~NGRITJA E DUSHIMEVE NDAJ SULMEVE te Ehli Irxhase~ - TopicsExpress



          

~NGRITJA E DUSHIMEVE NDAJ SULMEVE te Ehli Irxhase~ *HUTBETU’L HAXHE* Falënderimi i takon vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë! I kërkojmë ndihmë, falje dhe mbrojtje nga të këqijat e veteve tona e nga të këqijat e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humb dhe atë që Ai e humb nuk ka kush e udhëzon! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. O ju që keni besuar! Kini frikë Allahun ashtu siç duhet pasur frikë Ai dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë. (Ali Imran 3/102) O njerëz! Jini të bindur (dhe përmbushni detyrimet) ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një vetje (Ademit) dhe nga ajo, krijoi palën (bashkëshorten) e saj. Nga ata të dy, Ai krijoi burra dhe gra të shumtë. Kijeni frikë Allahun, nëpërmjet të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella, dhe mos i ndërprisni marrëdhëniet me të afërmit. Allahu është Vëzhgues mbi ju. (Nisa 4/1) O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe flisni fjalë të drejta. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e mira dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij , me të vërtetë që ka arritur fitore të madhe. (Ahzab 33/71) Fjalët më të vërteta janë fjalët e Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem). Gjërat më të këqija janë gjërat e shpikura! Çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr! --------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- PARATHËNIE Falënderimi i përket Allahut i Cili e plotësoi fenë tonë, i Cili na ka lajmëruar se feja e pranueshme tek Ai është feja Islame, i Cili na ka urdhëruar që të kërkojmë nga Ai që të na përfocojë në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që i ka begatuar me të mira, e jo në rrugën e atyre që e merituan hidhërimin e Tij e të atyre që e humbën veten. Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut. Ai është i vetëm, i pashoq. Dhe përsëri dëshmoj se Muhammedi (Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) është robi i Tij të cilin e dërgoi me fe dhe me sheriat të vërtetë, të cilin e urdhëroi që t’i përmbahej atij sheriati, dhe që është i dërguari i Tij të cilin e urdhëroi të thotë: “Kjo është rruga ime; unë ju ftoj drejt Allahut (Njësimit të Tij) me dije të sigurt. Unë dhe kushdo që më ndjek mua (duhet të ftojnë në Islam). Lavdi i qoftë Allahut dhe unë nuk jam prej idhujtarëve”. (Jusuf 12/108) Kjo pjesë është shkëputur nga parathënia e veprës “Iktidau-s-Sirati-l Mustekim” të Ibn Tejmijes (Rahimehullah). S’ka dyshim se kënaqësia e Allahut fitohet me një nënshtrim absolut ndaj të gjitha parimeve që Ai ka zbritur. Individët apo bashkësitë të cilët dalin në rrugë në emër të këtij qëllimi të madh përballë tyre do të gjejnë shejtanin (Mallkimi i Allahut qoftë mbi të). Shejtani nga domosdoshmëria e fjalës se “shumicën e tyre nuk do t’i gjesh falënderues” (A’raf 7/17) përpiqet që t’i devijojë njerëzit, që t’i ndalojë ata nga rruga e drejtë e t’i drejtojë për në xhehennem, dhe për t’ia arritur qëllimit të kësaj përpjekjeje i afrohet njeriut me metoda të lloj llojshme. “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej do t’ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do t’i gjesh falënderues”. (A’raf 7/16-17) Njëra nga metodat më të rrezikshme të shejtanit që përdor ai për ta nxjerrë njeriun nga rruga e drejtë është që; i afrohet njeriut nga e djathta (në formën e hakut) dhe ia tregon atij hakun si batil (humbje), kurse batilin si hak. Dijetarët Islam afrimin e shejtanit nga e djathta në përgjithësi e kanë komentuar në formën që ai e tregon hakun si batil dhe batilin si hak. Lidhje me temën mund të shihni tefsirin