❝Kosova humb 20 milion euro nga marrëveshja tregtare me - TopicsExpress



          

❝Kosova humb 20 milion euro nga marrëveshja tregtare me Turqinë Shtyp mbi foto për përmasat origjinale Emri: f1_30matur1380527646.jpg Shikimet: 0 Madhësia: 163,9 KB NNJ: 6153Prishtinë, 30 shtator - Marrëveshja për Tregti të Lirë (MTL) me Turqinë, të cilën ditë më parë e nënshkroi ministrja, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Ekonomisë i Turqisë, Zafer Caglan, do ta dëmtojë buxhetin e Kosovës hiç më pak se 20 milionë euro në vit. Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda Doganave të Kosovës, sipas të cilëve, kjo marrëveshje në aspektin buxhetor është “autogol” për vendin. “Turqia eksporton mallra në Kosovë rreth 200 milionë euro në vit, përderisa eksporti i Kosovës atje sillet rreth 8 milionë euro. Me këtë marrëveshje dëmet në buxhetin e Kosovës arrijnë shifrën prej rreth 20 milionë euro”, bëjnë të ditur burimet e gazetës, sipas të cilëve, përfitues kryesor nga kjo marrëveshje është tregtia turke. Kjo MTL me Turqinë vlerësohet gjithashtu se do t’i dëmtojë rëndë prodhuesit vendorë, të cilët vështirë se do të përballen me konkurrencën e kompanive turke që do të mundë të sjellin mallra në Kosovë pa iu nënshtruar taksës doganore. Bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Turqia është eksportuesi i katërt më i madh në Kosovë, pas Serbisë, Italisë dhe Gjermanisë❞ https://vargmal.org/lg/dan3557-fq7
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 23:26:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015