• Veliaj dhe Kumbaro takohen me 4 ekselentet e - TopicsExpress



          

• Veliaj dhe Kumbaro takohen me 4 ekselentet e Matures “Shoqëria shqiptare ka nevojë më shumë se kurrë që t’i kthejë sytë ndaj modeleve më pozitive të saj”. Kështu deklaroi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me katër maturantet që përfunduan me nota të shkëlqyera Maturën Shtetërore. Në takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndau të njëjtin mesazh, atë të futjes së një kulture të re në shoqërinë shqiptare. “Ka ardhur koha të fusim një tjetër sistem të ri vlerash në shoqërinë tonë; sistemin e vlerave të atyre që shkëlqejnë, që janë të talentuar, që mësojnë fort dhe që punojnë në mënyrë të ndershme”, tha Veliaj. Iris Qamo nga Kavaja, Silvana Rusi nga Korça, Aurela Kullolli nga Elbasani dhe Zamira Hoxha nga Tirana janë katër nga studentet e reja në të gjithë Shqipërinë që kanë përfunduar Maturën Shtetërore me mesatare dhjetë absolute. “Ai që punon, studion dhe është i talentuar është vlerë e shoqërisë tonë, ndaj duhet t’u japim më shumë hapësirë. Ky aktivitet ishte një mënyrë për të thënë se kush janë më të mirët”, shtoi Veliaj. Nga ana e saj, ministrja e Kulturës vuri në dukje se këto vajza janë model për të gjithë studentët e rinj dhe se këta të rinj duhen nxjerrë vazhdimisht në plan të parë për përpjekjet e tyre për të qenë më të mirët. Ministri Veliaj vuri në dukje se vitin tjetër qeveria duhet të japë më shumë bursa për studentët e shkëlqyer, si dhe projektet e specializimit jashtë vendit duhet të kanalizohen drejt këtyre shembujve. Në fund të takimit, ministrat Veliaj dhe Kumbaro u dhuruan nga një iPad katër vajzave, të cilat sapo kanë nisur studimet në degën e mjekësisë dhe jurisprudencës.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 07:21:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015