"Avni ama pasaportën tënde". "Avni ik prej këtuhit se këtu ska - TopicsExpress



          

"Avni ama pasaportën tënde". "Avni ik prej këtuhit se këtu ska gjë" etj etj - Besomëni miqë, nuk kalon 1 ditë e vetme pa i ndëgju këto fjali prej se jam kthy në Kosovë e kohëve të fundit edhe më shumë. Këtu ka hajni (jo vetëm në politikë, por edhe në pjesë të tjera të vendit). E juve që mendoni për Liberalizim e vizave, më vjen keq, por HARROJENI. Përgjigja është e thjeshtë: Ky vend nuk i plotëson kushtet. Mosnjohja nga 5 vendet anëtare është pengesë po, por larg nga ajo kryesorja. Eshte poashtu e sigurtë se krijimi i vendeve të punës nuk bën të varet vetëm nga puna apo mospuna e institucioneve por edhe e aktorëve të tjerë psh Bizneseve private etj. Investitorët e huaj po vijnë e po shkojnë pa investuar sepse po ka korrupcion thjesht. Mungesa e stabilitetit ekonomik po sjell radikalizma e edhe deshirë për emigrim jashtë. Me fjalë të tjerë po krijohet një farë krize edhe identiteti e edhe mungesë elementare jetësore, që per shumicën e banorëve të këtij shteti të ri po i sjell DEME. Komunat duhet ti shikojnë mundësitë e veta e MOS të presin nga autoritetet qëndrore. Krijoni mekanizma lokalë, shfrytëzojeni Diasporën per investime apo kontaktet e tyre jashtë, harrojeni apo përbijeni prestigjin partiak - Sepse kur eshte ne pyetje krijimi i vendeve te punes nuk duhet me pasë partia politike me shume rëndësi se sa punësimi i rinisë dmth ulja e varfërisë. Përmirësimi pozitiv nuk vjen nga vetëvetja, por duhet me ia parapri. Bashkëpuoni më shumë dhe jepni forcë mbështetëse zyrave lokale për Tërheqjen e Investimeve të huaja dhe për Diasporë.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 22:01:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015