• Mesfushori i Bajernit në formë të shkëlqyer, Ribery - TopicsExpress



          

• Mesfushori i Bajernit në formë të shkëlqyer, Ribery projektohet që tani për “Topin e Artë” Tek Bayern Munich nuk kanë asnjë dyshim se kush e meriton “Topin e Artë”, trofe që jepet në janarin e vitit të ardhshëm për futbollistin më të mirë në planet. Në bordin drejtues të kampionëve të katërfishtë, askush nuk mendon se aktualisht ka ndonjë lojtar tjetër që mund ta konkurrojë seriozisht francezin. Fillimisht deklaratën e parë e jep Presidenti i klubit bavarez, Uli Hoennes, i njohur për fjalimet e tij pikante, shpesh duke kaluar në arrogancë. “Franck Ribery-n ne e kemi ndihmuar shumë, por ai i ka larë të gjitha në masën 100%. Për “Topin e Artë” mendimi im është i qartë. Nëse nuk e merituaka Ribery, atëherë kush do ta fitojë?" "S’ma merr mendja se ka ndonjë lojtar në Amerikën e Jugut, që ka më tepër shanse se lojtari ynë për ta marrë çmimin”, tha Hoennes për “Bild”. Presidenti i Bajernit u ndoq me të njëjtin kontekst edhe nga kryetari i bordit, Karl-Heinz Rummenigge, që është edhe kryetar i Shoqatës së Klubeve të Mëdha Evropiane (ECA). “Franck Ribery e tregoi ambicien e tij të pamëshirshme edhe në finalen ndaj Chelsea, ku shënoi një supergol”, është shprehur ish-kampioni i botës.
Posted on: Thu, 05 Sep 2013 11:54:40 +0000

Trending Topics




© 2015