Ambasada egjiptiane në Tiranë: nepermjet deklarates se saj per - TopicsExpress



          

Ambasada egjiptiane në Tiranë: nepermjet deklarates se saj per shtyp ben me dije se : "Në Egjipt nuk ka grusht shteti" Pritet thirrja e një Referendumi Popullor, brenda 30 ditëve. Ambasada e Egjiptit në Tiranë, i cilëson ndryshimet e fundit politike në Egjipt, si produkt i revoltës popullore gjithëpërfshirëse dhe se ato nuk kanë asnjë lidhje me atë çka po interpretohet si grusht shteti. Kjo bëhet e ditur në një deklaratë të saj të shpërndarë për mediat në Tiranë. "Çdo përpjekje për ta paraqitur si grusht shteti atë që ndodhi gjatë ditëve të fundit, është e pabazuar në fakte dhe pa sens objektiviteti apo një përqasje të saktë ndaj asaj që po ndodh këto ditë në Egjipt” vlerësohet në njoftimin për shtyp. Në njoftim jepen hollësi edhe rreth axhendës së punës së Presidentit të Përkohshëm të Republikës për periudhën kalimtare. Një ndër pikat kryesore të kësaj axhende, është "thirrja e një Referendumi Popullor, brenda 30 ditëve, që të vendosë mbi amendamentet e propozuara kushtetuese". "Nëse referendumi miraton amendamentet kushtetuese, Presidenti i Republikës do të vendosë brenda 15 ditëve mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në një distancë kohore jo më pak se një muaj dhe jo më shumë se dy muaj. Përcaktimi i Zgjedhjeve Presidenciale do të bëhet një javë nga seanca e parë e Kuvendit të Ri të zgjedhur" njofton Ambasada e Egjiptit në Tiranë.
Posted on: Fri, 23 Aug 2013 19:23:08 +0000

Trending Topics



topic-10204067454740290">so many out there say that theyre not sheeple or whatever.. but
Clepxydra Revista En FACE Hace 2 minutos El "TURCO", jugador de
Clevis Hanger, Size 3 1/2 In Latest reviews on Clevis Hanger,

© 2015