“Burrat” Perplasja ishte e forte.Ai nuk e kish mendjen dhe - TopicsExpress



          

“Burrat” Perplasja ishte e forte.Ai nuk e kish mendjen dhe kaloi me te kuqe.Po te mos ish rripi i sigurimit do kish ikur me te shumtit.Qendroi mbi timon dhe pa makinen qe kish goditur.Gati i ish futur brenda nga dera e pasme.Priti te shihte ne do kishin pesuar gje dy burrat qe ishin ne të.Edhe ata s’paskeshin pesuar gje perderisa dolen me aq vrull, njeri nga dera e shoferit e tjetri nga ajo e pasagjerit.Njeri mbante ne dore nje leve,tjetri nxori nga brezi revolen. -Dil qen!Dil se te vrava!-i tha pasagjeri duke i drejtuar armen... Ai liroi rripin dhe ngadale hodhi kemben e majte jashte deres. -Do te qi motren!Do te me besh makinen sic e kisha se do te qi motren more vesh!-ju hakerrye burri qe ish shoferi. Ai i vuri doren ne goje. -Rri urte!-i tha shoferit. Por tjetri ngriti lart leven dhe po te mos kish nderhyre pasagjeri e po te mos ja kish menjanuar do ja kish care me dysh si shalqi. -Me ler!Me ler se do vras moterqirin!-ulerinte burri me leve. Ai shkoi ngadale tek makina e tij. Hipi mbi sedile,vuri rripin dhe u tha dy burrave qe kishin shtangur nga qetesia e tij ta ndiqnin.Do ti conte tek “Ustai”. Ata sa degjuan te zihej ne goje “Ustai” shkuan dhe hipen saora edhe ata tek makina e tyre e prishur dhe e ndoqen. Ne udhekryqin ne mes te Tiranes mbi uren e Lanes lane pas copa feneresh e stopash te thyer nga te makines se tij.. Gjashte ore me vone makina e tyre nuk njihej. “Ustai” i kish ndrruar gjithshka me pjese origjinale.Ata erdhen tek kafja ku ai i kish pritur me fature ne dore.U ulen prane tij.Burri shofer i tregoi faturen.5 milion! -Shtrenjte!- i tha atij. -S’ka problem!-tha ai duke hapur zinxhirin e nje çante te zeze duke numeruar paret nje me nje. -Ne rregull!- u tha burrave. Ata pane njeri tjetrin. -Qenka burre!- i tha pasagjeri.Duam ta japim nje kafe! Ai u tha se nuk kish nevoje per kafen e tyre.Ata u bene gati te çohen. -Prisni,u tha ai.Uluni! Jeni te kenaqur me makinen? Ata pohuan ne nje kohe. -S’keni asnje pretendim?! -Asnje.Jemi shume te kenaqur!Qenke burre fisnik! -Pra u lame me makinen?! -U lame! Ai hapi edhe njehere çanten dhe nxori qe andej nje revole dhe vendosi mbi tavoline.Burrat zgurdulluan syte.Pasagjeri vuri doren ne brez tek e tija instiktivisht. -Mos e nga ate!- i tha ai qete.Ti,i tha burrit shofer.Ti deshe te me shkerdheje motren.Ti merrje nderin apo jo?! -Po fjale koti! Ashtu i perdorim andej nga Jugu.S’ka ndonje gje mor burre! Ai tunde koken per jo. -Degjoni! Une jam nga veriu. Motra dhe makina per ne nuk jane njesoj.Une ju cenova makinen dhe ju pagova demin,ju me cenuat nderin e motres dhe duhet te paguani demin.20 milion leke dhe per dy ore i pres ketu! Dhe mos u perpiqni te futni mik. U thoni miqve tuaj vetem emrin tim.Po pres! Dy burrat u çuan me kembe si me suste. I trembi ne palce emri... ... -Nuk ishte dhe aq lehte te beje burrin ne rruget me gropa te ketij vendi!- i thashe Met Tabakut kur me tregoi kete histori te 15 viteve me pare tek sa kisha nxjerre ne foto perplasjen live te nje motorri me dy djem dhe makines “golf” te nje vajze te re dhe nxitoja ta fusja ne Facebook. -Edhe sot nuk eshte e lehte!-tha ai duke tundur koken. 4 shtator 2013
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 06:59:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015