“Polifonia” nga gjermanët vjen në TIFF “Polifonia” - TopicsExpress



          

“Polifonia” nga gjermanët vjen në TIFF “Polifonia” nga gjermanët vjen në TIFF Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, TIFF, dje u shfaq dhe filmi dokumentar “Polifonia”, realizuar nga dy gjermanë dhe xhiruar në krahinat malore në veri të Shqipërisë. Në film janë dy barinj shqiptarë nga një zonë malore, njëri mysliman dhe tjetri ortodoks, Arifi dhe Anastasi, kanë një miqësi të hershme, pavarësisht barrierave fetare të kohës. Miqësia e tyre e thellë e gjen forcën edhe në këngën shumëzërëshe, një traditë e lashtë muzikore e zonës. Filmi etnografik nga Björn Reinhardt dhe Eckehard Pistrick pasqyron gjendjen aktuale të polifonisë, trashëgimi kulturore, në situatat e paqarta të transformimit post-socialist. Filmi është një ode për poetikën e ashpër, fatin e vështirë dhe fuqinë gati magjike të zërit të njeriut, që i ndihmon njerëzit në zonat malore për të zotëruar surrealen e jetës së përditshme, në një periudhë kontradiktash të tranzicionit post-socialist. Njëkohësisht, filmi ilustron se si muzika - madje edhe në Ballkan, ngre ura midis njerëzve dhe feve. Që nga viti 2005, kjo këngë është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 17:19:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015