10 qytetet më të DROGUARA të Shqipërisë 1.Gramshi E - TopicsExpress



          

10 qytetet më të DROGUARA të Shqipërisë 1.Gramshi E pabesueshme, por e vërtetë. Qyteza e vogël në juglindje të vendit, Gramshi me rreth 5 mijë banorë renditet në top listën e qyteteve më përdoruese të drograve ilegale. Në raport me numrin e banorëve sot Gramshi ka rritjen më të madhe të konsumatorëve të heroinës dhe hashashit. Konservatore në dukje por tepër liberale, kjo qytezë e njohur në Shqipëri vetëm për punishten e konservimit të frutave dhe fabrikës së prodhimit të armëve ka thyer rekordet kombëtare duke lenë pas edhe qytete më të mëdha. Policia lokale ka vite që e njeh si fenomen por e ka të pamundur për ta minimizuar veçanërisht kur numri i përdoruesve shkon në rritje. Si baza më e afërt e furnizimit me heroinë është qyteti i Elbasanit ndërsa Lushnja përdoret si baza e blerjes së hashashit nga trafikantët e vegjël lokalë. 2.Patosi Një tjetër provincë e Shqipërisë së mesme, por me një popullsi më të madhe se Gramshi, Patosi i qarkut të Fierit renditet i dyti me statistikat e numrit të përdoruesve për banorë. Manjakë të heroinës dhe hashashit edhe patosarakët e kanë kthyer në habitat periodik konsumimin e këtyre drograve. E çuditshme është mosha e re e përdoruesve e cila fillon me gjimnazistë e përfundon me 30 vjeçarë. Një qytet naftëtarësh relativisht i varfër, Patosi shpenzon shuma të mëdha parash në blerje “malli”. Ndryshe nga Gramshi, policia lokale është disi më radikale ndërsa nëpër shkollat e qytetit vihet re një lloj indiferentizmi tashmë i fashitur me realitetin. 3.Elbasani Nuk i mungon asgjë Elbasanit. As historia as e tashmja. Ka mirëqenie dhe fukarallëk, ekstravaganca seksuale dhe përdorim drogrash. Tani bëhet edhe me autostradë e tunele dhe natyrisht do të vlojë më tepër si qytet. Elbasani njihet si depo e heroinës. Afërsia gjeografike me Maqedoninë e kanë kthyer këtë qytet në terminalin tranzit ku vjen, grumbullohet, shpërndahet, shitet dhe konsumohet heroina. Si fenomen është paksa i vjetër dhe daton aty rreth viteve 1995-’96 me dërgesat e para që vinin nga Turqia e përfundonin në Durrës por me themelimin e tregut vendas të shpërndarjes dhe konsumimit sot ky qytet udhëheq bindshëm në trafikimin dhe përdorimin e afganes (shami)kuqëse. Policia tenton ta luftojë por herë-herë bëhet palë me trafikantët e mëdhenj dhe si për të hedhur hi syve bën ndonjë show alla Koseni me hedhje allçie a pluhur tulle në Erzen. Live natyrisht, në televizione. 4.Tirana Këtu në kryeqytet luhet si në Nasdaq të New York-ut apo T?sh? të Tokios. Ulen e ngrihen çmimet sipas kërkesave dhe ofertave. Konkretisht hashashi i Lazaratit, një qese farmacie 5 gramë kushton rreth 10 mijë lekë të vjetra. Grami i heroinës totalisht të pastër ka shkuar rreth 50 mijë lekë të vjetra ndërsa kokaina 65% e pastër varion nga 70 deri 100 mijë lekë të vjetra. Tirana ka numrin më të madh të përdoruesve të hashashit kryesisht të rinj të papunë, studentë dhe intelektualë të rinj si dhe numrin më të madh të blerësve dhe përdoruesve të kokainës. Si qyteti me klasën e më të pasurve dhe fole e kriminaliteti vendas, përdorimi i kokainës ka hapësirën më të madhe dhe më fitimprurëse. Me drogërat sintetike si ecstasy ,mitsubish, tzar, doves, mdma është eksperimentuar disa herë në kryeqytet por pavarësisht çmimeve të lira prej 10 mijë lekësh tableti ende tregu le për të dëshiruar. Heroinsit ose siç njihen rëndomë mallistët a peçistët kanë formuar tashmë komunitetin më të madh në vend dhe shumë prej tyre nëse nuk mund të rehabilitohen e kanë të sigurt vdekjen. Tirana ka numrin më të madh të përdorueseve femra. Tashmë tregtia e drogës është kanalizuar në duar të pakta monopolesh dhe sheshimi i konflikteve të vjetra e ka stabilizuar konkurrencën kriminale të baronëve kryeqytetas. 