“A meritoj...” Vëlla/motër! Për pak duhesh të ndalesh e - TopicsExpress



          

“A meritoj...” Vëlla/motër! Për pak duhesh të ndalesh e të bësh disa pyetje, në përfundim të këtij ibadeti! Kujt këto pyetje!? Vetes, jo dikujt tjetër, mos u habit! Ti më së miri e din veten, dhe hallin tënd me Allahun, Zotin tënd. 1. A meritoj që Allahu ta ma tregoj Xhenetin: “Ky është Xheneti që Ne ua japim në trashëgim robërve Tanë të përkushtuar.” (Merjem, 63) 2. A meritoj që Allahu të më thotë: “hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja,” (Zuhruf, 70) 3. A meritoj shpëtimin e Allahut: “Shpëtimi qoftë mbi ju! Hyni në Xhenet, si shpërblim për veprat që keni kryer!” (Merjem, 60) 4. A meritoj të jem fatlum: “Kurse fatlumët, do të hyjnë në Xhenet, ku do të qëndrojnë përherë, derisa të jenë qiejt dhe Toka, veç si të dojë Zoti yt. Kjo është dhuratë e pandërprerë.” (Hud, 108) 5. A meritoj pallatet dhe lumenjtë e xhenetit: “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i vendosim në pallatet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj; aty do të qëndrojnë përgjithmonë. ” (Ankebut, 58) 6. A do të jem me familje nën hije duke hëngër fruta në xhenet: “Ata dhe gratë e tyre do të jenë në hije, të mbështetur në ndenjëse të lartuara. Për ata do të ketë aty fruta dhe çdo gjë që dëshirojnë.” (Jasin, 56-57) 7. A do të jem nga ata që do të pi ujë nga lumenjtë e Xhenetit: “ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar.” (Muhamed, 15) 8. A do të më afrohet mua Xheneti: “Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm,” (Kaf, 31) 9. A do ta fitoj Xhenetin: “banorët e Xhenetit do të jenë të fituarit.” (Hashër, 20) 10. A do ta kem strehë Xhenetin: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” (Naziat, 40-41) Nëse ke përgjigje pozitive, atëherë falëndero Allah, po nëse është kundërta fajin kërko te vetja.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 02:49:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015