• Qeveria “Berisha”, 414 mln lekë dëme shtetit në - TopicsExpress



          

• Qeveria “Berisha”, 414 mln lekë dëme shtetit në 2012 -Bujar Leskaj firmos kontrollin më të ashpër që është kryer ndaj qeverisë “Berisha”. 414 milionë lekë është dëmi i shkaktuar Buxhetit të Shtetit prej keqmenaxhimit të fondeve nga institucionet shtetërore. “Gazeta ‘Shekulli” ka mundur që të sigurojë raportin e plotë 262 faqësh të Kontrollit të Lartë të Shtetit dërguar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për zbatimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2012. Raporti evidenton faktin se 2.12 miliardë lekë dëme i janë shkaktuar buxhetit nga ministritë, institucionet e administratës së lartë publike dhe entet e ndryshme buxhetore. Në krye të këtyre institucioneve qendron Universiteti i Tiranës, me një dëm financiar të shkaktuar shtetit prej 86 milionë lekësh. Direkt pas tij vjen Ministria e Brendshme, e cila gjatë drejtimit nga Flamur Noka, ka shkaktuar 55 milionë lekë dëme shtetit. Në projektet me financim të huaj dëmi llogaritet në 103 milionë lekë, ku përmenden si problematike një sërë akses rrugore, si ai Milot-Rrëshen, Ndërtimi i Terminalit të Portit të Durrësit, përmirësimi i rrugëve dytësore, ndërtimi i segmentit Kalimash-Rexhepaj, rehabilitimi i Bistrica 1 e 2, ndërtimi i by pass Durrës dhe nyja e Vorës. Tenderët Shqipëria vijon që të vuajë respektimin e ligjit. Ndonëse vendi ynë ka qenë në monitorimin e rreptë të institucioneve europiane, vijohet me moszbatimin e ligjit. Raporti i KLSH-së paraqet tepër problematik tenderët e zhvilluar gjatë një viti më parë. Raporti konstaton se nga 231 tenderë të audituar, në 199 prej tyre janë konstatuar 400 shkelje të procedurave të prokurimit duke i shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit të shtetit në shumën 1.9 miliardë lekë të vjetra. Nga këto shkelje, 59 për qind e tyre janë gabime në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, në 16 për qind në fazën e tenderimit dhe 25 për qind në fazën e lidhjes dhe të zbatimit të tenderit. Me numrin më të lartë të shkeljeve është, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Banka e Shqipërisë etj. Shpenzimet me financim të huaj në krahasim me fondet e shpenzuara një vit më parë, paraqiten me rritje të konsiderueshme në masën rreth 22.4% dhe në vlerë 6,275 milionë lekë më tepër. KLSH ka konstatuar dhe evidentuar disa parregullsi dhe shkelje të legjislacionit, me pasojë dëm ekonomik në 9 projekte në vlerën 103,331 mijë lekë (510,096 euro dhe 161,228 USD, e 15,150 mijë lekë), nga të cilat: në fushën e prokurimit 54,343 mijë lekë, të tatim taksave 47,524 mijë lekë dhe shpenzime të ndryshme 1,464 mijë lekë. KLSH shprehet se vetëm në projektin "Rehabilitimi i hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2", për shkak të ritmeve të ulëta dhe mosrespektimit të afatit të disbursimeve; vonesave në realizimin e objektivave dhe komponentëve të projektit, vlera e dëmit ekonomik të shkaktuar si pasojë e mosderdhjes së detyrimit për të ardhurat e përfituara llogaritet në 320,953 euro. Ndërsa në një tjetër projekt të qeverisë shqiptare, atë të "Ndërtimit të segmentit rrugor Milot-Rrëshen", nuk janë përfshirë në prioritetet e investimeve, të zgjerimit të segmentit rrugor Milot-Rrëshen me dy korsi të tjera sipas standardeve të parashikuara në ndërtimin e aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë dhe vlera e demit ekonomik shkaktuar në fushën e prokurimit ka rezultuar në shumën 123,157 dollarë usd, e konvertuar në lekë 12,808 mijë lekë. Krahas masave organizative, KLSH ka kërkuar marrjen e masave për shpërblimin e dëmit në 31 raste për 9 projekte dhe ndëshkimi i personave përgjegjës për mangësitë dhe problematikën e evidentuar gjatë auditimit të projekteve me financim të huaj me masa disiplinore nga më të ndryshme, nga drejtues projektesh dhe deri nëpunës të thjeshtë, krahas nxjerrjes së përgjegjësive për periudhën e audituar, ka shërbyer dhe si masë parandaluese për shmangien e mangësive në të ardhmen. Kështu është kërkuar masa, "vërejtje për largim nga puna për Drejtorin e Investimeve në KESH sh.a. për zbatimin projektit të rehabilitimit të Hidrocentraleve Bistrica 1 dhe 2; "zgjidhje e kontratës së punësimit" për ish drejtorin e Njësisë së Zbatimit të Projektit dhe përgjegjësin e sektorit për projektin "Ndërtimi i terminalit të trageteve në portin e Durrësit"; "largim nga puna" për drejtorin e spitalit rajonal të Shkodrës etj. Detaje Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre shqetësimin e mospagesës së kompanive private, të cilat edhe pse kanë përfunduar punimet, nuk janë paguar nga shteti. “Vlen të theksohet se në disa objekte edhe pse punimet kanë përfunduar, sipërmarrësit nuk janë shlyer nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, e konkretisht janë 39 objekte me vlerë 15.4 miliardë. Janë financuar gjithsej 10.8 miliardë lekë dhe vlera e mbetur për financim është rreth 4.3 miliardë lekë”, thuhet në raport. Ndërsa, detyrimi kontraktual për financimin ndaj supervizorëve është në shumën 255,6 milionë lekë. Zbatimi i buxhetit KLSH shprehet se qeveria është detyruar disa herë që të ndërhyrë për rishikimin e treguesve buxhetorë. Sipas ekspertëve të këtij institucioni, për shkak të pritshmërive pozitive në fillim të vitit, qeveria planifikoi tregues tejet optimist, çka nuk ishte reale. Kjo situatë, sipas KLSH, u shoqërua me reduktim të shpenzimeve buxhetore dhe shoqërohet m,e efekte negative në ruajtjen dhe mbajtjen e shpenzimeve fiskale efektive. Shifra 828,276 milionë lekë është treguesi i borxhit publik për vitin 2012. Ky borxh shënon një rritje prej 1.98 për qind gjatë vitit që lamë pas, ndërsa borxhi i jashtëm ka shënuar një rritje prej 0.84 për qind. 46 milionë lekë nga rreth 49 që ka qenë plani rezultoi defiçiti i përgjithshëm i buxhetit. Stoku i borxhit të brendshëm rezultoi me një rritje kundrejt vitit 2011 në shumë 31 776 milionë lekë.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 07:13:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015