[7:138] Sherif Ahmeti Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata - TopicsExpress



          

[7:138] Sherif Ahmeti Beni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: “O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini”.[7:139] Sherif Ahmeti Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e asgjësuar (s’ka dobi).[7:140] Sherif Ahmeti Musai tha: “Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?”[7:141] Sherif Ahmeti Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të faraonit, që u shtroi më të keqen mundim, ua mbyti djemt tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj”.[7:142] Sherif Ahmeti Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: “Më zëvendëso mua te populli im dhe rregulloo, e mos shko rrugës së të këqinjve”.[7:143] Sherif Ahmeti E kur Musai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të me shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”[7:144] Sherif Ahmeti Ai (All-llahu) tha: “O Musa, Unë të gradova ty bi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu mirënjohës.[7:145] Sherif Ahmeti Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t’ua tregoj vendbanimin mëkatarëve.[7:146] Sherif Ahmeti Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.[7:147] Sherif Ahmeti Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.[7:148] Sherif Ahmeti Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shhpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtë ndaj vetes së tyre.[7:149] Sherif Ahmeti E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: “Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të dëshpruarit.
Posted on: Mon, 19 Aug 2013 21:30:46 +0000

Trending Topics




© 2015