| KUR BOTA HUMBET FILLIN | Në mundesh të ruash arsyen Kur bota - TopicsExpress



          

| KUR BOTA HUMBET FILLIN | Në mundesh të ruash arsyen Kur bota e humbet fillin E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh Sa here për ty dyshojne, e s’të përfillin Por dhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. Në mundesh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur E kur të urrejnë, urrejtje të mos ushqesh Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh… Në mundesh të mendosh, por jo gjer në shkatërrim Të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh E të trajtosh njëlloj e pa dallim Ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh. Në durofsh dot që thëniet e tua të drejta Në kurthe për trutharet, kopuket do t’i kthejnë, Të thyejnë gjërat më të shtrenjta, e prapë t’i ndërtosh Me vegla pune që nuk vlejnë! Në mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh Si në kumar, në një të vetme lojë Të rrezikosh, të humbesh, e prapë te fillosh Dhe humbjet kurrë të mos i zesh me gojë! Në i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e zemër Të të shërbejne edhe kur gjithçka të duket e kotë E të qëndrosh, kur s’ka asgjë veç vullnetit, Që veç një fjalë, ‘qëndro’ gjithnjë të thotë. Në mundesh të flasësh me maskarenjtë Por nderin tënd ta ruash E të ecesh përkrah mbretit pa krenarinë që të verbon Nëse armiku ose miku s’të bëjne dot të vuash Dhe gjithçka në e çmon, përveç sa e meriton. Në mundesh të mbushësh ti minutat, Aq të rënda, me vepra që peshojnë, Dije, dhe mos ki asnjë dyshim E jotja do jetë bota me ç’ka brenda Dhe burrë do jesh, O MIKU IM ... !
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 15:04:17 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015