~ MËSIME AKAIDI ~ MËSIMI 1. “ITIKADI” Kuptimi gjuhësor - TopicsExpress



          

~ MËSIME AKAIDI ~ MËSIMI 1. “ITIKADI” Kuptimi gjuhësor i itikadit: Vjen nga rrënja A-ka-de. Kuptimi i saj është: të lidhësh një gjë me një gjë, të biesh në ujdi. Edhe itikadi Islam si kuptimi i fjalës duhet të jetë. Kuptimi sheriatik: Itikadi është shkenca që shqyrton parimet e domosdoshme të fesë që personi është i deyruar t’i besojë, t’i pranojë dhe t’i refuzojë. Shënim: Shumë njerëz kur bëjnë përkufizimin e itikadit, e shpjegojnë sikur itikadi të ishte pranimi i disa bazave (si besimi në Allah, kader, libra etj.). Ndërsa itikadi Islam ndahet në dy pjesë, të cilat janë refuzimet dhe pranimet. Nëse njëra nga këto të dyja nuk do të ishte, itikadi i personit nuk është sahih (i saktë). Madje, baza e fesë fillon me Kelimetut-Teuhid, me refuzim. Kur njeriu pranon itikadin e saktë, duhet që t’i refuzojë njerëzit dhe bashkësitë që nuk e pranojnë atë itikad. Argumenti i kësaj është fjala e Allahut: “Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne jemi larg jush dhe asaj që adhuroni, pos Allahut. Nuk ju njohim juve! Ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm Allahun, Një!” Mumtehine 60/4. METODA QË DUHET NDJEKUR NË ITIKAD Ngase përfundimi i gabimit në meselet e itikadit është kufri, pra qëndrimi përgjithmonë në Xhehennem, duhet të kemi kujdesin në gradën më të lartë. Ndërsa metoda që duhet ndjekur për të mos rënë në gabim janë: 1. Duhet të mbështetet tek Libri (Kur’ani) i cili është udhërrëfyes për në hak dhe udhëzim. 2. Duhet të mbështetet tek Suneti i i cili është sqarues i Kur’anit. 3. Duhet të mbështetet mbi të kuptuarit e Selef-us-Salih (Tre gjeneratat për të cilat ka folur Profeti ﷺ në hadith) të cilët kanë merituar lavdërimin e Kur’anit dhe Sunetit. Një bashkësi që i merr këto veçori, i thuhet ( ehl-i sunneh ue’l-xhema’ah.) Itikadi që ishte në periudhën e sahabëve, me kalimin e kohës e humbi pastërtinë e vet. Veçanërisht përkthimi i librave të filozofisë greke në arabisht dhe animi në këto libra të atyre njerëzve që u emërtonin si kelamist (apologë) nga dijetarët e Islamit, punimet e tyre për të formuar një itikad Islam me përmasat e grekëve, përgatitën procesin e prishjes së itikadit. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- fq4
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 16:12:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015