“Sekuestrim pasurisë së gjyqtarëve” 24/09/2013 Ministri - TopicsExpress



          

“Sekuestrim pasurisë së gjyqtarëve” 24/09/2013 Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar se në një paketë ligjore anti-korrupsion që së shpejti do të kalojë në parlament, do të forcojë luftën kundër korrupsionit, e sidomos të korrupsionit në drejtësi, ku do të kërkohet i gjithë sekuestrimi i pasurisë i të dënuarve për korrupsion, përfshirë edhe gjyqtarët. “Paketa anti-korrupsion nuk ka të bëjë vetëm me gjyqtarët, ka të bëjë me gjithë sistemin, në këtë sistem mund të jenë gjyqtarë, prokurorë, ministra, deputetë. Pra mbi të gjithë sferat e jetës dhe paketa nuk përfshin një kategori përfshin të gjitha kategoritë. E vlerësojmë si krim të rëndë, paketa është e rëndë për t’u hetuar dhe gjykuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, por do kalojmë një shkallë më tej në përmirësimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar duke u marrë pasurinë që me ligjin e sotëm nuk u merret”, deklaroi Ministri Nasip Naço. Ministri i Drejtësisë pati ankesa edhe për funksionimin e Gjykatës së Lartë si edhe paralajmëroi edhe në këtë gjykatë reforma. Gjatë një deklarate publike me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Sekui, Naço prezantoi sërish portalin e Ministrisë së Drejtësisë ku ftoi të gjithë shqiptarët të denoncojnë çdo akt abuziv dhe korrupsioni. Naço e cilësoi këtë portal si një akt transparent në ndihmë të publikut. Ambasadori i BE-së Sekui tha se BE do të japë sërish ndihmë të madhe financiare për sistemin e drejtësisë në Shqipëri si edhe do të ketë një tjetër mision Euralius. I pyetur nga Top Channel për luftën ndaj korrupsionit në gjyqësor ambasadori tha se është koha të hetohen të gjithë të korruptuarit pa dallim. “Për ne lufta ndaj korrupsionit është e qartë. E kemi shprehur në raporte, deklarata publike dhe me asistencën tonë. Çdo njeri që hetohet dhe rasti shkon në gjykatë dhe dënohet, për ne është e rëndësishme. Nuk ka rëndësi nëse është gjykatës apo futbollist. Sepse për ne ajo që kërkohet është një historik i qartë i hetimeve dhe ndjekjeve penale. Në progres-raportin e shkuar dhe atë që do dalë pas disa javësh do të kuptoni qartë se ne jemi konsistent në kërkesën që Shqipëria të ketë historik të qartë në luftën kundër korrupsionit, por edhe krimit të organizuar”, deklaroi ambasadori i BE-së, Etore Sekui. Në raport-progresin e vitit 2012 për Shqipërinë, BE nënvizoi faktin se duhen reforma në shtetin e së drejtës, duhej thelluar lufta kundër korrupsionit si edhe ajo e krimit të organizuar. Në raport kishte vërejtje të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe shkallën e perceptimit të korrupsionit në drejtësi. Për korrupsionin në gjyqësor një ditë më parë edhe ambasadori amerikan Arvizu shprehu shqetësim të madh, pasi 80 përqind e shqiptarëve sipas “Transparency International” mendojnë se gjykatësit në Shqipëri janë të korruptuar dhe se në gjykata mungon drejtësia. / Top Channel
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 21:12:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015