“Çdo natë mesatarisht ka 200 veta nisen vetëm prej stacionit - TopicsExpress



          

“Çdo natë mesatarisht ka 200 veta nisen vetëm prej stacionit të autobusëve të Prishtinës për në Beograd”, tregon ai, duke shtuar se shumica e pasagjerëve janë të rinj dhe familjarë me fëmijë. “Para dy muajve kanë qenë vetëm katër autobusë për në Beograd dhe as gjysma nuk mbusheshin me pasagjerë. Ndërsa tashmë janë 5 dhe të gjithë janë të mbushur”. Punonjësi i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë bën të ditur se ka dëgjuar nga disa pasagjerë se autoritetet policore serbe në kufi me Hungarinë nuk po i kthejnë mbrapsht, por madje po ua tregojnë rrugën se si të dalin në shtetin kufitar, pasi që po ua marrin nga një shumë të vogël të të hollave, përkatësisht nga 50-100 euro për të rritur. Jozyrtarisht mësohet se mbi 4000 kosovarë janë paraqitur vetëm gjatë dy muajve të fundit në Qendrat e Azilit në Hungari, Francë dhe në vendet tjera.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 20:45:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015