- (letër publike dhe urgjente) O ti që e nuk falë NAMAZIN dhe - TopicsExpress



          

- (letër publike dhe urgjente) O ti që e nuk falë NAMAZIN dhe ti që e falë! Ruani veten prej tre luginave të njohura në xhehenem, ato janë: 1. Lugina el-GAJJ. 2. Lugina el-VEJL. 3. Lugina SEKAR. Detajet e luginave: 1. Lugina el-GAJJ. Ata të cilët e lënë namazin pas dore e pas kohe, duke mos e bërë hesap do të jenë në el-GAJJ. Allahu i Lartësuar thotë: فَخَلَفَ مِنْ بَعْدِهِمْ خَلْفٌ أَضَاعُوا الصَّلاةَ وَاتَّبَعُوا الشَّهَوَاتِ فَسَوْفَ يَلْقَوْنَ غَيّاً “Pas atyre (të mirëve) erdhën brezni, që e braktisën namazin dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh në Gajja.” (Merjem, 59) Kjo luginë xhehenemi ka ashpërsi të madhe të temperaturës në xhehenem. Vallë si do ta përballoje njerëzimi? 2. Lugina el-VEJL. Për ata që e vonojnë namazin pa arsye. Kjo luginë është e mbushur me akrepa dhe gjarpërinj. Allahu i Lartësuar thotë: فَوَيْلٌ لِلْمُصَلِّينَ . الَّذِينَ هُمْ عَنْ صَلاتِهِمْ سَاهُونَ. “Mjerë për ata (vejl), të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet,” (Maun, 4-5) 3. Lugina SEKAR. Luginë e rezervuar për atë që e lenë namazin. مَا سَلَكَكُمْ فِي سَقَرَ. قَالُوا لَمْ نَكُ مِنَ الْمُصَلِّينَ “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz.” (Mudethir, 42) وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ . لا تُبْقِي وَلا تَذَر “E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (zjarri përvëlues)? Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë,.” (Mudethir, 27-28) Në këtë luginë, kur hyn lënësi i namazit, kockat e tij shkrihet dhe treten nga temperatura e madhe. Mos harro, lënësi i namazit ringjallet me Faraonin, Hamanin. Mos harro, lënësi i namazit nuk e gëzon shefaatin (ndërmjetësimin) e Muhamedit salAllahu alehi ve selam në botën tjetër. Shqipëroi: Ulvi FEJZULLAHU
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 05:01:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015