(jo sall) IMAZH VJESHTE ah, Vjeshta ... kjo pleqëri e - TopicsExpress



          

(jo sall) IMAZH VJESHTE ah, Vjeshta ... kjo pleqëri e vitit, lëkundë e shkundë moshë, i bën për lëmoshë e thinjur si kokë plaku, e artë si pjekuri femre, e pavendosur, e paqëndrueshme ... si vajzat n´kohë martese lulëzim sall këpurdhave iu jepë mbretëresha të lagështisë dhe ndonjë rreze përbiruese rrugët, sheshet, aletë, parqet , ... tokën e shtron n´tepih t´larmtë me pamje të sharmtë, pastaj ... pas t´len shije t´thartë eh, bukuri n´përmallim, ledhaton shpirtërat n´përëndim ... Mentor Thaqi VS., 16.09.2014 (drejtpërdrejt me fotografitë)
Posted on: Tue, 16 Sep 2014 18:32:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015