~MËSIME AKAIDI~ *bazat e - TopicsExpress



          

~MËSIME AKAIDI~ *bazat e imanit* MËSIMI 11. Të vazhdojmë me kushtet e fjalës La ilahe il-lall-llah: Kushti i tretë: “Dije se nuk ka zot tjetër pos Allahut”. Muhammed 47/19. Muslimi transmeton hadithin se “Kush vdes duke e ditur se s’ka zot tjetër përveç Allahut hyn në Xhennet”. Allahu Teala në ajet do nga pejgamberi që këtë fjalë ta thotë duke e ditur e jo thatë. Pejgamberi në hadith thekson se fjala e teuhidit që e çon njeriun në Xhennet, duhet të jetë e mbështetur mbi dije. Njëra nga kushtet më të qarta të kësaj fjale, është që ta thotë atë duke e ditur se ç’ka beson, se ç’ka pranon dhe se ç’ka refuzon. Dhe ky është argument, që injoranca nuk është arsyetim në meselet që kanë lidhje me fjalën e teuhidit. Po ashtu edhe kuptimi i fjalës së shehadetit, e përmban këtë kusht. “Dëshmoj se s’ka Zot tjetër përveç Allahut”. Të gjithë e dimë se njeriu për të dëshmuar për ndonjë gjë, duhet që ta dijë realitetin e ndodhisë. Nuk mund të mendohet kurrë, që njeriu të dëshmojë për ndonjë ngjarje që nuk e di brendinë e saj. Njeriu i cili dëshmon në uluhijetin e Allahut, është kusht që të dijë termat ilah, ibadet, tagut dhe termat e ngjashme. Njësoj si një person që nuk e di kuptimin e fjalës “Të divorcova”, edhe sikur ta thotë njëqind herë këtë, gruaja e tij nuk divorcohet. Kuptimi i një fjale që nuk dihet në Islam, nuk ka ndonjë kuptim as në dynja, as në ahiret. Kështu është edhe fjala e teuhidit. Sot disa njerëz i quajnë të gjithë muslimanë ata të cilët e thonë fjalën e teuhidit me gojë, por që nuk ia dinë brendinë dhe të domosdoshmet e saj. Ky qëndrim, është fyerja më e madhe që iu është bërë pejgamberit dhe shokëve të tij. Pejgamberi dhe shokët e tij nuk vuajtën vuajtje pas vuajtje që njerëzit ta shprehnin këtë fjalë vetëm me gojë, por që t’ia dinë kuptimin e saj, që ta adhurojnë Allahun, ta mohojnë tagutin, pra që ta praktikonin këtë fjalë në jetët e tyre. Nëse do të ishte i mjaftueshëm kuptimi i teuhidit siç e kuptojnë njerëzit e sotëm që (nuk ka Zot tjetër përveç Allahut), atëherë mushrikët e Mekës nuk u quanin mushrikë , por muslimanë. ----------------------------------------------------------------------------- Shënim: Dija gjithmonë është domosdoshmëria e teuhidit dhe hidajetit (udhëzimit), ndërsa injoranca gjithmonë është domosdoshmëria e shirkut dhe dalaletit (humbje) ----------------------------------------------------------------------------- fq1213 -----------------------------------------------------------------------------
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 17:19:40 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015