“Toleranca” e jo muslimanëve ndaj muslimanëve ndër - TopicsExpress



          

“Toleranca” e jo muslimanëve ndaj muslimanëve ndër shekuj Që në fillim të ardhjes së Muhamedit salAllahu alejhi ue selem, si i Dërguar i Allahut dhe pranimit të Islamit nga njerëzit, jo muslimanët filluan t’i gjakosin duart e tyre me gjakun e pafajshëm, duke vazhduar edhe më tej me avazin e papërmirësuesëm. Nga ky krim, nga kjo etje e tyre e pangopshme prej shushunje, përpos që nuk shpëtuan burrat, nuk shpëtuan as gratë, pleqtë dhe femijët. Të etur për të kryer vrasje dhe tortura të ndryshme, filluan të bëjnë krime ndaj muslimanëve vetëm pse ata e besonin dhe adhuronin Allahun si Zot të vetëm. Krimet e tyre ishin aq jo njerëzore, mbase ende janë të tilla, sa që historia e njerëzimit nuk kishte përjetuar ndonjeherë kësi lloj krimesh dhe vetëm Zoti e di se a do të përjeton tutje kësi veprime që kurrë nuk do t’i bënte njeriu me njerëzi, por vetëm ai me herezi të dendur! Pas gjithë kësaj, pasardhësit e këtyre krimeve në kohën e sotme, thërrasin në tolerancë, madje duan ta kultivojnë edhe kopshtin e tolerancës, edhe pse fare mirë e dijmë se ky kopsht është i uzurpuar. Ata mendojnë që vetëm nëse kushtron në këtë demagogji të tyre, do të jesh edhe tolerues. Ja një shëmbull po e sjellim: “Nëse ti i mbyll sytë dhe nuk i sheh të tjerët, nuk do të thotë që të tjerët nuk të shohin ty”! Ata që më së shumti pandehin në këtë, në të vërtetë janë më së largu. Gjitha këto krime janë bërë dhe ende bëhen, pastaj akuzohen muslimanët për krime. Si t’i thuash kësaj, përpos krim i njëmend! Të hidhen sheqerka mbi vendet muslimane, po aq sa hidhen bomba, raketa dhe plumba, pa dyshim se do të bënin lemeri për të mirë. Po si ndodh kur sipër tyre hidhen bomba, raketa dhe plumba?! Njerëzit e pa fajshëm vriten, vriten gra dhe pleq, kryhen krime më ç’njerëzore, duke rezultuar me vrasje të fëmijëve dhe në fund, sërish muslimanët mbeten fajtorë. Subhanallah!!! Shtrohet pyetja: Kush po i vret njerëzit e pa fajshëm në Afgansitan, Irak, Burma, Siri dhe Palestinë? Kush e futi fitilin e fitnes në tokat e muslimanëve duke e veshur këtë rrëmujë me gëzof të pranverës arabe? Kush po uzurpon toka të huaja? Kush po vret në emer të demokracisë me armë dhe mendësi të mbetura prej kohës së komunizmit? Kush po e plaçkit pasurinë e muslimanëve? A edhe pas gjithë kësaj, prapë muslimanët janë terroristë? Këto krime janë të kahmotshme. Kur filloi Muhamedi salAllahu alejhi ue selem thirrjen e tij në gadishullin arabik, gjegjësisht në Meke, në fillim e pranuan Islamin një numër i vogël, e në mesin e tyre ishin edhe familja Alu Jasir. Kësisoj, vetëm pse e kishin pranuar Islamin, krimineli i asaj kohe, Ebu Xhehli filloi t’i malltretojë me mënyrat dhe mjetet më mjerane. Këta e kishin pranuar Islamin me vetëdeshirë, mirëpo, Ebu Xhehlit, ashtu sikur edhe Ebu Xhehl-ave të kohës së sotme kjo i pengonte, andaj, pa ngurruar fare, filloi t’i ndëshkojë në formën më antinjerëzor të mundshme. Me ditë të shumta, dërisa edhe vdesin në atë gjendje si shkak i torturave. Megjithatë, edhe atëkohë, këta kriminela, të shthurur moralisht e arsyetonin veprimin e tyre duke thënë: “Muhamedi dhe ndjekësit e tij, e tradhtuan fenë e të parëve” apo “Muhamedi dhe ndjekësit e tij janë ç’rregullues në tokë”! Kur hynë Tataret në Bagdad, po ashtu, edhe këta nuk kursyen asgjë, vran të moshuar, gra e pleq, fëmijë, dijetarë dhe e vranë halifen e muslimanëve, me një fjalë e vazhduan traditen e moçme të paraardhësve të tyre, duke bërë krime ndaj muslimanëve. Luftërat e kryqëzatave, të cilat u organizuan me bekimin e papatit, janë shumë të freskëta për krimet e tyre, edhe atë jo njëherë, por së shumë herë. Ndërsa rasti më konkret është hyrja e tyre në Kuds (Jerusalem), ku edhe këta nuk kursyen asgjë nga veprimet e tatarëve në Bagdad, përveç se shtuan edhe me shumë krime. Çështja