? Po në Kryesinë e PD? Po në Këshillin Kombëtar? Cilat janë firmat private, të cilat janë udhëzuar prej jush, që të financojnë gazetën “55” dhe “Tema”? Në sa borde të ndërmarrjeve Sh.a, apo fondacione, marrin paga të dyta e të treta ministrat, deputetët dhe këshilltarët tuaj dhe me cilin ligj? A keni “dorë” në prishjen e takimit të ish-presidentit Alfred Moisiu me presidentin Grek, planifikuar në Sarandë? Cila është marrëveshja e fshehtë, bërë privatisht mes jush dhe kreut të PS, Edvin Rama dhe a përfshihet në këtë marrëveshje, heshtja për korrupsionin e tij? Po afron 10 vjetori i vrasjes së ish-bashkëpunëtorit tuaj më të afërt Azem Hajdari dhe ju ende, nuk po denonconi emrat e vrasësve të vërtetë, ashtu siç keni deklaruar. Kur do ta veproni? A është akoma në fuqi, një kontratë me shtetin Grek, për eksport energjie, lidhur që në vitin 1985, në vend të lekëve të të cilës dërgohen mastic dhe pajisje të ndryshme? Përse nuk prishet kjo kontratë dhe sa do të zgjasë? A ka qënë Anastas Janullatos në Greqi, gjatë vizitës tuaj atje dhe a keni bërë ndonjë takim të veçantë me të? Përse gazeta “RD” nuk e trajton diversionin grek anti-shqiptar në Himarë dhe përse qeveria, nuk pronocohet kundër këtij diversioni? Keni deklaruar, se do të hapni dosjet e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, qofshin këta edhe brenda në qeverinë tuaj? Përse nuk po e bëni? Cfarë keni biseduar në zyrën tuaj në PD, me lobistin grek anti-shqiptar Nikolas Geixh dhe kush e organizoi atë takim? Po në Greqi jeni takuar me të? Po në SHBA, apo në ndonjë vend tjetër? A i keni çuar në prokurori dosjet e korrupsionit të ish-pushtetarëve të majtë dhe cila është përgjigja zyrtare, për hapjen e tyre? Me cilët keni biseduar në rezidencën qeveritare në Durrës, për caktimin e blerësve të kompanisë Alb-Petrol? A ka lidhje me interesim dhe këmbëngulje të qarqeve jashtë Shqipërisë, rikthimi në PD i Genc Rulit dhe emërimi i tij, në postin e minisitrit të Ekonomisë dhe Energjisë? A do të largohen nga Shqipëria, depozitat greke të naftës në Portin e Durrësit dhe përse nuk hyn në fuqi, vendimi i qeverisë për këtë largim? Cilat janë lidhjet tuaja me disa media dhe me botuesit e tyre, të krijuara pas ardhjes në pushtet dhe cilat janë ato? A i keni kërkuar edhe djalit tuaj, të dalë në konferenë shtypi tek emisioni i Blendi Fevziut për të përgënjeshtruar akuzat, ashtu siç nxorrët edhe vajzën, kur u akuzua për pasuritë e dyshimta? A ka tentuar Mero Baze me urdhërin tuaj, të ndëryjnë në gazetën “NYT”, për të mos botuar shkrimin e parë dhe çfarë premtimi keni garantuar? Në emisionin “Opinion” në “TV Klan”, ju sulmuat Andi Bushatin, duke thënë “E njoh që kur ka qënë me pantallona të shkurtëra”. Mos vallë kanë qënë vitet, kur i shërbenit gjyshit të tij Hysni Kapo, duke i mbajtur uturakun? A ju ka telefonuar Andi Bushati pas akzuës në “TV Klan”, çfarë kërcënimi ju ka bërë dhe çfarë letrash të tjera, ju ka dërguar me Blendi Fevziun, në lidhje me Gërdecin, të cilat nuk i publikoi në “Zonë e ndaluar”? A ju ka dërguar “letra” të tjera që nga koha e gazetës “Koha Jonë”? Cili është parlajmërimi që ju kanë dhënë dy ditë më parë Fatmir Mediu dhe Sabri Godo, pas shpalljes së akzuës për imunitetin, që bëri prokuroia e Përgjithhëme për të? A ju ka ardhur një njoftim nga grupi hetimor “Gërdeci”, për të dëshmuar për aferën korruptive, për VKM e bërë brneda ditës në favor të “Meico” dhe për tragjedinë? Me cilët “biznesmenë të PD”, po kontaktoni për të marrë fonde për banorët e Gërdecit