"Të gjendur vetëm dymbëdhjetë kilometra larg kufirit me - TopicsExpress



          

"Të gjendur vetëm dymbëdhjetë kilometra larg kufirit me Hungarinë, së paku dhjetë burra, serbë e romë, me padurim prisnin arritjen e kosovarëve. Nga kosovarët që ia kishin mësyrë ilegalisht Evropës, për disa qytetarë serbë në Suboticë tashmë është bërë përfitim i mirë. Hiç më keq nuk po mbesin as disa serbë të tjerë në Beograd bashkë me disa shqiptarë që organizojnë udhëtimin e kosovarëve nga Prishtina. Rasim e Ragip Azizi, dy vëllezër romë nga Fushë Kosova, trafikimin e shqiptarëve drejt Evropës e kanë bërë biznes ditor. Me këtë punë ata merren për gati një vit. Por, puna u është shtuar dukshëm që nga janari i këtij viti. Të dy ata flisnin rrjedhshëm gjuhën shqipe, duke ua bërë më të lehtë që t’u afrohen kosovarëve për t’i dërguar përmes Serbisë e më pas nëpërmjet Hungarisë drejt Evropës. I presin autobusët me kosovarë Dy romët që janë lindur në Fushë Kosovë, por që aktualisht jetojnë në Suboticë, janë në mesin e grupit të organizuar që transporton shqiptarë ilegalisht për në Hungari. Ata biznesin e zhvillojnë kryesisht në kafenenë e stacionit të autobusëve. Në këtë të fundit e njohin thuajse të gjithë klientelën. Ndonjë person i paparë në atë zonë më herët, potencialisht mund të jetë mundësi për biznes për ta. Dy vëllezërit nuk hezitojnë të paraqesin ofertat e tyre. ... 1500 euro për person Ragipi tregon se kufiri që lidh Suboticën me Hungarinë është vetëm dymbëdhjetë kilometra larg nga stacioni i autobusëve. “Nëse don veç me kalu kufinin atëherë çmimi është 120 euro deri në 150. Ama duhesh me ditë që Hungaria i ka ndalë shumë njerëz dhe nuk është e sigurt që nuk të arrestojnë”, tregon ai për rreziqet që mund t’i ketë kjo pagesë që, sipas tij, është e vogël. “A nëse don me shku më larg, në Austri, Gjermani a diku, çmimi është 1500 euro. Sa persona jeni ju?”, nis pyetjet Ragipi në mënyrë që t’i specifikojë ofertat për të interesuarit. “Për një person kushton 1500 euro. Ai shoku im vjen edhe ju merr. Më së shumti për një udhëtim duhet me qenë katër persona”, tregon më tutje ai. Shumica e “klientëve” që kanë pasur deri më tani thotë se nuk kanë pasur kushte materiale, nuk kanë pasur shumë para, andaj kanë paguar vetëm sa për ta kaluar kufirin. “Nuk është problem me shku në Hungari, ama ata të arrestojnë. Ma mirë është të paguash më shumë e bile je e sigurt që arrin deri në cakun ku ia ke mësyrë”, thotë Ragipi teksa liron tavolinën dhe del jashtë bufesë për të parë nëse kanë arritur autobusët. “Thanë që dy autobusë do të vijnë sot. Ata ndalen qitu para stacionit. Edhe menjëherë shpërndahen te persona të ndryshëm që janë marrë vesh me ta apo që merren vesh këtu”, vazhdon Rasimi të tregojë për mënyrën se si arrijnë kosovarët. “Autobusi që ata vijnë është ilegal edhe nuk hyn hiç në stacion se aty duhet të paguajë, por i ndal qitu përpara”, bën me gisht Rasimi në drejtim të portës së bufesë. Jashtë saj, të ulur qëndronin edhe disa mesoburra. “Ka plot që po i ndihmojnë kosovarët ama plot edhe po i rrejnë. Po ju thonë të çoj atje, të çoj andej këndej e në fund veç po i qesin në Hungari e atje po i arreston policia”, thotë Rasimi."
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 15:22:36 +0000

Trending Topics



/div>

Recently Viewed Topics




© 2015