“Mund të shkruaj vargje” – Pablo Neruda * Kësaj nate - TopicsExpress



          

“Mund të shkruaj vargje” – Pablo Neruda * Kësaj nate mund të shkruaj vetëm vargje të trishtuara. Të shkruaj për shembull: “pikëlohet nata prej yjeve e trupat e kaltër qiellorë rrëqethen në largësi”. Në zemrën e qiellit era e natës bën qerthuj, këndon. Sonte vargjet janë tmerrësisht të trishtuara: e doja dhe herë-herë dhe ajo më deshi. Netëve si kjo, nër krahët e mi e mbaja. E përqafoja nën qiell…nën qiellin e hapur. Më deshi. Kohë-pas- kohe e pata dashur edhe unë. Si të mos dashuroja sytë e mëdhenj që aq thellë më shikonin? Kësaj nate mund të shkruaj vargje nga më të trishtuarat. Kur mendoj që nuk e kam më. E kuptoj që e humba. Kjo natë e pafundme bëhet më e madhe pa të… Dhe vargjet bien në shpirt si vesa mbi bar… Ç’rëndësi ka që dashuria ime nuk mundi dot ta mbajë! Gjithë yje është nata…vetëm ajo me mua s’është më… Kaq. Një zë këndon matanë…larg. Po shpirti është i dëshpëruar se unë e humba atë. Shikimi im bredh, e kërkon…sikur t’i afrohesha pranë. Zemra ime e kërkon prapë, po ajo me mua s’është më. Dhe është po ajo natë, e zbardhin nën dritën e saj po ata drurë. Vetëm ne – të atëhershmit – ne nuk jemi më po ata. S’e dua më. Është e vërtetë. Megjithatë… sa shumë e kam dashur. Kërkoja zërin e erës që të arrinte veshin e saj. Me zërin e saj. Trupin e tejdukshëm. Me sytë pafundësisht të mëdhenj. S’e dua më…nuk e dua…Megjithatë ndoshta e dua… E shkurtër është dashuria – kaq i gjatë harrimi. Ishte një natë si të tjerat, unë e mbaja ndër duar. Shpirti është i dëshpëruar…nuk pajtohet… me humbjen e saj; Edhe sikur kjo dhimbje të jetë e fundit që ajo më shkakton, sikur këta rreshta të fundit që po shkruaj për të.
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 22:22:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015