#ARTIMONI Në vitin 1884 Kristoforidhi shkroi tregimin “Gjahu i - TopicsExpress



          

#ARTIMONI Në vitin 1884 Kristoforidhi shkroi tregimin “Gjahu i malësorëvet”. Fatkeqësisht vepra nuk u botua në gjallje të autorit. Atë e botoi Konica në njërin prej tre dialekteve që e kishte shkruar autori; në atë toskërisht, në revistën Albania në vitin 1902. Nëntitulli i këtij tregimi është shumë domethënës: HIEJA E TOMORRIT. Vepra u shkrua prej tij në dialektet toskërishte, gegërishte e mesme dhe gegërishte e veriut. Qysh në faqet e para autori për qëllime patriotike idealizon malin e Tomorrit. Kristoforidhi është i bindur se Mali i Tomorrit është ruajtës i fateve të Shqipërisë dhe ky mal u ka zbardhur armët Shqiptarëve. Ngjarjet e tregimit Kristoforidhi i zhvillon në Malin e Tomorrit. Disa banorë të zonës, të bashkuar shkojnë për gjah dhe ashtu të bashkuar vrasin kafshë (gjah) me bollëk. Kthehen në shtëpi dhe e ndajnë gjahun sipas rregullave me short. Ata ndihmohen nga disa shërbëtorë. Në variantin geg të tregimit, autori sqaron dhe shpjegon se shërbëtorët e Shqiptarëve në atë kohë ishin Grekë të cilët ishin zënë të gjallë në luftën e Moresë nga Shqiptarët. Këta të fundit i njihnin shërbëtorët për të huaj, e jo për bij shqiptarësh që luteshin në Hijen e Tomorrit dhe kishin shqipen për shenjë të Zotit[1]. Fshatarët pasi ranë të gjithë në ujdi për të dalë për gjah, vendosën si të parë të tyre Mark Shalë Gjatin. Ky do të jepte urdhra dhe të gjithë do t’i bindeshin se kështu e kërkonte rregulli. Ja sesi u drejtohet ai shërbëtorëve: - Pa dëgjoni, ju, o shërbëtorë. Sot pas mesditë, t’u hipni kuajvet e të vini sindonja njëzet veta ndë rëzët të malit t’Tomorrit, atje tek të dëgjoni krismën’e pushkëvet që të na shërbeni e të na ngarkoni gjahun që kemi për të bërë ndë dashtë Zoti të na sbardhë armëtë. - Fort mirë, o zotëri. - Edhe mbani vesh, o shërbëtorë, se çpo u them yve. - Urdhëro, t’u ngjatë jeta. - Shikoni, o të mjerë, të mos i afrohi fort malit Tomorrit, po të vini një shenjë pushke lark rëzësë malit, se mal’i Tomorrit ka hie të rëndë e u shkel, a u hedh ndonjë koqe rrufeje e u godit ndë majët kresë, e u depërton tej mb’at’anë, e u vret, e s’u lë pikë gjallë. - E dimë, o zotëri, e dimë, se edhe t’jem (tim V.B.) atë ashtu e vrau me rrufe e e doq e e përcëlloi e e bëri si kërcu të zi. - Ashtu pra, ta dini të mos shkelni ndë malt të Tomorrit se është vënt i mirë, është mal i shenjtëruar. Aty e ka të ndënjturit Zot’i Shqipërisë që ruan Malësinë, ay na ka ruajturë neve Malësoritë e s’kemi rënë në dorë t’armikutë gjer më sot, edhe na ka për të na ruajturë kurdo sepse atë kanë pasë luturë pleqtë tanë të vjetëritë, e gjyshatë tanë e stërgjyshatë tanë e katërgjyshatë tanë, e gjithë të parëtë tanë moçëmit. - I qofshim falë, i qofshim falë, Zotit të Madhit jetësë (thonë gjahtarët). - Ay është Zot’i fortë (thotë Mark Shalë Gjati). Ay është që vrënon qiellin me mjegullë e me re e vetëtimë e bubullimë, e hedh me rrufe e bie shi e breshër e dëborë: ju mos na vështroni neve përse vemi ndë malt të Tomorrit, e gjuajm’atje e shkelëmë mb’atë vënt të mirë sepse na njeh Zoti i Tomorrit se jemi Shqipëtarë e bij Shqipëtarësh[2] neve s’na bën gjëkafshë Hieja e Tomorrit, po na pret me të mirë e na ruan e na ndih e na sbarth armëtë[3]… Duke kaluar në dialektin geg, Kristoforidhi, vazhdon duke e komentuar dhe dhënë konsiderata për Malin e Tomorrit (që të kuptohet më lehtë, po e përshtatim në shqipen standarde): Mali i Tomorrit dergjet mu në mes të Shqipërisë dhe është më i madh se të gjithë malet e Shqipërisë. Shqiptarët e quajnë Tomorr, edhe kur flasin për të, thonë “Mali i Tomorrit”, dmth. Mali i të Mirit, Mali i Hie-së, sepse Hie do të thotë shqip, Zot, sikurse thonë edhe vend i mirë, vend i shenjtëruar, vend i hienueshëm. Të gjithë Shqiptarët thonë , sipas fjalëve që kanë lënë pleqt e parë, se Orakulla e Dodonës ka qenë në malin e Tomorrit, prandaj dhe priftërinjtë e Dodonës kanë qenë quajtur Tomorët, të mirë, Tomori. Të gjithë shqiptarët besojnë gjer më sot se mali i Tomorrit është i hienueshëm dhe se aty ka të ndenjunitë (selinë V.B.) Hieja e pleqëve të parë, dmth. e Shqiptarëve të vjetër, prandaj vit për vit ngjiten në majë të malit të Tomorrit, e i luten Zotit[4]… Kristoforidhi qysh para Naimit, Çajupit, pohon se te mali i Tomorrit rri Zoti, rri i madhi i jetës, rri ai që ruan Shqipërinë dhe nuk i lë Shqiptarët të bien në dorë të armiqve. “I qofshim falë ati Zoti. Hieja e ati na mbuloftë e na ruajtë e na sbarthtë armët në luftë.[5] ” Kur një personazh pyet se kush i shërben Zotit të Tomorrit, Kristoforidhi vë në gojën e një personazhi tjetër:
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 20:00:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015