"Të gjitha filozofitë,ateizmi, agnosticizmi, budizmi, islami, - TopicsExpress



          

"Të gjitha filozofitë,ateizmi, agnosticizmi, budizmi, islami, kristianizmi dhe judaizmi; të gjitha fetë, të gjitha shoqëritë, shoqëritë sekulare dhe ato tradicionale po ballafaqohen me një krizë morale. Kur çoheni në mëngjes, dhe më pas, kur flini gjumë, ndërkohë 150 mijë njerëz vdesin nga uria dhe askush nuk mund të jetë i lumtur me këtë. Rendi ekonomik sot që mbron të pasurit, po vret njerëzit, pra nëse keni ndërgjegje dhe besoni në Zot nuk mund të jeni të lumtur me këtë. Në shkollat tona, sot ne u mësojmë fëmijëve që të jenë produktive, të jenë të parët, të fitojnë para, por ndërkohë duhet të pyesim veten çfarë duhet t’i mësojmë fëmijëve tanë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm, dhe kjo nuk është thjesht çështje fetare, por çështje dinjiteti. Sistemi i edukimit sot ballafaqohet me këtë krizë. Çfarë duhet t’i mësojmë fëmijëve tanë që të jenë të përgjegjshëm? Ndërkohë që merremi me varfërinë, po bëhemi shumë nacionalistë, duke u marrë vetëm me veten tonë. E shikoni çfarë po i ndodh natyrës? Kemi parti ekologjiste që ngrenë shqetësime të caktuara. Ne flasim për ngrohjen globale, flasim se si po shkatërrojmë natyrën, lumenjtë, dhe natyra po ankohet. A nuk është koha që ne si njerëz, në vend që të luftojmë për pushtet të punojmë për mirëqenien e përbashkët? Dhe unë mendoj se ky është kontributi im si europian. Unë vij nga Egjipti.” — Tarik Ramadan
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 06:38:42 +0000

Trending Topics



r>
Quando la volpe non arriva alluva.....luva va alla montagna E
Having some brothers over for some beers and forcible entry talk
La corrupción en el gobierno de Franco Castellanos Niebles es

Recently Viewed Topics




© 2015