~MESIME TEUHIDI ME TE RINJT~ Teuhidin që nuk e reflektuam në - TopicsExpress



          

~MESIME TEUHIDI ME TE RINJT~ Teuhidin që nuk e reflektuam në jetën tonë Të kuptuarit e Teuhidit te muslimanët, është një çështje që ia vlen për ta shqyrtuar. Sot po të hedhim një shikim, në vitet e fundit të kulturës tonë do të shohim se gjithmonë po flitet për temën e Teuhidit. Inteligjencën e Teuhidit shkurtimisht mund ta përmbledhim kështu: "Si Ilah dhe Rrabb me pranuar vetëm Allahun Teala, me refuzuar ata të cilët ngrihen t’i përdorin këto cilësi dhe në veçanti me refuzuar çdo sovranitet përveç sovranitetit të Allahut Teala". Teuhidi ka filluar të rrethojë jetën kulturore të muslimanëve, po ashtu në të njëjtën mënyrë ka reflektuar edhe Teuhidi në jetën e tyre. Madje kur shikohet në dynja dhe në zonat muslimane, mund të themi me rehati që Teuhidi ka hyrë si kulturë. Teuhidi nuk ka reflektuar mirë, në jetën e disa muslimanëve as në cilësi, as në sasi. Nëpër artikuj, nëpër kuvende dhe nëpër vende të ndryshme po i refuzojnë të gjithë ilahët përveç Allahut, dhe kjo është një e vërtetë tek Allahu Teala. Por po shohim që këtë nuk po e fusin në praktikë. Ne pranojmë që në të njëjtën kohë fjala e Teuhidit vjen në kuptimin që "vetëm Allahut duhet me iu mbështetur". Por po shohim që, për gjërat që shqetësohen njerëzit e tjerë, për ato gjëra po shqetësohemi edhe ne. Gjërat që për ata janë problem, edhe për ne ato gjëra janë problem. Siç është bërë pesimist një njeri që s’ka lidhje me Islamin, nga i njëjti shkak mund të bëhemi edhe ne. Gjëja që i gëzon ata, na gëzon edhe neve dhe gjëja që i hidhëron ata, na hidhëron edhe neve. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet nesh dhe atyre që s’janë të informuar rreth Teuhidit. Të folurit e tyre në çështje të rendit ditor, shumë herë janë të ngjashme si të folurit tonë. Pra, rendi ditor i tyre, në të njëjtën kohë është edhe rendi i ditës tonë. Ata të cilët përcaktojnë rendin e ditës së tyre, në të njëjtën kohë kanë përcaktuar edhe rendin e ditës tonë. Ose, ndryshimi ynë midis atyre, është aq pak sa nuk dallohet. Veçanërisht lidhjet që kemi me Allahun Teala dhe në veçanti shfaqjet e pranimit të Allahut Teala si të vetmin ilah dhe rrabb nuk duken mbi ne. Ne nga njerëzit e tjerë dallojmë vetëm kur flasim. (Pra, ne jemi muslimanë në teori, e jo në praktikë. (sh.p.) ) Teuhidi nuk reflekton ashtu siç duhet në kuptimin e vërtetë në jetën tonë. "Me adhuruar dhe me iu bindur vetëm dhe vetëm Allahut, me kërkuar ndihmë vetëm tek Ai, me u frikësuar vetëm nga Ai, me iu mështetur vetëm Atij, etj", këto baza nuk duken te ne. Këto baza nuk kanë refle-ktuar ashtu siç duhet në jetën tonë. Në mbajtjen e dritës së Allahut, në mbajtjen e bereqetit dhe begatisë së Islamit, jemi të izoluar. Si një i sëmurë që iu ka prerë oreksi. Ata të cilët i kanë humbur shpresat nga jeta, kur duhet të na shikojnë neve për t’iu rikthyer shpresat, ndërsa ne jemi futur në iluzione. Si individual, si grup, mbi ne është duke mbizotëruar ngrinca.(Jemi si të ngrirë. (sh.p.). Pse kështu? Ne duhet te jemi të bindur që njëri nga shkaqet më të mëdha është "mos marrja e Teuhidit personalisht nga poseduesit e Teuhidit, ngaqë e bëmë zakon ta marrim nga librat". Mos e quani për mosmirënjohje, por ne nuk pamë persona që ta posedojnë Teuhidin në kuptimin e vërtetë, që t’i refuzojnë sovranitetet që gjenden mbi ta përveç sovranitetit të Allahut, që t’i refuzojnë ligjet përveç ligjeve të Allahut, që t’i refuzojnë tagutët etj. Ne nuk pamë persona të tillë, nuk jemi trashëgues të tyre. Pra, ne çështjen e Teuhidit e lexuam nëpër libra, madje e lexuam tepër vonë. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Praktikimin e tij nuk e pamë fare. Nuk ishim prezent në shembuj seriozë që kanë të bëjnë me zbatimin e atyre që janë shkruajtur nëpër libra. Mos e quani për mosmirënjohje, por ne, veçanërisht në kuptimin e Teuhidit, jemi si bimë pa kopshtar, si ato bimë që rriten vetë nëpër male. Ne nuk e mësuam Teuhidin nga ata që e posedonin atë. Ne Teuhidin e lexuam vetëm nga librat, e nuk e di nga sa ndërmjetësues e dëgjuam. Pra, për të mos qenë edhe ata që vinë pas nesh kështu si ne, ne duhet të punojmë që të reflektojë Teuhidi. Teuhidin duhet ta praktikojmë e jo ta shkruajmë e t’i shtojmë librat e Teuhidit. Mos të bëhet Teuhidi një pasuri kulturore, mos të bëhet Teuhidi një veçanti folklorike. Por Teuhidi të bëhet jeta jonë. Ata që do të vinë pas nesh, ta marrin Teuhidin nga ne, e jo nga librat. Le të bëhemi shkak për ata që do të vinë pas nesh, madje edhe për ata njerëz që jetojnë tani së bashku me ne. Teuhidin ta bëjmë aq të hapur dhe aq të qartë, sa që të duket një vizë dalluese. Në këtë çështje, një nga pikat më kryesore është që: të jemi të veçantë dhe tërheqës për ata të cilët jetojnë një jetesë fetare me plot bidate (Bidatet janë ato gjëra që nuk kanë bazë në Islam, por janë shpikur nga njerëzit me kalimin e kohës. Për bidatin Sufjan Eth-Thevriu thotë: "Bidati është më i dashur te shejtani sesa mëkati; sepse për mëkatin njeriu mund të pendohet, kurse për bidatin nuk pendohet (sepse ai që bën bidate është i bindur se ajo është feja e vërtetë ) dhe për ata të cilët jetojnë nëpër zona të ndotura me shirk. Si refuzues të bidatit që jemi duhet mepatjetër që t’i çojmë në vend ato ibadete nafile që kalojnë në Kur’an dhe Sunnet. Sepse siç e dimë të gjithë që edhe ata të cilët jetojnë një jetë me bidate dhe bestytni në të njëjtën kohë i çojnë në vend shumë ibadete nafile që kalojnë në Kur’an dhe Sunnet. Fatkeqësisht ata të cilët dalin kundra tyre duke refuzuar bidatin braktisin shumë gjëra nga Sunneti i të dërguarit (paqja qoftë mbi të), kështu që binë në një gjendje pa vepra dhe kështu humb fuqia ndikuese. Për t’i bindur ata të cilët jetojnë një jetë plot bidate jemi të detyruar të kapemi pas Sunneteve dhe nafileve. Në histori, më të suksesshmit prej tyre që kanë luftuar me sektet e humbura, me bidatet kanë qenë ata persona të cilët ishin abidë (adhurues), muttakin (të devotshëm) dhe muxhahidë (të zellshëm). Kapja jonë pas Sunneteve dhe nafileve do të bëhet shkak që Teuhidi të reflektojë në jetën tonë. Çështja e Teuhidit nuk përbëhet vetëm nga "kundërvënja". Kundërvënia dhe refuzimi i çdo taguti është një kusht i rëndësishëm për t’u bërë mu’min (besimtar), por për të lidhur një lidhje të përsosur me Allahun, për t’iu afruar Allahut, duhet që edhe ibadetet nafile të kryhen bashkë me farzet (obligimet). Dhe nata për këtë është një kohë e përshtatshme. Ai që i jep fjalën Allahut është ehli-Teuhid. Rruga e dhënjes fjalës Allahut, është që kohën ta kalosh me Allahun. Dhe koha më e përsosur që kalohet me Allahun është ibadeti (adhurimi) ndaj Tij. Dhe lutja e fundit, falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- fq: 73-74
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 21:09:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015