OJQ “ LABEATËT “ - Malësi e Madhe Sot më 09.06.2013 - TopicsExpress



          

OJQ “ LABEATËT “ - Malësi e Madhe Sot më 09.06.2013 “Labeatët” iu përgjigjën ftesës së OJQ “ RUMIA” përë shtegëtim në majen e Rumisë. Në ekspeditë nga “ Labeatët “ muarën pjesë: Luigj Camaj, Mark Junçaj, Anton Pllumaj, Anton Lulgjuraj, Amina Nikaj, Emil Nikaj, Gjergj Junçaj, Bernard Hasanaj, Robert Vulaj dhe Shtjefën Lucaj. Nisja nga Tuzi u bë në ora 04.00 te mengjezit. Në vendin e caktura, Brisku i Epërm arritëm në ora 05.50, ku dhe u takuam me anëtarët e OJQ “ Rumia “ si dhe qytetarë tjerë nga Kraja, Katërkolla, Ana e Malit, Ulqini, Tivari, Shkodra dhe diaspora. Në këtë ekspeditë masovike muarën pjesë mbi 250 persona. Në ekspeditë muarën pjesë nga të gjitha moshat, nga fëmijët dhjetë vjeçarë deri tek personat e të shtaëdhjetave. Gjithasht ishin të pranishme të dy gjinitë. Rrugicat e ekspeditës kishin gajtësinë 4.500 metra. Koha e paraparë për ta kaluar distancën gjegjëse është 4 orë. Qëllimi i ekspeditës ishte ripërtrirja e një tradite me vjetërsi mijëvjeçare. Traditë e lashtë dhe shumë interesante e banorëve të këtyre anëve. Mes tjerash pjesë e kësajë tradite të lashtë janë edhe garat popullore: tërheqje e litarit, qitje e peshës ( gurit ), mundje rryp në rryp, kërcim për së gjati etj. Këto gara tradicionale u zhvilluan përafërsisht 200 m nën majen e Rumisë në vendin e quajtur Dierri i Rumisë, por pasi që më parë shtegëtohej deri në majen e Rumisë e cila ka lartësinë absolute 1595 metra. Në gara muarëm pjesë edhe ne, në të cilat fituam vendin e tretë në tërheqje litari si ekipë dhe në kërcim për së gjati me vendin e tretë u shpërblye Anton Lulgjuraj. Gjatë shtegëtimi nuk pati kurrfarë problemesh, dhe çfarë është me rëndësi të madhe, të gjithë shtegëtarët arritën deri në destinacionin e caktuar, koha ishte e shkëlqer, çfarë na mundësoi shtegëtim brenda kohës së paraparë. Kthimi në vendin e nisjes ishte paraparë në ora 16.00, çfarë edhe u arrit. Ky shtegëtim ishte një sfidë e jashtëzakonshme për të gjithë anëtarët, dhe kemi impresione të jashtëzakonshme. Falenderojmë OJQ “RUMINË” për ftesën që na bënë. Kryetarë i OJQ ' LABEATËT ' z.Luigj Camaj.
Posted on: Sun, 09 Jun 2013 19:42:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015