“Harta e Internetit”, aplikacion mobil për vizualizimin 3D - TopicsExpress



          

“Harta e Internetit”, aplikacion mobil për vizualizimin 3D të internetit Peer 1 ka lançuar një aplikacion të ri të quajtur “Harta e Internetit”(Map of the Internet). I mundshëm për në iPhone, iPad dhe iPod me prekje , aplikacioni vizualizon rrjetat e pafundme që përbëjnë internetin.Tregon ofruesit e internetit (ISP), pikat e shkëmbimit të internetit dhe organizata si universitete etj. Funksionimi i tij Për të kërkuar në hartë mund të përdorësh fushat specifike, kompanitë apo ISP, me kategorizimin e organizatave të ndryshme me ngjyra. Për shembull “ISP të mëdha” blu e lehtë, “ISP të vogla” blu më e errët dhe kështu me radhë. Ju gjithashtu mund të kërkoni për kompani si Twitter apo Facebook për të parë ku janë vendndodhjet e tyre në Internet. Gjithashtu ka edhe një veçori e cila të lejon të regjistrosh kohën kur ndodhin evente të rëndësishme në internet, si lançimi i MySpace etj. Duke qenë hartë 3D ju mund ta zmadhoni apo ti zvogëloni imazhet dhe mund të klikoni mbi nyjet që përmbajnë informacion. Ju mund të krijoni edhe nyjën tuaj që mund të merrni të dhëna mbi dy pika apo llogari të ndryshme. Peer 1 tha se aplikacioni është dizajnuar për të qenë një mjet edukativ për “industritë e ruajtjes, akademitë dhe këdo që është i interesuar mbi rrjetat dhe infrastrukturën fizike të Internetit.” Është i ndërtuar sipas topologjive të internetit nga Shoqata e Korporatave për Analiza e të Dhënave të Internetit(CAIDA), dhe i informon përdoruesit rreth evolucionit të internetit që nga fillimi deri në ditët e sotme, me rreth 22,961 sisteme nyjesh, të lidhura nga 50, 519 lidhje me njëra tjetrën. “Njerëzit janë kuriozë mbi atë çka ndodhë nën Internet, dhe ky aplikacioni lejon ata të krijojnë një ide mbi funksionimin e Internetit,” tha Robert Miggins, zëvendës president tek Peer 1 Hosting. Harta e Internetit është një mënyrë e mirë për të eksploruar Internetin dhe për të patur një ide se si punon ai. Ky aplikacion të kujton eksperimentet e laboratorit Ueb në Londrës të Google të quajtur “Data Tracer”, i cili vendos në hartë gjithë vendndodhjen e informacionit të ruajtur në mënyrë fizike. Ky është dizajnuar për të ndihmuar demonstrimin e WebGL, një librari grafike e avancuar e bazuar në ueb që gjendet në shumë shfletues. Aktualisht, Harta e Internetit mund të shkarkohet si për Android edhe për iOS. E.M.
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 09:12:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015