#Roman (me fal) Kapitulli nr 1 Tè urreja me shpirt se mè - TopicsExpress



          

#Roman (me fal) Kapitulli nr 1 Tè urreja me shpirt se mè shkatèrrove jetèn. Nuk mè qèndrove pranè qoftè pèr njè moment tè vetèm sa do i vogèl qè tè ishte. Nuk mè urove njè herè kur kisha ditèlindjen. Sa do tè doja tè dègjoja nga goja jote tè mè thoshe. “U bèfsh edhe 100 biri im.” Tè pèrqafoja vetèm njè herè doja tè tè thèrrisja me plot gojèn mama. Por jo unè nuk tè thèrrita asnjèherè mama , unè nuk jetova njè cast me ty? Doja tè tè prekja,tè tè ledhatoja, tè puthja fort tè tregoja atè dashuri qè vec zemra ime e di se sa e madhe dhe e pafundme qè èshtè. Pèrse mè bere qè tè vuaja , tè mos è shikoja njè herè me sy ? Tè urrej me shpirt mama e di vallè dhe tani qè tè gjeta ti je e vdekur e shtrirè nè kètè varr tè mallkuar. Dua tè tregojè historinè e jetès time a do qè ta dègjosh? E di mami historia ime nuk fillon nè momentin kur mè braktise ti? Pasi atèherè unè nuk flisja nuk e dija se ç’ishte jeta , apo se ç’ishte nèna ose mè saktè jeta pa ty. Unè verèm qaja atèherè nuk e dija qè duhet ti kurseja pèr mè vonè ata lot. Ku ishe ti nènè tè mè fshije lotèt ngadalè trishtimin ngadalè me njè buzèqeshje tè ma largoje dhe gèzim tè mè dhuroje. Ti ishe larg meje duke jetuar jetèn tènde tè shthurur por tè lumtur! Ti vazhdoje jetoje si unè bère fèmijè qè kurrè nuk i fole pèr mua, njè jetè qè unè nuk bèja pjesè . Pèrse mè le né harresè? Pèrse nuk doje tè mè kujtoje? Je kujtuar ndonjè herè pèr mua? A ke menduar ndonjèherè se si kam qènè? Ke dashur tè mè shohèsh, bir tè mè thèrrasèsh? Tè bèj fajtore pèr cdo tè keqe qè mè ka ndodhur. Jetès i kam marr gjithè tè kèqijat se tè mira shumè pak kam pasur. U birèsova nga njè familje né fshatin e Krapsit. Ata kishin dy vajza dhe donin njè djalè. Kur mè birèsuan kishin njè gjèndje ekonomike shumè tè mirè. Por mè vonè ekonomia ra me mua silleshin shumè mirè dhe mè donin shumè si dhe unè ata. Unè po rritesha si cdo fèmijè me dy prindèr tè mrekullueshèm dhe me dy motra mè ishte mbushur mendja qè i vogèl nga tè tjerèt se isha shumè i bukur. Njè ditè shkova né qytetin e Ballshit tek halla ajo kishte dy fèmij vajzèn Klean njè vjeçe mè tè madhe se unè edhe djalin Endrin né moshè me mua. Midis tyre ishte dhe njè fqinja e tyre ishte njè nga vajzat mè tè bukura qè kisha parè e quanin Rea Ishte e shèndetshme , kaçurrelse , e dashur , e sjellshme dhe delikate. Ajo ishte ndryshe nga tè tjerat kishte njè vèlla mè tè madh. Prindèrit i rrrinin nga prapa sidomos teta Lindita njè hap qè i hidhte e bija i thoshte kujdes. E pèrkèdhelnin shume vajzèn e tyre por dhe vèllai i saj kishte raste qè nuk dilte fare pasi donte tè rrinte me tè motrèn ose kur dilte pothuajse gjithmone e merrte me vete ose kur nuk e merrte me vete nuk rrinte as njè orè larg motrès. Ajo me ne nuk sillej si e pèrkèdhelur edhe pse e shinim rradhè kushrinjtè e mi e kishin si motrèn e tyre dhe tè vèllan e saj e donin shumè por edha ata tè dy e shihnin si familjen e tyre ,familjen e hallès. Kur rrinte me ne ajo rrinte e qeshur dhe kur ziheshim ajo nuk ndèrhynte, por edhe nuk mèrzitej ose inatosej lehtè mè hyri né zemèr Rea. Kur ika nga halla Rean nuk e takova dot.
Posted on: Thu, 01 Aug 2013 18:16:38 +0000

Trending Topics



/a>
At the Sleepy Hollow Paleyfest panel in March, producers said the
HELLO BUSTI 2009!!!!! If you havent already been inundated with

Recently Viewed Topics




© 2015