1. Nuk dua të largohem nga ky vend i vogël dhe i varfër. Nga ky - TopicsExpress



          

1. Nuk dua të largohem nga ky vend i vogël dhe i varfër. Nga ky vend pa rini, jetë, gjallëri, zhvillime, popull dhe ndryshime. Nuk dua të largohem nga ky vend betonesk, thashethemsk. Nga ky vend pa modernizim, gjelbërim, aktivizim. Nuk dua të largohem nga ky vend i vdekur. Unë dua të jetoj në këtë vend dhe dëshirës sime ti bashkohen edhe të tjerët. Nuk dua ta braktis këtë vend por dua të bërrtas, të shprehem, të flas, të thërras dhe të më dëgjojnë. Unë dua ti jap jetën që i mungon këtij vendi. Në vende të tjera nëse shkoj, jam unë që kërkoj diçka në ato vende se unë nuk kam çtë ofroj veç vlerave të mia. Aty tutje ka shumë të tjerë si unë. Po këtu ku nuk ka asgjë? -Këtu duhem unë, si një pemë fisnike që i mbijeton dimrave, krizave, krisjeve, kurvave, krrimbave, karikaturave, etj. Jam këtu se fare mirë, mund të isha diku tjetër. Jo diku ku jeni ju; në mes të kaosit që e quani metropol, por do të isha diku më larg. Më larg jo vetëm si distanc por si vizion, si koncept dhe fizikisht si person. Si një person i ndërgjegjshëm për kudo ku shkon! Por jo! Unë kam komunikuar me një perëndi dhe nëse ju tregoj për perëndinë, duhet ta mbështjell në thonjza që ju të mos më bëni gati ilaçet e trurit. Fola me një perëndi dhe më tha; mos u bë dhe ti o bir budalla! Kush do të ikë, le të ikë! Në Sarandë shkëlqesia ime hyjnore ka krijuar një mrekulli natyrore. Nëse ti jeton, jeto në këtë tokë. Nëse do të mbijetosh, shko dhe ti diku të shtosh numrin e banorëve të atij vendi. Këtu unë si perëndi kam krijuar me fantazinë time, një arkitekturë natyrore. Qëndro këtu bir, dhe shijoje ti që ja di vlerat! 2. E dashur perëndi! Unë të besoj dhe të premtoj se nuk largohem prej këtij vendi përrallor por të lutem mos më kthe në dëshmor! Na sill dhe disa gjëra që të mund të plotësoj kushtet që duhen minimalisht për atë të ashtuquajturën jetesë: Dua vaj ulliri, ullinjt më të mirë, vaj ashashi, ashashin më të mirë, çdo natë nga një birrë dhe një kafe pa u gdhirë mirë! :P
Posted on: Sat, 23 Nov 2013 22:13:50 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015