... Ajo futet brenda, më vjen pranë, një fytyrë e heshtur, e - TopicsExpress



          

... Ajo futet brenda, më vjen pranë, një fytyrë e heshtur, e huaj, e njohur, me sy të mëdhenj plot dashuri dhe buzëqeshje përdëllyese ndalet para vështrimit tim, një gojë e butë, e ngrohtë kërkon gojën time dhe më puth gjatë-gjatë me afsh, dy krahë më mbështillen rreth qafës, ca flokë të lagur më ngjeshen pas qafës dhe, ndërkohë që furia e breshërit trondiste botën përjashta, mbi mua vërshoi, më e thellë dhe më e frikshme, një shtrëngatë e heshtur dhe e shurdhër dashurie. Po rrinim mbi një grumbull dërrasash, pa fjalë, të shtrënguar fort. Unë përkëdhelja me drojë e habi flokët e Bertës dhe ngjeshja buzët e mia në buzët e saj të tendosura e të mbushura dhe ngrohtësia e saj më mbështillte me ëmbëlsi e dhimbje. Mbylla sytë dhe ajo ma mori kokën në gjoksin e saj pulsues, në prehër dhe më fërkoi lehtë e me duar të dridhura fytyrën e flokët...
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 15:30:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015