e ajeteve 16-17 të sures A’raf dhe ajetit 28 të sures Saffat. Sepse individi që përpiqet për të fituar kënaqësinë e Allahut, madje që sakrifikon edhe jetën e tij në këtë rrugë, nuk është e mundur që ai të dalë nga rruga e drejtë duke i mohuar, përgenjështruar apo duke i kthyer shpinën gjykimeve të prera të Allahut. Prandaj, për të mashtruar një individ apo një bashkësi është e mundur duke i thënë atyre se “Allahu do që ju të veproni në këtë mënyrë”, dhe duke ia bërë atyre të ligjshme ato që Allahu nuk i ka urdhëruar duke i thënë se “Allahu jua ka ndaluar juve këto” dhe duke ia shfuqizuar ligjet e Allahut. Kështu që shejtani, sidomos me ndihmën e ndihmuesëve të tij përpjekjen e humbjes së seriozitetit të parimeve të shpalljes, tregimin e hakut si batil dhe batilin si hak, në çdo periudhë të historisë vazhdimisht e ka zbatuar, dhe fatkeqësisht në këtë ka dalë me sukses të madh. Shejtani i cili ia arriti qëllimit të realizonte prishjen e teksteve të librave para Kur’anit, në tekstin e Kur’anit -që Allahu është betuar se do ta mbrojë- nuk ka mundur të bëjë dot ndonjë prishje. Por ai për të penguar që shpallja e Allahut të kuptohet në një mënyrë sa më të mirë është munduar që t’i prishë parimet e shpaljes në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Allahu na lajmëron në Kur’an se shejtani i shpall miqve të tij që t’i kundërshtojnë muslimanët vazhdimisht: “Dhe vërtet që shejtanët i shpallin (i frymëzojnë) miqtë e tyre që t’ju kundërshtojnë juve”. (En’am 6/121) ------------------------------------------------------------------------------------- Siç kalon edhe në literaturë ( El-Mustedrek Ale-s Sahihajn li-Hakim, 4/126 Nr. Hadithit: 7105. Hakimi thekson se sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit transmetimi është i saktë. Kurse Imam Dhehebiu thotë se transmetimi është i saktë vetëm sipas kushteve të Muslimit. ) se ky ajet është zbritur mbi fjalët e mushrikëve të Mekës kur u thonë muslimanëve se “Ç’keni ju që nuk hani nga ajo që ka therur Allahu, por hani nga ajo që e therni me duart tuaja?” Sepse sipas atyre nëse kafsha ngordh nga ndonjë sëmundje ose me exhelin (përcaktimin) e saj pranohej si kurban nga ana e Allahut dhe e hanin atë. Ajeti shpreh hapur se miqtë e shejtanit me shpalljen që morën nga shejtani i kundërshtojnë muslimanët. Por Allahu (Subhanehu ue Teala) duke e zbritur gjykimin e Tij përtej shtatë palë qiejve tha: “Nëse u bindeni atyre, atëherë padyshim që bëheni nga mushrikët”. (En’am 6/121) Në çështjen që ne veçanërisht duam t’ju tërheqim vëmendjen juve është se dyshimi që sollën mushrikët e Mekës ajeti e cilëson si shpallje të shejtanit. Sot në kohën në të cilën jetojmë, nga mos gjendja sikur edhe një pëllëmbë tokë që të gjykohet me ligjet që ka zbritur Allahu, përkundrejt kësaj pothuajse në të gjithë rruzullin tokësor zbatohen kanunet të cilat janë në kundërshti me ligjet e Allahut, në katër anët e botës është bërë shkas që muvvahidët të cilët përpiqen me përhapjen e thirrjes profetike ta kthejnë të gjithë drejtimin e thirrjeve të tyre në këtë anë. Kur njerëzve u shpjegohet fjala La ilahe il-lall-llah fillohet nga dimensioni i ligjvënies së teuhidit. Me zë të lartë thuhet se rruga e vetme për t’u kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje është refuzimi i tagutëve të cilët gjykojnë sipas epsheve të tyre në rruzullin tokësor. Bashkë me këtë, vazhdimisht shpjegohet se kushti më themelor i imanit është të besosh se ai që nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu është qafir, dhalim dhe fasik, dhe të tregosh urrejtje dhe armiqësi në një mënyrë të hapur ndaj gjykimeve, kanuneve, ligjeve, sistemeve të tyre. Edhe shejtani nuk ka qëndruar kot përballë këtij punimi të zjarrtë të mumessilëve (përfaqësuesëve) të thirrjes profetike, por me ndihmësit e tij është munduar t’i keqintepretojë parimet e shpalljes dhe të mbjellë dyshime në mendjet e njerëzve. Sigurisht që shejtani nuk i shpall miqve të tij se “Gjykimi me atë që ka zbritur Allahu nuk është ndonjë çështje e rëndësishme. Bën edhe nëse nuk gjykohet me të. Gjykimet e njerëzve janë më të mira nga gjykimet e Allahut”. Sepse një dyshim i tillë nuk mund të pranohet vetëm se nga një pakicë mjaft e vogël. Prandaj shejtani nuk e ka lënë pasdore përdorimin e armës më të ndikueshme dhe ka filluar menjëherë që t’i shpallë miqve të tij: “Mosgjykimi me gjykimet që ka zbritur Allahu nuk është kufër që… Përkundrazi ky është kufër i vogël”. “Madje edhe Jusufi ka marrë detyrë në një institucion në të cilën nuk gjykohej me gjykimet që kishte zbritur Allahu”. “Edhe në kuvendin e faraonit kishte një person besimtar. Domethënë që në kuvendet e faraonëve është e ligjshme të merret pjesë”. “Kur Hatib bin Ebi Belta i ndihmoi mushrikët Rasullullahu (Sal-lall-allahu alejhi ue sel-lem) nuk i bëri tekfir. Atëherë edhe ndihmësit të tagutëve të kohës tonë nuk mund t’i bëjmë tekfir”. “Për t’i bërë atentat Kab bin Eshref’it Rasulullahu (Sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem) i dha leje një sahabiut që të thoshte për të (profetin) çfarë të dojë. Edhe ne për të mirën e Islamit, kur të hyjmë nëpër kuvende mund të themi çdo fjalë që kërkohet prej nesh. “Nëse ne i braktisim këto kuvende, atëherë a t’ia lemë këto vende armiqve të fesë?” “Çfarë dobie ka t’i bëjmë tekfirin drejtuesëve? Shiko punën tënde!” “Si i bën tekfir ti drejtuesëve, ndërkohë që ata thonë La ilahe il-lall-llah, falin namaz e mbajnë agjërim?” “T’i bësh tekfir personave pa i marrë parasysh ndalesat dhe kushtet e tekfirit është hauarixhilik. Dhe, a mos je gjë dijetar ti që bën tekfir?” O vëllai im lexues! Ky libër që keni në duar do të jetë në formë përgjigjeje të dyshimeve që i ka hedhur shejtani në mes me ndihmësit e tij, me qëllim që t’i ndalojnë njerëzit nga rruga e drejtë. Këto dyshime janë dyshime që jemi përballë dhe që i kemi dëgjuar një për një në çastin e thirrjes për në teuhid ose janë pretendimet që i kemi mbledhur nga të folurat që vetë murxhiet i përdorin. Ne jemi munduar të tregohemi objektiv mbi pakësimin apo shtimin e çdo dyshimi të murxhieve, i kemi shqyrtuar pa i devijuar, argumentet e tyre që i kanë zbukuruar i kemi marrë siç i kanë thënë dhe për t’i zhdukur këto dyshime kemi treguar argumente të qarta duke iu përmbajtur edhe urdhrit të Allahut drejtuar besimtarëve: “O ju të cilët keni besuar, kryeni obligimet ndaj Allahut dhe dëshmoni drejt! Kurrsesi urrejtja që keni ndaj disa njerëzve nuk duhet t’ju shtyjë të bëheni të padrejtë. Bëhuni të drejtë, ajo është më së afërti devotshmërisë, dhe frikësohuni Allahut, sepse Allahu di shumë mirë se çka bëni”. (Maide 5/8) Në këtë çështje kurrë nuk iu është bërë padrejtësi atyre. O vëllau im! Ato të drejta që i kam qëlluar në librin që ke në duar janë vetëm me ndihmën e Allahut. Kurse gabimet që janë brenda librit janë prej nefsit tim. E lus Allahun që të kënaqet me këtë veprën time dhe që të më shpërblejë në ditën e gjykimit. O Zot! Na e trego neve hakun si hak dhe na bëj neve ndjekës të hakut. Dhe na e trego neve batilin si batil dhe na bëj neve që të largohemi prej tij. Dhe lutja e fundit, falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve. Murat Gezenler (Ebu Sehran es-Surî ) 5 Janar 2010 KONJA ========================================== fq1\5 ==========================================
Posted on: Sun, 27 Oct 2013 10:24:54 +0000

Trending Topics



="margin-left:0px; min-height:30px;"> Lets not get into politics, but can we all agree that its

Recently Viewed Topics




© 2015