OJQ “ LABEATËT “ NË GREÇË - Bersnikërisht na priste AHU - TopicsExpress



          

OJQ “ LABEATËT “ NË GREÇË - Bersnikërisht na priste AHU SHEKULLOR, ah që besnikërisht po përcjedhë dëshminë e Kuvëndit të Greçës - Memorandumin e Greces, kurë burrat e Shqipnis hartuan kërkesat drejtuar Portës së Lartë, dhe Fuqive te Medha, kërkesa që i paraprinë shpalljes së pavarsisë së vitit 1912. Duke patur para syshë planin e aktiviteteve të veta OJQ “ LABEATËT “ më 23.06.2013. ndërmori jë ekspeditë njëditore drejt Greçës. Qëllimi kryesorë i ekspeditës ishte shënimi i 102 vjetorit te Kuvëndit të Greçës, datë e rëndësishme historike për mbarë popullin shqiptar. Përveç anëtarëve të Shoqatës në ekspeditë muarën pjesë edhe qytetarë të tjerë që i përkrahin aktivitetet dhe përpjekjet tona. Në ekspeditë muarën pjesë: Luigj Camaj, Mark Junçaj, Anton Pllumaj, Bernard Hasanaj, Martin Bojaj, Gjergj Junçaj, Shtjefën Lucaj, Nosh lucaj, Nrekë Lulgjuraj, qytetarë që iu përgjigjën ftesës sonë ishin dhe Shtjefën Ivezaj, Prël Pllumaj, Emin dhe Amina Nikaj, Rrok ( Qokë ) Dreshaj, Driton Junçaj dhe Shtjefën ( Cicko ) Junçaj. Deri në Koritë udhtimi u bë me automobila privatë. Nisja drejt Greçës u bë në ora 10.00. udhëtimi zgjati dy orë, me një intensitet mesatarë të lëvizjes ashtu si e kërkon vetë terreni. Distanca Koritë – Greçë është e gjatë përafërsisht 4.8 km. U nisëm nga Lugjt e Koritës ( 1370 m. të lartësisë mbi nivelin e detit ) në drejtimin verilindje, përmesë tʼbanave të Kojës. Nga shpjegimet e Nosh Lucaj, i cili ishte dhe udhëheqësi i kësajë ekspedite mësuam për shumë vende, toponime disa nga të cilat na mbetën në kujtime. Kodra e Muzheçkut, Maja e Sokolit, Gropa e Zezë, Lugu i Prosjegut, pusi i Kalbs, Shkalla e Kuns, Gropa e Harushs. Mbas rreth një orë ecje bëmë edhe disa minuta pushim, momente diskutimi por edhe humori. Rruga ishte e përshtatshme, e lehtë për ecje, pa pengesa të shumëta, për arsye se druprerësit kishin hapur rrugë për bartjen e trupave të ahut të cilët ishin të prerë jo me kujdes, veprime të pa ligjëshme të cilat damtojnë trashigiminë tonë natyrore. Pjesa më e madhe e rrugës kalonte nëpër ishte e ahishte, pyll ahu i dendur që edhe për rrezet e Diellit ishte i pa depërtueshëm. Siç na rrëfeu Noshi trupat e ahut dikurë ishin gjigantë saqë disa burra duhej ti pushtonin me duarët e vet. Në vazhdim kaluam kufirin politik i cili e ndau Malesin e Madhe ne dy pjes dhe kaluam ne Shqiperise, pran tʼbanave të Luk Toms Nikprëlaj, nëpër Gropën e Lins, në anën tʼonë të majtë markante qendronte Maja e Kujit, në të cilën Noshi kishte qenë disa herë. Pas edhe një ore udhëtim arritëm në Greçën historike. Bersnikërisht na priste AHU SHEKULLOR, ah që besnikërisht po përcjedhë dëshminë e Kuvëndit të Greçës kurë burrat e Shqipnis hartuan kërkesat drejtuar Portes së Lartë, dhe Fuqive te Medha, kërkesa që i paraprinë shpalljes së pavarsisë së vitit 1912. Simbas protokollit kishim paraparë në orë historike kushtuar Kuvëndit të Greçës. Orën e hapi kretari i OJQ “ LABEATËT “ Luigj Camaj ndërsa mbi historikun e Kuvëndi foli historiani Mark Junçaj. BURRNIA DHE MIKËPRITJA ENDE NUK JANË HARRUAR NDËR MALET TONA : Traditë e veçantë e shqiptarëve është mirësjellja, që i kushtohet vizitorit, mikut që i vie tek dera e shtëpisë. Mikpritja është e njohur që nga koha e Homerit. Shqiptarët këtë traditë e kanë trashiguar nga e kaluara e lashtë, traditë të cilën e kultivojnë edhe sot. Kurë miku vie në derën e malsorit, të gjithë shtëpiakët gëzohen, miku vendoset në krye të tryezës, i ofrohet çdo gjë që ndodhet në shtëpi në mënyrë të pakufishme. Çdo anëtarë i familjes e ka obligim që mikun ta presë me rrespektin më të lartë edhe nëse mungon Zoti i shtëpisë, nëse në shtëpi për momentin nuk gjenden burrat, këtë virtyt të shenjtë e bëjnë edhe gratë e shtëpisë deri sa të vinë burrat. Se edhe gratë e mbajnë burrninë dhe