~MESIME TEUHIDI ME TE RINJT~ Personave që ne i thërrasim në - TopicsExpress



          

~MESIME TEUHIDI ME TE RINJT~ Personave që ne i thërrasim në Islam, t’i premtojmë ahiretin Siç e dimë të gjithë, jemi në një shekull që besimtarët kanë dëshirë të madhe që të bëhet një shtet Islam. Sot besimtarët për të mbizotëruar feja e Allahut në tokë, më e pakta në mjediset që ata jetojnë, përpiqen që të jenë në drejtimin e sovranitetit Islam. Kur gjendja është e tillë, personave që i bëhet thirrje në Islam, t’i premtohet që në rezultat të sovranitetit të Islamit do të realizohet drejtësia, do të zhduket mizoria, dhe do të bëhet një jetë njerëzore. T’i sqarohet që me sovranitetin e Islamit do të marrë fund imperializmi, do të bien poshtë tiranët. T’i premtohen edhe premtime nga gjërat e dynjasë. Sepse nga gjërat e dynjasë i ka premtuar edhe Allahu besimtarëve. Veçanërisht në krye të këtyre vjen "sovraniteti". "Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, Alllahu u premtoi se do t’i bëjë sovranë (zotërues) në atë tokë ashtu si i pat bërë sovranë (zotërues) ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit". (Nur, 55) Edhe i dërguari i Allahut sal-lAll-llahu alejhi uessel-lem i ka premtuar njerëzve disa gjëra në lidhje me këtë çështje. Kur ishte në Mekë i tregonte mushrikëve, thuani "La ilahe il-lall-llah" që Bizantina të bëhet e juaja, që Irani të bëhet i juaji. Ishte premtimi i Allahut një sovranitet në tokë për besimtarët, që Muhammedi alejhisselam duke gërmuar kanalin e Hendekut thoshte, Allahu-ekber, po shoh pallatet e Bizantëve, Allahu-ekber, po shoh pallatet e Shamit, All-llahu-ekber, po shoh pallatet e Persisë. Allahu i ka lajmëruar besimtarët për sovranitetin e Mekës në suren Fetih. Dhe për sovranitetin e disa vendeve të tjera. Gjithashtu, veçanërisht në hadithe është përgëzuar për çlirimin e shumë vendeve në tokë. Këto ishin çështje që Allahu na e bëri të ditur me dijen e Tij të pafundme, që në të ardhmen do të realizoheshin. Këto nuk ishin gjëra që iu ishin premtuar besimtarëve ndaj besimit të tyre. Por këto ishin disa mirësi të Allahut në dynja. Mos të harrojmë që Allahu kurrë nuk i premton besimtarëve gjëra të dynjasë Sepse premtimi më i madh i Allahut është në ahiret. "Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan. Ajo është një kënaqësi e pakët, e pastaj vendi i tyre është xhehennemi që është vend mjerimi. Por ata që ia patën frikën Zotit të tyre, ata i kanë xhennetet nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty janë përgjithmonë. Ajo është pritje nga ana e Allahut, e për të mirët më e dobishmja është ajo që është tek Allahu". (Ali-Imran, 196-198) Premtimi i disa gjërave të dynjasë, nuk mund të realizohet për shkak të gabimeve tona, ose për shkak të disa gjërave që ne nuk i dimë. Në këtë situatë sipas mendjeve të njeriut, po përpjekjet e besimtarit shkojnë kot? Në asnjë mënyrë. Besimtari bën përpjekje, mundohet, por sovraniteti i disa gjërave të dynjasë nuk mund të realizohet. Po ashtu edhe sa pejgamberë dhe nebi kanë ikur pa i mbërritur këto mirësi. Atëherë thirrësi besimtar më përpara duhet që të besojë vetë me një bindje të plotë në mirësitë e ahiretit, pastaj atyre personave që ky i thërret t’i premtojë po këtë premtim. Sepse në një premtim të tillë nuk del kurrë gënjeshtar. T’i thotë që: "Të besosh dhe të bësh këto vepra të mira siç përshkruhet në Kur’an, ke për të hyrë nëpër xhennete të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jesh për gjithmonë. "Në besëlidhjen e Akabesë, besimtarët e Medinës i thanë profetit Muhammed alejhisselam që kur të vish në Medine do të mbrojmë ty siç mbrojmë jetët dhe mallërat tona. Dhe pastaj i thanë: "O i dërguari i Allahut! Ne me këtë besëlidhje që po bëjmë me ty kemi për të bërë luftë me arabët që janë përreth dhe veçanërisht me Kurejshët". Po ti çfarë na premton neve? Rasulullahu sal-lAll-llahu alejhi uessel-lem mjaftoi vetëm me një fjalë: "Xhennetin". Ndërsa ai mund t’i premtonte edhe kështu: "Unë bashkë me ju në kohën më të shkurtër do të mbizotërojmë të gjitha zonat. Në shumë luftëra do të jeni fitues dhe shumë ganimete do të jenë të juajat. Mund t’i thoshte edhe që, në ndërtesat e shtetit që unë do të ndërtoj, njëri do të bëhet vali, njëri do të bëhet nëpunës i zekatit etj, dhe do të bëheni të pasur. Por ai asnjërën prej këtyre nuk i premtoi, vetëm xhennetin i premtoi atyre.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 18:28:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015