5.Shijaku Tradicionalë dhe konservatorë këta shijakasit. Qysh kur eksperimentuan në fillim të viteve ’90 në emigracion tregtinë e kokainës kryesisht në Itali, sollën me vete në vendlindje edhe paratë e fituara edhe kulturën e përdorimit. Ka një numër stabël të përdoruesve kryesisht ujqërit e vjetër të trafiqeve. Tashmë shijojnë frytet e punës së mëparshme të rrezikshme matanë detit dhe relaksohen duke tërhequr ndonjë vizë e duke u marrë me bizneset e tyre. 6-7. Berati & Laçi Thuaj Berat dhe menjëherë të vizatohet në kokë qyteti i një mijë e një dritareve, thuaj Berat dhe të vizatohet në kokë Zyrihu, Berna, Gjeneva…Qyteti me nam ndërkombëtar në arkitekturën bizantino-otomane, qyteti me nam ndërkombëtar vendlindja e trafikantëve të regjur të heroinës dhe kokainës. Interesante është rregulli i artë që beratasit kanë vendosur në heshtje: në Perëndim vetëm trafik dhe shitje malli, në Shqipëri investime me paratë e fituara dhe konsum veçanërisht të së “bardhës”. Ashtu si Shijaku edhe këto dy qytete Berati&Laçi kanë numër të konsiderueshëm përdoruesish të kokainës së pastër. Nuk mbeten pas as me përdorimin e hashashit por në këto qytete ofendohesh nëse marrin vesh që je një hashashxhi i rëndomtë. 8.Dhërmiu Nga qershori në shtator Durrësi kthehet në Prishtinën e turizmit patriotik, peskavicave dhe tallavasë ndërsa më në jug, aty buzë detit Jon qyteza e Dhërmiut kthehet në oazin e turizmit të shtrenjtë elitar. Mes club-eve fantastike, kokteileve të shtrenjta, muzikës house, flirteve snobe primitive shqiptare dhe seksit, Dhërmiu konvertohet në kryeqytetin e shitjes dhe përdorimit kryesisht hashashit dhe kokainës. Pa mundur të vihet në zap dhe të luftohet nga policia e prefekturës qarkut Vlorë, Dhërmiu me plot të drejtë është për rreth 4 muaj parajsa e jetës së natës dhe stimuluesve psikotropë. A nuk është kaq këndshëm edhe në Ibiza të Spanjës, Mikonos të Greqisë, Rimini të Italisë, Ramana të Indisë, Amsderdam të Hollandës apo Rif të Indisë? 9.Vlora Nuk mund të akuzosh popullatën vendase të këtij qyteti heroik si përdoruese por disa syresh prej tyre si shitës narkotikësh. Gjatë muajve të verës vihet re tregtia dhe konsumimi i kokainës nga pushues të ndryshëm ndërsa pas muajit tetor e në vazhdim është një nga qytetet kampion të tregtisë së hashashit. Me kampus universitar e studentor Vlora tymos gjatë dimrit sasi të mëdha hashashi jo vetëm nga i Lazaratit, por edhe nga të korrat e fshatrave të Labërisë të cilat megjithëse e kanë ulur ndjeshëm prodhimin vazhdojnë të kultivojnë cannabis sativa cilësor me pakicë. 10.Fieri Paraja e Fierit është në duart e një pakiceje super të pasurish të cilët mbahen edhe si besnikë të kokainës. Kryesisht fierakët furnizohen vetë si dora e parë të cilën e trafikonin me fqinjët e tyre vlonjatë drejt Italisë. Me një numër relativisht modest konsumatorësh të së bardhës por me numër në rritje përdoruesish të heroinës dhe veçanërisht hashashit, Fieri po avancon shumë shpejt dhe sipas parashikimeve tona pritet të jetë qyteti lider në rrethinat e të cilit mbillet hashash i fortë dhe do të konkurrojë denjësisht jo vetëm Vlorën, por edhe Dhërmiun dhe Tiranën. I mbani mend plakat e Myzeqesë kur shfaqeshin nëpër intervista tek ankoheshin se e kishin të vogël dhe nuk u dilte…pensionin natyrisht ndaj mbillnin hashash që ta shisnin dhe të mbijetonin rehat si moshataret e tyre në Oksident!!!
Posted on: Sun, 01 Sep 2013 21:28:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015