Helena e Trojes e Dioskuret me qeleshe (kapic plisit) simbol - TopicsExpress



          

Helena e Trojes e Dioskuret me qeleshe (kapic plisit) simbol hyjnor Pellazg. Por, ka edhe më... ...qylafi, qeleshja apo plisi (si i thonë shqiptarët e Kosovës) nuk është tipar dallues vetëm i veshjes së meshkujve. Ai është mbajtur edhe nga femrat. Në rastin e kapelës frigase është evidente kjo gjë, por edhe qeleshja e mirëfilltë shfaqet në dy buste të Helenës së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi - ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë. Qeleshja kësisoj është simboli i lëvozhgës së vezës, për të bërë të ditur prejardhjen e tyre të pazakontë e hyjnore. Personalisht mendoj se ky shpjegim është disi i pjesshëm dhe duhet plotësuar pasi prejardhja e simbolit, pasi siç kemi parë qeleshja është veshje dalluese edhe për Odisenë edhe për Hefestin. Mendoj që ka lidhje me origjinën hyjnore të pellazgëve, mitin pellazgjik të krijimit të Universit etj, dhe nuk është i kufizuar vetëm te lindja e binjakëve. Por ajo që më bën përshtypje është edhe fakti që në faqen e brendshme të veprës së njohur “Illyrici Sacri” të Daniele Farlato, Iliria simbolizohet nga një femër e cila mban në kokë një Qylaf, me ‘thumbin’ klasik që ka edhe qylafi lab. Sidoqoftë, qeleshja shqiptare është një shenjë dalluese e trashëgimisë kulturore antike pellagjike që shqiptarët e kanë ruajtur më një besnikëri të habitshme. Ndër të tjera ka edhe diçka që bën lidhjen Leda pellazgjike dhe Zeus me vazhdimësinë besnike të ndjekjes së traditës amtare pellazgjike. Bëhet fjalë për vulën sekrete të Skënderbeut e cila ka si simbol të gdhendur Ledën. Në fotot që po hedh shfaqet më së shumti busti i Helenës së Trojës nga Kanova (Antonio Canova 1757-1822 Helen of Troy); në njërën është busti i saj nga Gibson (Helen of Troy-John Gibson 1825-1830); binjakët Diskurë në shumë variante me qeleshe dhe Iliria e simbolizuar nga një femër që mban qylaf. Krahas tyre është edhe punimi Odysseus Study for the Triumph of Homer - Jean Auguste Dominique (French 1780-1867).
Posted on: Sat, 13 Jul 2013 21:46:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015