mikpritjen e shtëpisë e dëshmuam më 23.06.2013. me rastin e ekspeditës që e ndërmuarëm drejt Greçës. Pikërisht në afërsi të vendit, ahut nën të cilin është mbajtur Memorandumi i Greçës më 23.06.1911. gjetëm një malsore e cila kulloste grigjen e vet. Malsorja quhet Leze Tinaj e shoqja e Nikë Rrok Tinaj nga Selca e Këlmendit. U përshëndetëm me të, Lezja shprehi kënaqsinë e sajë për ardhjen tonë në këtë vend historik dhe na ftoi të shkojmë në tʼbanin e familjse së sajë për të pushuar dhe për të na shërbyer me çfarë kishin për momentin. Mes tjerash Lezja tha: “ nuk ka ndodhur asnjë burr në shtëpi, jam grua dhe nuk di me e rjep qengjin, por dikush nga ju të merret me atë punë sepse jam e porositur nga i Zoti i shtëpisë që kush vie në tʼbanin tonë nuk mund të shkojë pa u shërbye me çfarë na ka ndodhur në shtëpi “. Ky gjest i Lezes dhe i porosisë së të Zotit të shtëpisë është një vepër e madhe. Gjest që dëshmon se burrnia e mikpritja nuk janë veç virtyte të burrave por edhe të grave, burrneshave, virtyte të trashiguara brez pas brezi. Virtyte që ende jetojnë dhe me krenari i kultivojnë këlmendasit por edhe malet tjera të mbarë Malsisë. Leze Tinaj edhe një malsore tjetër nga tʼbanishta e Greçës e quajtur Diellë Gjon ( e lindur Smajlaj nga Rapsha e Hotit ) e shoqja e Pasho Mark Mirashit (Caraj) Lekoçaj nga Bekajt e Trieshit ia arritën nën ahun historik me prodhimet blegtorale që i prodhonin në bjeshkën e Greçës: tamël, djath, mazë....... Ne me vehte kishin sjedhur ushqim, nuk munguan as petullat e mjalti, pitja e kllinit, pitja e mbështjellun me djathë, kuleçët etj. E pamundur ishtrë që ne ta refuzonim ofertën e këtyre dy grave burrnesha dhe fisnikesha të cilat nderuan shtëpinë “ konakun “ e tyre por edhe bajrakun e Këlmendit. Mue personalisht por edhe të gjithë grupit do të na mbesin në kujtesë mikëpritja që e gjetëm ndër malet tona. Mbas përfundimit të pjesës zyrtare të ekspeditës vazhduam drejt buzave të Cemit, nga pikshiqimet e ndryshme përjetuam natyrën magjepse, margaritarë i rrallë i trashigimisë natyrore gjeografike të Malsisë, pasuri e paçmuar të cilës do ti lakmonin edhe vendet më prestigjoze turistike. Vendet fatlume këtë trashigimi të pazakontë do ta valorizonin nga aspektet e ndryshme, biodiversiteti dhe gjeodiversiteti si rrallë kund i shprehur do të duhej të tërhiqte turistë, shkencëtarë nga fushat e ndryshem hulumtuese, dashamirë të natyrës, shetitorë, alpinistë, bjeshkatarë, paraglajderë, rafterë etj. Rreth e për qark gjenden vende karakteristike me bukuri të rrallë siç janë buzat e kanionit me pikëshiqimet 1100 – 1200 metra të lartësisë mbi nivelin e detit. Bregu i Galë ( Gala Smajlajve ), Lugu i Dulë ( Dulajve ) Lugu i Kol Dokë ( Kol Dokajve ), Gropa e Carë ( Carajve ), Kroni i Greçës, Kroni i Krenë, Dritat e Greçës, Maja e Lerthit, Mjegu ( vendbanim i përhershëm ) Kamat e Greçës etj. Me shpresë se edhe ndonjë herë tjetër do të kthehemi në mbretërinë e ahishtave, hijeve të freskëta, ajrit të pastërt, ujit të kristaltë, aromës së këndëshme lë luleve të bjeshkës, se nga pespektiva e shpendit do ta shijojmë bukurinë e “ Grand Canyon “ Malsore, ushtimën e Cemit, erën e Bjeshkëve të Namit, borën që shkëlqente si margaritarë, bukurinë e tʼbanave, grigjet e rralla që kullotnin barin e njomë. Se ndonjëherë do të vimë e ti shijojmë prodhimet blegtorale të prodhuara nga duarët e vyejshme të malsoreve këlmendase e trieshjane, si djathin e bjeshkës, tamlin, kosin, mazën, kërtollat........ Me shpresë se do të kthehemi në vendet në të cilat dikurë as nuk guxonim ti paramendojmë apo të ëndërrojë. Rreth ora 15.30. mbas edhe një freskimi në ujin e kristaltë të Kroit të Greçës, mbushëm shishet dhe muarëm rrugën e kthimit drejt Koritës, nga edhe jemi nisur. Autor: Luigj Camaj
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 20:31:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015