dhe çfarë porosie i keni dhënë Bodes, për t’i përjashtuar nga detyrimet fiskale? A kanë pranuar të paguajnë? A ka djali juaj pasaportë diplomatike dhe a është kërkuar nga prokuroria, të bllokohet kjo pasaportë? A keni ndërhyrë, që Kosta Trebickës, të mos i bllokohet pasaporta e shërbimit dhe sa të tilla ka ai? Sa ditë ka, që i është lëshuar një pasaportë tjetër e tillë? Cila është detyra, që i keni lënë ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, në lidhje me “menaxhimin” e çështjes së Gërdecit në Pentagon? A ka patur lidhje bllokimi i punës në firmën turke të çelikut në Elbasan “Kurum”, me blerjen e skrapit prej Delijorgjit me çmime të larta, të diktuara prej tij? A ka lidhje KESH në këtë presion, duke i ndërprerë energjinë elektrike? Po tatimet? Po inspektoriati i lartë i Punës? A ka shkuar një “bashkëpunëtori” juaj i afërt me profesion avokat, në qelinë e Delijorgjit dhe Pinarit dhe me çfarë afati i është leja për takime, nga ministria e drejtësisë dhe drejtoria e Përgjithëshme e Burgjeve? A keni urdhëruar Boden, të përgatisë dosje fiskale të rregullt për biznesin e Delijorgj-Pinarit dhe a funksionoi kjo skemë, për të mashtruar grupin hetimor? Përse nuk pranon të shkojë Astrit Patozi në Gërdec dhe në Vorë, për të “qetësuar” banorët e dëmtuar? A keni dërguar një “qarkore” në ambasadat shqiptare në botë, me objekt “mohimin e përgjegjësisë tuaj në çështjen e Gërdecit” dhe cili është rezultati i kësaj propaganda private? A keni bërë tre ditë më parë, një takim me pesë drejtues mediash e gazetëash në rezidencën qeveritare në Durrës dhe për çfarë keni folur? A ka lidhje ky takim me ndonjë sponsorizim “top sekret”? A i keni dhënë porosi policisë së Shtetit, që të ushtrojë presion dhe dhunë mbi protestuesit e Gërdecit dhe sa forca janë shtuar, në dispozicion të mbikqëyrjes së zyrave të bashkisë Vorë? A kanë lidhje 51 trëndafilët e kuq, që i dhuruat presidentit Bamir Topi për ditëlëndje, me “dosjen e zezë” të Gërdecit dhe me acarimin e Topit, pas akuzës tuja ndaj tij? A është e vërtetë, që pas tragjedisë, Diveroli dhe Trabicka kanë kërkuar takim me djalin tuaj, në një shtet europian dhe ku? A vazhdojnë pagesat e prapambetura të tarfikut të armëve, fishekëve dhe skrapit dhe kush vazhdon t’i vjel ato? Me cilën bankë bëhen transfertat dhe në cilin shtet? A keni ndërhyrë, për të mos sekuestruar pallatet e Delijorgjit në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe cili është roli i ministrit të Financave Ritvan Bode në këtë “operacion”? Cili ju rekomandoi, të merrni kredi bankare në bankat greke në Tiranë, për të vazhduar punimet në rrugën e Kalimashit? Kush është “komisioneri” dhe në cilën ministri punon? Ka kaluar afati. A do t’i bëni zgjedhejt në strukurat e PD, sipas vendimit të këshillit Kombëtar dhe kur? Sipas Statutit të PD, a duhet të bëhen zgjedhje edhe për ju si kryetar partie? Cili ministër, nuk ka pranuar të zbatojë urdhërin tuaj për një tender të rëndësishëm dhe përse? A ka lidhje me ndonjë firmë greke, porosia juaj? A do ta bëni Fatmir Mediun zv/kryeministër? Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni? Cila është përgjigja juaj zyrtare, këkruar nga SHBA dhe USAID për sondazhin e rritjes së nivelit të korrupsionit? Cilët ministra të qeverisë, rezultojnë të korruptuarit “VIP” dhe a ju ka ardhur një raport nga CIA për aktivitetin e tyre? A ju ka kërcënuar ndonjë ministër i koalicionit, se nëse e largoni nga kabineti, do t’ju hap letrat e “zeza” të korrupsionit tuaj dhe të familjes tuaj? A është e vërtetë, akuza që ju bëri Gramoz Ruçi, për lidhje aktivieti juridik, të vajzës tuaj me firmën “Gërdeci” të Delijorgjit, Pinarit e Trebickës? A është bllokuar firma “Përparimi” e Delijorgjit në Shkozet të Durrësit dhe cili është kontributi juaj familjar, për të vazhduar aktiviteti i saj? A keni financuar ju, shkatërrimin e PDK dhe puçin kundër Nard Ndokës? A ju ka paralajmëruar Nard Ndoka për kundërpërgjigje dhe me çfarë faktesh? A keni bërë 2 muaj më parë, një marrveshje me kryebashkiakun Edvin Rama, për të nxjerr nga skema e ndihmës ekonomike 35% të familjeve që trajtohen nga pushteti lokal dhe ku kanë shkuar këto fonde buxheti? A po përdorni 500 mijë euro nga fondi i taksave publike, për fushatën tuaj të fundit politike private në rrethe? A mund të na deklaroni, se në cilin shtet është ngujuar djali juaj dhe cilët janë sponsorët e tij? A është ndonjë biznes vendas apo i huaj që nuk paguan detyrime fiskale? Ku i siguron fondet financiare bashkëshortja juaj që jep ndihma humanitare dhe cilat janë vlerat reale, që ajo përdor dhe që pasqyron si shpenzime? Kush i përballon shpenzimet e 9 buodigardëve jo zyrtarë, që ju shoqërojnë juve dhe familjen tuaj kur lëvizni? A ju kanë dërguar një “letër dore tepër shqetësuese” dy gjeneralët e ushtrisë që u shkarkuan tre ditë më parë dhe me çfarë mesazhi mbyllej kjo letër? Dy ditë pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, ju keni bërë një takim me ish-ministrin dhe me Sabri Godon? A keni dalë garant, për mos heqjen e këtij mandati dhe përse? A keni bërë një takim të fshehtë me 35 binsnesmenë “VIP”, për të “derdhur” financime për Gërdecin? Çfarë shume dhanë ata dhe ku kanë përfunduar? A keni bërë një takim në Greqi, me tre firmat që u keni dhënë tenderat e rrugëve Lushnjë-Fier, Fier-Tepelenë dhe Levan-Fier? A jeni takuar me Bollanon gjatë vizitës në Tiranë dhe cila ka qënë “tematika” e këtij takimi? Kush ua rekomandoi dhe ua detyroi? A ka këmbëngulur qeveria Greke të mos jepni dorëheqjen që keni menduar? Çfarë garancie ju kanë dhënë? Cili ka qënë pazari mes jush dhe Jozefina Topallit, për të lënë në harresë trajtimin në parlament të 5 dosjeve korruptive për pesë ministrat tuaj, në krye të cilëve qëndron dosja “Basha”? A keni përdorur fonde të buxhetit të Shtetit, për të blerë votat e deputetëve “rebelë” për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë? A jeni takuar me së abshku e Edvin Ramën? Ku: në bashki natën, apo mbasdite në vilën rezidenciale qeveritare në Durrës? A e organizuat ju, vizitën e kryesocialistit Edvin Rama në Tropojë dhe me se i shpërblyet ata që dekalruan mos futjen e tij në Tropojë? A keni nxjerrë një urdhër, për të bllokuar gjykimin në APP, të tenderave abuzivë e korruptivë të pastrimit të Tiranës, të firmosur në 14 janar 2008, prej Edvin Ramës? A keni dorë, në anulimin e katër kërkesave nga Gjermania, Italia, Anglia për blerjen e KESH dhe a është në lojën tuaj, një firmë greke që ka lidhje me kryeministrin Grek? A erdhi financimi Japonez për fermerët shqiptarë? Nëse po, ku është përdorur? A ka lidhje ky fond, me ndonjë financim tregëtie, transporti apo ndërtimi në Kosovë? Sa është fondi për banesat sociale? Eshtë çelur apo jo dhe kush do ta menaxhojë? A ka lidhje kuanti juaj ndërtues? Po ndonjë gazetë, apo TV? Edhe sa kohë do të vazhdoni të mashtroni shqiptarët për punësim, rrijte pensionesh, kartat e identitetit, lëvizjen e lirë?
Posted on: Mon, 29 Jul 2013 16:44:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015