- U mbajt Kuvendi Zgjedhor i KF.Llapit Priten ditë të mira për - TopicsExpress



          

- U mbajt Kuvendi Zgjedhor i KF.Llapit Priten ditë të mira për skuadrën e Llapit, pas mbajtjes së djeshme (e mërkurë) të Kuvendit Zgjedhor. Në Kuvend u formua Bordi prej gjashtë anëtarësh me kryetar Agim Veliun. Edhe pse ishin ftuar shumë delegatë në ulëset e Komunës së Podujevës ishin të pranishëm vetëm 30 të tillë, të cilët kishin për qëllim zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të klubit të Llapit. Punimet e Kuvendit i udhëhoqi nënkryetari i komunës, Agim Kika, i cili fillimisht propozoi kryesinë, të cilën kuvendarët e miratuan. Për kryetar të Bordit, Kuvendi në mënyrë unanime e zgjodhi Agim Veliun, ndërsa anëtarë të Bordit u zgjodhën Vezir Jonuzi dhe Limon Zeqiri të propozuar nga Kuvendi Komunal i Podujevës, kurse pjesë ë bordit u zgjodhën edhe Muhamet Hasani, Lutfi Muqolli, Tahir Batatina nga komuniteti i biznesit. Më pas u zgjodh edhe Bordi këshillues në përbërje: Rifat Hajdari, Nexhat Rexhepi, Bajram Zeqiri, Ram Blakqori dhe Ragip Stublla. Në vazhdim u zgjodh edhe këshilli mbikëqyrës i Bordit: Shaban Dushkolli, Samet Ahmeti dhe Agim Llugaliu. - Gjendja e Llapit e mjerueshme Kuvendarët, gjithashtu diskutuan për gjendjen në të cilën ndodhet Llapi. Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Agim Kika, kërkoi nga të përzgjedhurit angazhim maksimal për ta nxjerr ekipin nga kriza. “Klubi është në prag të kolapsit, prandaj duhet sa më parë të mobilizohemi që të vijnë ditët më të mira. Pasi Llapi ç’do herë ka qenë kopsht për disiplinat e ndryshme sportive e posaçërisht futbollin, prandaj na duhet të angazhohemi që edhe në të ardhmen të vazhdoj kjo traditë”, tha Kika. Ndërsa më i zëshmi në diskutimin e tij ishte ish-portieri i shumë skuadrave kosovare, Esat Mehmeti, i cili kërkoi mobilizim të përgjithshëm për të nxjerr ekipin nga kriza. “Ka mungesë të sukseseve, rezultatet ç’do herë janë më të dobëta se vitet paraprake, mendoj që klubi nuk e meriton një gjë të tillë. Propozoj që t’i lëmë fjalët dhe të kalojmë në veprim”, theksoi ai. Më vonë kuvendi sugjeroi bordin që sa më parë të zgjedh kryesinë e re te ekipit. (Marre nga Gazeta Sport Plus)
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 11:34:45 +0000

Trending Topics



a>

Recently Viewed Topics




© 2015