*Mehmet Shehu komunist, luftëtar nëLuftën civile të Spanjes - TopicsExpress



          

*Mehmet Shehu komunist, luftëtar nëLuftën civile të Spanjes partizan,ushtarak, kryeminsitër. Lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, vdiq "(vetvrasje)" më18 dhjetor të vitit 1981 në Tiranë , ishte politikan shqiptar, Kryeministër i Shqipërisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Më pas vazhdon Shkollën Teknike, të cilën e mbaron më 1932 . Shkon në Napoli , Itali për të studiuar në Kolegjin Ushtarak. Përjashtohet për ide revolucionare nga Kolegji. Largohet nga Italia dhe kthehet në Shqipëri ku burgoset 2-3 muaj në Tiranë . Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve. Titullohet në vitin 1937 . Nëdhjetor 1937 shkon në Spanjë ku merr pjesë në brigadaden e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte bataljonin e IV të saj. Më 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe qëndron në një kamp përqëndrimi. Kthehet në Shqipëri në gusht 1942 . Lidhet me PKSH dhe caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës. Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash të rëndësishme: * Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës. * Mars 1943 kandidat i K.Q. * Gusht 1943 komandant i Brigadës I Sulmuese. * Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit. * Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues. €ñ¥
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 20:42:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015