***Kuzhina gjermane - Vetëm salsiçe të bardha dhe - TopicsExpress



          

***Kuzhina gjermane - Vetëm salsiçe të bardha dhe patate?*** Pa dyshim që Gjermania numërohet ndër vendet ku patatja hahet shumë. Dhe tradita e kuzhinës gjermane thotë se mishi me patatet përbëjnë një vaft të vërtetë. E thënë më thjesht, ai qe pëlqen kuzhinën e rëndë e ndjen veten mirë në Gjermani. Mish derri i pjekur ose këmbë derri (eisbein) apo (schweinshaxe), janë specialitete me përmbajtje të lartë yndyre, që bëjnë pjesë në kuzhinën gjermane. Kuzhinat rajonale - Lakër e bardhë turshi, labskaus dhe salçiçe të bardha Sidoqoftë kuzhina gjermane unike nuk ekziston, sepse çdo rajon ka specialitetet e veta. Një specialitet nga rajoni i Rinit është përshembull sauerbraten, mish i trashë i futur në thartirë, që tradicionalisht bëhet me mish kali. Në veri të Gjermanisë hahet labskaus, një përzierje Corned Beef me patate, peshk matjes, panxhar të kuq dhe qepë – e prezantuar në pjatë me një vezë sy përsipër. Në Saksoninë e Poshtme hahet lakër e gjelbërt me pinkel, një lloj salçiçeje speciale. Kurse Tyringeni është i njohur për topkat e përziera dhe salçiçet e skuqura. Në Bavari hahet e ashtuquajtura salçiçe e bardhë. Sipas traditës ajo nuk hahet para orës 11 të paradites dhe nuk duhet prerë në copa, por përbërja thithet nga zorra e mbushur. Këto janë specialitetet më të njohura të rajoneve gjermane, të gjitha nuk mund t`i përmendim sepse ekzistojnë një numër i madh variantesh.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 13:30:00 +0000

Trending Topics



yle="margin-left:0px; min-height:30px;"> Estudo sobre Pedagogia Libertária! PEDAGOGIA LIBERTÁRIA -
Heavy Duty Silver Star 305 Stainless Steel Star Drive Wood Screws,
I have the most wonderful husband! Tony Geigle, you are my rock!
/b>
"Se liga aí, quem é contra o evangelho de Cristo, e acha tudo
Selection of Harare mayor begins  SIX MDC-T council elects
CONGRATULATIONS TO ALL ...........ON THE AUSPICIOUS DAY OF RADHA
Black Friday 2013 Sale Lexmark Products - Lexmark - 18C1524

Recently Viewed Topics




© 2015