[9:38] Sherif Ahmeti O ju që besuat, ç’është me ju, që kur - TopicsExpress



          

[9:38] Sherif Ahmeti O ju që besuat, ç’është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në rrugën e All-llahut!”, ju rëndoheni përtokë? A jeni më të kënaqur me jetën e dunjasë, se sa me ahiretin? Kënaqësia e jetës së dunjasë, në krahasim me ahiretin është e vogël![9:39] Sherif Ahmeti Nëse nuk dilni, Ai do t’ju dënojë me një dënim të dhembshëm, do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atë nuk e dëmtoni aspak. All-llahu ka mundësi për çdo gjë.9:40] Sherif Ahmeti Nëse nuk e ndihmoni atë (Muhammedin s. a. w. s.), atë pra e ka ndihmuar All-llahu, kur e përzunë ata që nuk besuan të dytin prej dyve. Kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi s. a. w. s.) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit r. a.): “Mos u brengos, vërtet All-llahu është me ne!” E All-llahu zbriti qetësinë (sekinen) e Vet mbi të, dhe e fuqizoi me fuqi që ju nuk e patë dhe e bëri fjalën e atyre që nuk besuan më të ultën, kurse fjala e All-llahut është më e larta. All-llahu është i Fuqishmi, i Urti.[9:41] Sherif Ahmeti Dilni me lehtësi ose vështirësi, dhe luftoni me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj në rrugën e All-llahut; kjo është për ju më e dobishmja, nëse e dini.[9:42] Sherif Ahmeti Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: “Sikur të kishim mundësi, do të dilnim me ju”. E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë.[9:43] Sherif Ahmeti All-llahu ta fali ty (Muhammed) gabimin pse atyre ju dhe leje (të ngelin pa dalë) para se të bëhej për ty e qartë se cilët ishin të drejtë dhe t’i dije me kohë rrenacakët.[9:44] Sherif Ahmeti Ata që besojnë All-llahun dhe botën tjetër, nuk të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe veten e tyre. All-llahu i di të sinqertit.[9:45] Sherif Ahmeti Vetëm ata që nuk besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta, të kërkojnë leje (për të mos vajtur në luftë), pra ata, sillen vërdallë në dyshimin e tyre.[9:46] Sherif Ahmeti E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për luftë) ndonjë përgatitje, por All-llahu nuk e pëlqeu ngritjen e tyre, ndaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: “Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë).[9:47] Sherif Ahmeti Edhe sikur të dilnin me ju, ata nuk do t’ju shtonin tjetër pos ngatërresës dhe shumë shpejt do të përçanin mesin tuaj, duke kërkuar t’ju turbullojnë. E ndër ju ka të tillë që i dëgjojnë ata. All-llahu i di shumë mirë hipokritët.[9:48] Sherif Ahmeti Ata edhe më parë tentuan përçarjen tuaj, t’i ngatërruan ty çështjet derisa të erdhi e vërteta dhe ngadhënjeu vendimi i All-llahut, përkundër asaj që ata e urrenin.[9:49] Sherif Ahmeti Dhe prej tyre ka të tillë që thonë: “Më lejo mua (të mos shkoj në luftë) e mos më vë në sprovë!” Ja, ata mu në sprovë kanë rënë (më parë). Xhehennemi gjithsesi i përfshin nga të gjitha anët jobesimtarët.[9:50] Sherif Ahmeti Nëse ty të takon ndonjë e mirë (në luftë), ajo u vjen keq atyre, e nëse të godet ndonjë e pakëndshme, ata thonë: “Ne edhe më parë kemi ndërmarrë për çështjen tonë dhe kthehen të gëzuar.[9:51] Sherif Ahmeti Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na ka caktuar All-llahu; Ai është ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 05:01:02 +0000

Trending Topics



all-who-made-our-culinary-Tour-Through-Italy-topic-745720688805462">A huge thank you to all who made our culinary Tour Through Italy

Recently Viewed Topics




© 2015