“Baba” a “babi” a “laper”! Sot në pikë të drekës, - TopicsExpress



          

“Baba” a “babi” a “laper”! Sot në pikë të drekës, u bona nervoz. U nevrikosa me një prind (nuk është i vetmi), tani pak jam në mëdyshje këta mi i thirr “babi” apo “babë”. Allahu e mëshiroftë një hoxhë shumë të nderuar ndër shqiptarët në një ligjërim tijin u pat shprehur kështu: “tyniherit fjala babë vërtetë edhe në shqiptim ka pas kuptim, u mbushke goja plotë kur e shqiptonim “babë”. Por tani pak u bom ma modern po thojmë “babi”, kur kan fillu me shku edhe ka Gjermania tani edhe kjo u ndrru dhe babës po i thojn “papi”, e disa që kan ndal kah Franca tani babës po i thonë “lapeer”. O pom doket jemi bo lapera.” Të nderuar! Jam shqetësuar me një prind i cili e merr vajzën detyrimisht për deti nëpër plazhet qoftë në Shipëri apo Ulqin. Një filloriste si duket apo gjimnaziste më pyet për një mesele të namazit për shkurtim dhe bashkim si të veproj, përveç tjerash “baba” e “babi” sigurisht që jo por “laperi” detyrimisht e merr me veti vajzën në deti. Ja Allah! O Zot o Zot!!! O “babi”! - Vajzën tënde (a dajlin) po donë me cullakavë?! - Evlatin tënd kështu po e trajton, kërpeshin në qafë edhe eja me mua në haram!! - Pash Allahun a ke një grimcë ahlaki, morali, ndërgjegje, burrnie, shiptari, apo të ka mund laperllëku!! - Pastaj, të martë pusi a lumi po pse edhe deti pasi që kështu i bën zullum evaldit tënd, a aspak nuk po marrohesh prej Allahut!! O “babi”! Bëhu babë po edhe babi e jo “babi” e “laper”. Ke frik Allahun e Lartësuar, pasha Allahun ke mu pyet për të parat e për të fundit! O “babi”! Kujto fjalët e Zotit tënd: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrim, 6) Allahu i udhëzoftë “babit” e “laperat”. Hoxhë Ulvi Fejzullahu
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 12:37:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015