• Varfëri: Konsumuesit e drogës zakonisht përfundojnë në - TopicsExpress



          

• Varfëri: Konsumuesit e drogës zakonisht përfundojnë në rrugë. Pasi humbin të gjitha shpresat se familja nuk është në gjendje t’i ndihmojë për blerjen e dozës, ata fillojnë të shesin çdo gjë me vlerë vetëm për të fituar ca të holla për blerjen e dozës së tyre; duke vepruar në këtë mënyrë ata shkatërrojnë ekonominë familjare. Si t’i ndalojmë të rinjtë nga ky fenomen shkatërrues dhe vdekjeprurës? Të nderuar xhematlinj! Allahu i Plotfuqishëm në shumë ajete kuranore jo që porosit të largohemi nga droga apo llojet e saj, por na porosit që të qëndrojmë larg çdo rruge të tillë. Duke parë se të droguarit janë jetëshkurtër, pikëllohesh kur sheh se të rinjtë nuk i kthehen rrugës së Allahut, në të cilën do të gjejnë mbështetjen dhe shpresat për të jetuar. Allahu xh.sh. thotë: “...e mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.” (El-Bekare (2), ajeti 195) Pa dyshim se droga është nga fenomenet më të rrezikshme, prandaj gjendja e këtyre të rinjve mund të ndryshojë nga rrënjët vetëm atëherë kur të jemi të qartë dhe të bindur për detyrat tona ndaj fëmijëve dhe duke zbatuar metodat vijuese, të cilat pa mëdyshje i ndihmojnë të rinjtë të largohen nga kjo rrugë e shtrembëruar: 1. T’i vëzhgojmë fëmijët dhe të rinjtë se me kë po shoqërohen, me një fjalë t’i ndalojmë nga shoqëria e keqe. 2. T’u ofrojmë atyre edukatë fetare islame, t’u shpjegojmë moralin dhe ndikimin e tij në shoqëri, t’u mësojmë vlerat dhe dhuntitë që Allahu i Gjithëmëshirshëm na ka dhuruar, e në veçanti mendjen dhe intelektin. 3. Të punojmë me të rinjtë vazhdimisht derisa të arrijnë moshën e pjekurisë, pasi kjo konsiderohet faza dhe periudha më e nxehtë, kur i riu mund të mashtrohet shumë lehtë. 4. Parandalimi i tërësishëm dhe mënyra e vetme për t’u larguar nga dukuritë e shëmtuara është mbështetja tek Allahu xh.sh. dhe respektimi i urdhrave dhe i obligimeve fetare në veçanti. Këtu duhet cekur se masa më efikase në këtë drejtim është pikërisht edukata fetare, sepse i riu i cili edukohet në këtë frymë assesi nuk do të lejojë të bjerë në aso grackash të rrezikshme të cilat rrezikojnë jetën e tij. 5. Edukata familjare: Familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e rinisë në binarë të drejtë. Shkolla si një vatër e dijes duhet të shfrytëzohet me të gjitha mundësitë për mbrojtjen e rinisë nga dukuritë negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drejtues të së nesërmes. 6. Ndërtimi i programeve arsimore për këtë qëllim dhe prindërit duhet të informohen thellësisht, ta kuptojnë problemin dhe t’ua komunikojnë fëmijëve. Në vendin tonë ende nuk është thyer akulli që raportet prind-fëmijë të jenë ashtu siç porosit Allahu dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi alejhi selam, me një fjalë fëmijët nuk ndihen të lirë që problemet e tyre t’i ndajnë me prindërit si rezultat i frikës dhe i mentalitetit naiv dominues të kosovarëve. 7. Nga çdo prind, mësues, edukator, polic kërkohet që t’i kurojë përdoruesit e drogës duke e shikuar problemin në një dritë realiste bashkëkohore. Në fund, lusim Allahun e Madhërishëm që të na ruajë nga çdo rrugë e keqe dhe të na bëjë prej grupit të mirë të njerëzve, të cilët do të shpërblehen me xhenetet e Tij të larta! Amin!
Posted on: Mon, 28 Oct 2013 10:22:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015