*** Ndue Shabaku *** Stilistika gjuhësore dhe rëndësia e - TopicsExpress



          

*** Ndue Shabaku *** Stilistika gjuhësore dhe rëndësia e shenjave të pikësimit. Jo vetëm kuptimi dhe nuancat kuptimore të fjalëve, kanë rëndësi të madhe shumë në shprehjen bukur të mendimeve dhe përjetimeve tona në krijimet letrare. Që të jetë e pranueshme dhe të mbijetojë një krijim letrar, duhet me doemos t’u përgjigjet edhe kërkesave për të aplikuar një gjuhë sa më adeguate në përgjigje të nivelit të lexuesit gjithnjë e më i informuar, më me kulturë, më i mrehtë e më i hollë në shijet artistike. Me një gjuhë arkaike, të pa kualifikuar dhe të parrafinuar, poezia e sotme, është e destinuar të kalojë pa u vënë re, pa zënë vend ...! Poezia, para se të imerrte jetë në trajtën e shkruar, ishte e deklamuar (e recituar) nga aktorët nëpër skenat e teatrove antikë dhe suksesi i saj varej shumë nga mënyra e recitimit para spektatorëve. Edhe pas shkrimit të saj, poezia e ruajti me fanatizëm lidhjen direkte me recitimin dhe çdo poezi, thuajse recitohet në heshtje (shumë herë edhe me zë) nga lexuesi. Kjo sepse vargu përcjell, përveç anës kuptimore, edhe ritmin, melodinë, dramacitetin, tragjizmin, lirizmin, ...; këto të shprehura direkt, ose të nënkuptuara. Ndryshe është të lexojmë një prozë, ndryshe është të lexojmë një poezi. Poezia ka brenda edhe diksionin, timbin, pauzën, apostrofen, veçimin, theksat, ritmin ...! Të gjitha këto që vërehen re gjatë recitimit, duhet me doemos që t’i pasqyrojmë edhe përmes mjeteve të shkrimit. Sot gjuha jonë ka të gjitha mjetet dhe mundësitë njëlloj si të gjitha gjuhët e popujve të tjerë më të zhvilluar, ndaj përdorimi i tyre me vend dhe me përgjegjësi është detyrë parësore e çdo krijuesi. Elemnti ndihmës më i miri dhe më i thjeshti është pikësimi. Edhe poezia është e organizuar me fjali. E gjithë gama e përdorimit të gjuhës është prezente, ndoshta edhe më me elegancë, tek poezia. Ndaj edhe vendosja e pikësimit është po aq e domosdoshme sa edhe tek proza. Pikësimi shpreh pauzën në mes të fjalive dhe (ndoshta është banalitet përmendja) natyrshëm vjen pika, pikëçuditja, pikëpyetja, apo pikepyetja e pikëçuditja bashkë në disa tipe fjalishë, këto sipas tipit, ngarkesës emocinale, apo sipas kuptimit të llojeve të fjalive (dëftore, dëshirore, pyetëse ...). Të thuash se pas pikës ... fillohet me shkronjë të madhe, për pretendentët për t’u afirmuar si artistë më duket tepër ordinere, dhe nuk më duket aspak e vështirë të merret një angazhim i tillë në vetvete për gjithsecilin. Pak më i vështirë është përdorimi i presjes. E pamundur të mbahen mend nga të gjithë se midis cilave pjesë të fjalive bashkërenditëse e nënrenditëse rastet kur përdoret presja e kur jo. Vërtetë janë të shumta rastet e përdorimit, apo mospërdorimit të presjes. Megjithatë disa raste praktike të mirëpërdorimit të presjes për qëllime stilistike e drejtshkrimore, mund të aplikohen. P.sh. gjithmonë ndahen me presje, para dhe pas, thirrorët, gjymtyrët e veçuara, gjymtyrët e ndërmjetme. Ndahet me presje (pa frike) fjala që autori dëshiron të theksojë, për të krijuar pauzën që bën dallimin kuptimor e ritmin, pa pasur nevojë t’i shkruajë me shkronjë të madhe. Edhe të shkruash me shkronjë të madhe në fillim të çdo vargu, kur fajalia nuk ka përfunduar, është gabim. Në bazë të shenjës së pikësimit në fund të vargut paraadhës, bëhet përdorimi i shkronjës së madhe, apo të vogël. Të mos flasim për rastet kur shkruhet e gjithë poezia pa asnjë shenjë pikësimi, apo shkronjë të madhe, kur duhet, gjë e cila është jashtë çdo logjike. Retiçenca që përdoret shumë për të lënë të nënkuptohet një veprim a mendim ..., përdoren tre pika, duke bërë ndarje (distancë, apo hapësirë) nga fjala pararendëse. (Dmth; fjalë ndarje ...) Pika, pikëpyetja, pikëçuditja, presja, dy pikat dhe pikëpresja i bashkëngjiten fjalës pararendëse, kjo për të evituar që rrjeshti të fillojë më shenjën e pikësimit. Përsëritja e një zanorje, apo bashkëtingëllorje realizohet duke e përsëritur, zakonisht, tre herë dhe jo më shumë. Për arsye stilistike, mund ta përdorim një, dy ose tre herë të njëjtën shkronjë, p.sh. shUmë, shUUmë, ose shUUUmë! Do të ishte diçka e bukur (dhe jo e vështirë) që secili autor, para se ta publikojë krijimin, ta konsultojë me një të njohur që njeh me kompetencë gjuhën. Këto mendime të shkruara shumë thjeshtë, janë gjëra praktike pa stërhollime teorike dhe pa u thelluar në morinë e rregullave të drejtshkrimit të fjalëve, duke u ndalur në pikësimin në të shkruarit me vargje. (Lejohen, biles do të ishte kënaqësi, të bëhen pyetje e organizojmë diskutime rreth këtyre çështjeve me miqtë tanë që njohin thellësisht gjuhën shqipe.)
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 15:46:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015