“Beteja e Petrinjës ishte kryengritja shqiptare që erdhi pas - TopicsExpress



          

“Beteja e Petrinjës ishte kryengritja shqiptare që erdhi pas padrejtësive që iu bënë kombit në Konferencën e Londrës. Beteja e Petrinjës ka qënë shumë fisnike edhe për faktin sepse tashmë janë shtuar shumë zërat që duan ta përvetsojnë historinë tonë, por ajo është një luftë e djemëve më të mirë të Strugës, për vatanin edhe nderin e familjes. Tendenca të tilla për luftra të tilla në këto troje ka pasur shumë. Beteja e Petrinjës është fillimi i luftëtarëve të parë për Shqipëri .si Demir Lenës, Riza Ajros, Sulejman Naxhakut e shumë e shum të rinjë të tjerë shqiptar të cilët nuk kursyen as jetën e tyre, për dinjitetin dhe qënien e tyre në këto troje. Lufta e Petrinjës, ngelet luftë shqiptare dhe sa herë të festojmë manifestime të tilla janë të mirëseardhur të gjithë historianët të cilët duan të japin kontribut , qofshin ata edhe grek, bullgar,serb por edhe maqedonas. Por, argumentet janë se lufta e Petrinjës është lufta e shqiptarve të parë të fillim shekullit njëzet, për bashkimin kombëtar”-theksoi Ziadin Sela.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 22:52:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015