e Endelusit, Spanjes së sotme, është më së e freskët në mendjet tona, sepse aty janë kryer krime që bota njerëzore nuk kishte përjetuar ndonjeherë, aty linden dhe u zhvilluan gjygjet e Inkuizicionit dhe atë me bekimin e Kishes dhe nën direktivat e priftërinjëve, të cilet në emer të fes së tyre ua nderruan besimin me dhunë, i vranë gjithë ata që e refuzuan besimin krishterë, ua moren pasurinë pa drejtësisht, i debuan nga vëndet e tyre që me shekuj i kishin populluar. A nuk është kjo gjenocid, të cilin nuk duhet ta harrojë historia, ose në të kundërtën ngjarjet e llahtarshme do të bëjnë që vetë historia si shkencë të avullohet prore? Krimet e jo muslimanëve ndaj muslimanëve në kontinentin e Afrikes në përgjithsi, pastaj krimet e budistav ndaj muslimanëve në Azi, e posaçërisht ndaj muslimanëve në Burma në kohën e tanishme, pastaj krimet e komunsitav në BRSS, vallë në cilin sirtar të papatit u strukën? Po ashtu, vlen të theksohet edhe krimi i Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, i cili bëri krimin më të madhë ndaj bashëkombasëve të tij, vetëm pse ata ishin të besimit Islam dhe nuk pranonin ofertën e tij për tu konvertuar në krishterizem. Ku përafersisht i vrau 40.000 veta! Krimet e çifutëve ndaj muslimanëve në Palestinë, vrasja e tyre çdo ditë, prishja e vendbanimeve, debimi i tyre nga pronat e tyre, vrasja e fëmijëve dhe atë në numer të madh. Kësodore, i gjithë ky vargan krimesh u bë nën flamurin e lirisë dhe të demokracisë! Natyrisht, nuk duhet harruar edhe vrasjen e muslimanëve në Bosnje, masakrimi dhe gjenocidi, copëtimi i shtetit të tyre, po ashtu e gjithë kjo vetëm se ata ishin dhe janë muslimanë! Dhe në fund, vrasja e muslimanëve të Kosoves, debimi i tyre nga vendet e tyre, prishja e vendbanimeve, vrasja e fëmijëve, dhunimi i grave, prishja e xhamive dhe objekteve të tjera të nevojshme për shoqerinë. Vallë, kjo na qenka tolerancë e jo muslimanëve ndaj popujve muslimanë dhe kombësive të ndryshme? Shëmbull të “tolerancës” së prifterinjëve e kemi edhe rastin e priftit Anon Kqira, i cili haptazi e shprehu mllefin dhe urrejtjen e tij ndaj muslimanëve shqiptarë dhe atyre boshnjakë. Gjitha ato krime që i bëri Millosheviqi dhe përkrahesit e tij, nuk i mjaftuan, por i gjori ndjeu keqardhje, se pse nuk i kishte rrjepur dhe vrarë edhe 1.900.000 qenë me bishta, si i quan ai (Anton Kqira) shqiptarët muslimanë. Për të vërtetuar armiqësinë e tij ndaj muslimanëve, këtë e vërtetojmë në fjalën e tij ku ai i thekson boshnjakët, gjë që tregon “tolerancën” e në të vërtetë ai tregon urrejtjen e tij ndaj muslimanëve në përgjithesi. Nuk është larg kësaj as publicisiti i njohur në Shqipëri, Kastriot Myftaraj, i cili përpos elegjisë që i bën këtij famkeqi, Anton Kqires, ai po ashtu, nuk kursen asgjë duke hedhur vrerë në drejtim të muslimanëve shqiptarë. Këta dhe të tjerët si lloji i tyre, përpos që nuk mbjellin tolerancë, ata, në realitet nxisin urrejtje dhe konflikte ndërfetare nën emrin e tolerancës. Fatkeqësisht ka prej intelektualëve që gjejnë arsye ndaj tyre, sidomos ndaj Anton Kqires dhe deklaratave të tija vullgare e raciste, përpos kësaj edhe e ngrisin duke i dhën mirënjohje apo lëvdata. Sa tolerancë e keqe që qenka, mos e dhëntë Allahu që të zgjasë shumë! Nëse toleranca është e tillë, me të vërtetë kjo qenka tolerancë me gjëmba e pa tufë trëndafilash sipër trungut të hollë. Po ç’na duhet kjo tolerancë e poshtër, që kultivon edhe më thellë krimin dhe përligjjen e pa arsyeshme? Vrasje, dhunim, dëbim, plaçkitje, uzurpim dhe copëtim të trojeve të tyre, të gjitha këto kryhen ndaj një populli vetëm pse janë muslimanë dhe pastaj me fytyrë në kokën pa mend, akuzojnë se muslimanët të janë një popull terrorist. Vallë, edhe kjo nuk na qenka krim a? Besim Gjelaj
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 13:03:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015