.Një plak i vjetër Napoletan, qe jetonte në një fshat afër - TopicsExpress



          

.Një plak i vjetër Napoletan, qe jetonte në një fshat afër qytetit të Milanos, çdo pranverë me ndihmën e të birit punonte dhe mbillte kopshtin përpara shtëpisë. Këtë pranverë i biri nuk e ndihmonte dot sepse ndodhej në burg. Plaku i vjetër i shkruan një letër të birit, ku i shpjegonte hallin e madh që e kishte zënë. I dashur Mario ! Jam shumë i trishtuar sepse këtë vit nuk mund të mbjell kopshtin si kam bërë gjithmonë. Jam shumë i vjetër për të punuar i vetëm. Nëse ti do të ishe këtu, nuk do të isha kaq i trishtuar, sepse ti do të mendoje për gjithçka. Babai yt. Pak ditë më vonë i moshuari merr një letër nga i biri. I dashur babi ! Për hir të Zotit, mos e puno kopshtin. Unë kam fshehur aty gjithë parate e mia, dhe drogën që më ka ngelur pa shitur. Djali yt Mario.... Që në orën gjashtë të mëngjesit tjetër, policia e Milanos vjen dhe kërkon në të gjithë kopshtin, duke gërmuar në çdo cep të tij, por nuk arrin të gjejë as paratë dhe as drogën. Duke i kërkuar ndjesë të moshuarit ata largohen. Më vonë, po gjatë kësaj dite plaku merr përsëri një letër nga i biri. I dashur baba ! Tani mund ta mbjellësh kopshtin. Në rrethanat që ndodhem është më e mira që munda të bëj. Të përqafoj, biri yt !
Posted on: Sat, 29 Jun 2013 07:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015