“Sonte e mbyllëm shtëpinë!” “Sonte e mbyllëm - TopicsExpress



          

“Sonte e mbyllëm shtëpinë!” “Sonte e mbyllëm shtëpinë, e cila po na mbushej me fëmijë. Para dy javëve e kam varrosur burrin, i cili vdiq nga pickimi i rriqrave dhe u bë i pamundur qëndrimi në shtëpi. Ne nuk kemi të ardhura financiare dhe nuk kam si t’i rris fëmijët. (...) Nuk mund të qëndrojë edhe më tutje në një shtet ku ende qytetarët vdesin nga rriqrat, ndërsa qeveritarët sillen me vetura luksoze. (…) Kur burri im vdiq si pasojë e një pakujdesi institucional, nuk dëshiroj që unë me fëmijë ta kemi një ‘fat’ të tillë, pasi që jetojmë në një vendbanim ku rriqrat po marrin jetët e qytetarëve”. Fatmire D., 38 vjeçare, shtatzënë në muajin e tetë, nënë e tre fëmijëve, të shtunën në mbrëmje në bisedë me gazetarët e “Zërit” në stacionin e autobusëve në Prishtinë, para nisjes për Beograd, prej nga shpresonte të dilte ilegalisht në Hungari, ku do vazhdonte rrugën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 11:23:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015