#Allegri: "Për momentin kemi në dispozicion vetëm 13 - TopicsExpress



          

#Allegri: "Për momentin kemi në dispozicion vetëm 13 futbollistë, ndërsa Poli është me pikëpyetje. Kam dyshime në mbrojtje mes Constant e Emanuelson si dhe një tjetër ndërmjet lojtarëve Birsa e Robinho, por do të vendos deri ditën e Mërkurë. Do të luajnë Zaccardo, Mexes e Zapata, si dhe Nocerino, De Jong e Muntari, ndërsa në sulm Matri e Balotelli. Lista e të dëmtuarve i ngjan asaj të një buletini lufte, megjithatë nuk jam i preokupuar për situatën. Kemi dëmtime për trauma të ndryshme, por vetëm katër prej tyre janë muskulore. El Shaarawy, Montolivo, Abate që u dëmtua me përfaqësuesen, apo Kaka që ka vetëm dy javë që është me ne, i cili do të luante për vetëm një pjesë loje nëse nuk do të ishte dëmtuar Montolivo. Më pas janë dy menisqe të dëmtuar, një kupë gjuri e frakturuar, - shpatulla e Niang që ditën e Dielë kthehet sërish, apo Pazzini që u operua vetëm më 23 Maj, sepse në fund të sezonit kishim nevojë për të. Massimiliano Allegri – Celtic është një skuadër fizike dhe tepër e rrezikshme në sulm, por ne do të kemi në krahun tonë rreth 50.000 tifozë dhe djemtë do të përgjigjen duke bërë një ndeshje të madhe. Në kampionat luajtëm keq në fazën ofensive dhe u përpoqëm pak. Në pjesën e dytë në momentet e pësimit të golave i lëshuam shumë terren Torinos. Ky është një gabim që s’duhet bërë në Champions. Ndaj skocezëve duhet të bëjmë çmos për të fituar me një mbrojtje solide të gjithë si skuadër dhe jo vetëm si repart. Duhet ta bëjmë këtë si në Evropë ashtu edhe në kampionat, sepse nëse mbrohesh mirë atëherë sulmon akoma më mirë. Këto janë tre pikë tepër të rëndësishme për të ardhmen tonë në Champions. Do të jetë atmosfera e duhur." Në fund Allegri shprehu keqardhje për Ricardo Kaka dhe admiroi gjestin e tij për të hequr dorë nga paga e tij për gjithë periudhën që do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, pasi tregon në radhë të parë respektin që ka braziliani për këtë klub dhe tifozët, ndërsa përsa i përket episodit të fundit të ndeshjes me Torinon trajneri i kuqezinjve deklaroi se ekipi i tij ashtu siç konfirmojnë edhe vetë pamjet pati një sjellje korrekte në fushë, por i vjen keq për tifozët granata, pasi shpesh vendime të tilla kanë shkuar kundër skuadrës së tij, si në Firenze me skualifikimet e Ibra-s dhe Balotelli-t, duke i lëshuar njëkohësisht shigjeta në distancë trajnerit të Fiorentina-s Vincenzo Montella, për deklaratat e tij të mëparshme, me të cilin gjithsesi nuk i pëlqen të replikojë. #forzaMilan
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 19:56:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015