10 Burimet e Fibrës Fibra ndihmon të humbësh peshë, ja pse: - TopicsExpress



          

10 Burimet e Fibrës Fibra ndihmon të humbësh peshë, ja pse: “Të ngop dhe vepron si sfungjer, tretet dhe absorbohet më ngadalë kështu që të bënë të ndjehesh i ngopur,” thotë Dietitian Kathleen Zelman nga WebMD Weight Loss Clinic. “Ajo gjithashtu ndihmon në eliminim dhe ulje të kolesterinës së gjakut.” Pra ku gjendet fibra? 1. Fasulet – janë një burim i mirë i fibrës e fatmirësisht e përdorim shpesh. 2. Drithërat e plota -Kjo do të thotë buka nga drithi plotë – jo buka e bardhë e zakonshme që e kemi çdo ditë në tryezat tona. 3. Orizi kafenjtë - Orizi i bardhë nuk ofron shumë fibër sa ai i kafenjtë. 4. Misri – edhe misri është një burim i mirë i fibrës. 5. Arrat – prej gjithë llojeve të tjera bajamet dhe arrat kanë më së shumti fibër. 6. Patatet e pjekura me lëvore – Është lëvorja ajo që është me rëndësi këtu. 7. Manaferrat – të gjitha llojet dhurojnë sasi të mirë të fibrës. 8. Krundet – në të vërtetë cilido produkt drithi që ka 5gram apo më shumë fibër konsiderohet me sasi të lartë të fibrës. 9. Bollgur (Qull Tërshëre) – kjo është e mirë të hahet në mëngjes ngase ndiheni të ngopur deri në kohën e drekës. 10. Perimet – të gjitha ofrojnë fibër po sa më të forta aq më mirë.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 16:30:20 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015