“Zotësia” qeverisëse e Hashim Thaçit dhe bandës se tij - TopicsExpress



          

“Zotësia” qeverisëse e Hashim Thaçit dhe bandës se tij prej sahanlëpirëseve të pafytyre, gjithnjë e më tepër po e rrënojnë Shtetin tonë si nga territori ashtu edhe nga sovraniteti i saj, por assesi nuk po munden të arrijnë të thyejnë vullnetin dhe t’ua mbyllin gojën Deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët fuqishëm po i demaskojnë dallaveret e këtyre individëve që janë zhytur në hajni korrupsion e pafytyrësi deri në fyt. Dje 84 faqezinj e faqezeza votuan këtë marrëveshje të turpshme duke shkelur me të "dy këmbët" Kushtetutën e Republikës se Kosovës si Aktin më të lart juridik që simbolizon lirin dhe sovranitetin tonë. Njëkohësisht këta individë të pafytyrë edhe një herë e dëshmuan veten e tyre se nuk janë të zgjedhurit e votës sonë, por hajna të pashpirt që i fundosen vlerat e të gjithë neve dhe atdhetarëve të paepur për Liri që nuk kursyen as edhe jetën e tyre në luftën për çlirimin e Popullit Shqiptarë nga zgjedha Serbo-sllave . Fjalimi i Albin Kurtit në e Kuvendin e Kosovës është mesazhi më i mirë që i dërgohet Qytetarëve të Kosovës për pasojat që do ti kemi në dekadat e ardhshme. Mbajeni mend mirë ju o “Pushtetarë sahanlëpirës të qelbur “ edhe ju “Laviret opozitare “ se Marrëveshjen kurrë s’do ta Pranojmë, sepse Historia jonë na dëshmon se Marrëveshjet e miratuara nën Çizmen e Diktaturës dhe Policisë, gjithmonë kanë qenë jetëshkurtra. Angazhimi ynë për liri e sovranitet të plot vazhdon! Vetëvendosje! deri në realizimin përfundimtarë. Bëre ose vdis! Në këtë Tokë, Zoti i Gjithëfuqishëm të lirë na krijoj! Liria e plotë është synimi ynë, sepse kështu na e donë zemra dhe kështu na e thotë mendja. Për këtë qëllim vlen të vdesim, por së pari NE vegjëlia të gjithë së bashku Shtetin duhet ta ndërtojmë. Zgjohu o Popull e mos lejo të shkelesh me çizmen e Serbisë të mbathura në këmbët e tradhtareve përsëri ! BASHKË ËSHTË E MUNDSHME!
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 10:11:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015