[9:69] Sherif Ahmeti Ju hipokritë jeni si ata para jush, që - TopicsExpress



          

[9:69] Sherif Ahmeti Ju hipokritë jeni si ata para jush, që ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë, që përjetuan ata që u takoi, sikurse që përjetuat edhe ju pjesën tuaj, madje edhe ju u zhytët (në të këqija) siç u zhytën ata. Të tillët asgjësuan veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër, dhe të tillët janë plotësisht të dëshpruar.[9:70] Sherif Ahmeti A nuk u arrijti atyre lajmi i atyre që ishin më heret si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjemit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. All-llahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë padrejtë vetes.[9:71] Sherif Ahmeti Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.[9:72] Sherif Ahmeti Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi Xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në Xhennetin e Adnit, edhe një disponim nga All-llahu që është mbi të gjitha. Ky, pra është ai shpëtimi i madh.[9:73] Sherif Ahmeti O Pejgamber, lufto jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu rreptë ndaj tyre - vendi i tyre është Xhehennemi që është përfundimi më i keq.[9:74] Sherif Ahmeti Ata betohen në All-llahun se kanë thënë (asgjë të keqe), e në të vërtetë, kanë thënë fjalë që nuk përkojnë me besimin, dhe pasi patën shprehur besimin ata e mohuan, dhe u përpoqën për atë (mbytjen e Pejgamberit) që nuk e arritën. Ata nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahui dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. E në këtë rruzull të tokës nuk ka për ta as mbrojtës, e as ndihmës.[9:75] Sherif Ahmeti E prej tyre (hipokritëve) pati sish që i patën dhënë besën All-llahut që: “Nëse na jep (All-llahu) nga mirësia e Tij, ne do të ndajmë lëmoshë dhe do të bëhemi prej punëmirëve.[9:76] Sherif Ahmeti Kur ju dha (All-llahu) nga të mirat e Veta, ata bënë koprraci me atë (që u dha), ethyen besën dhe u zbrapsen nga respekti ndaj All-llahut.[9:77] Sherif Ahmeti Dhe për shkak se u thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë.[9:78] Sherif Ahmeti A nuk e ditën ata se All-llahu e di fshehtësinë e tyre (në zemra), bisedën e tyre, dhe se Ai (All-llahu) i di të gjiha të fshehtat.[9:79] Sherif Ahmeti Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu u dha shpërblimin e talljeve të tyre - dënimin më të rëndë.[9:80] Sherif Ahmeti Kërko falje për ta ose mos kërko (është njejtë), e edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk do t’ua falë, sepse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë (të shpëtimit) ata që nuk respektojnë.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 05:22:48 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015