10-të STUDENTËT E SHKËLQYER TË KRIMINALISTIKËS BËJNË - TopicsExpress



          

10-të STUDENTËT E SHKËLQYER TË KRIMINALISTIKËS BËJNË PRAKTIKËN NË SHBA Dhjetë studentët, të cilët dëshmuan rezultate të shkëlqyera në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektivë, janë dërguar për praktikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me agjencinë për luftimin e kriminalitetit në botë, si edhe me kontributin e ndërsjellë të partnerëve të Universitetit Ndërkombëtar të Strugës në Shtet e Bashkuara të Amerikës (universiteteve akorduese me UNS). Studentët në fjalë pritet të dorëzojnë në kthim dokumentet që dëshmojnë progresin e tyre gjatë praktikës kriminalistike, si edhe referencat nga institucionet e specializuara, që ata përzgjodhën për të ndjekur praktikën e tyre. Kjo procedurë zhvillohet përgjithësisht në vitin e tretë të studimeve, por këtë vit planifikohet nga Bordi Drejtues i UNS dhe Stafi Pedagogjik, që propozimet e vitit të ardhshëm të jenë nga të tre vitet e studimit, duke favorizuar kështu veçanërisht studentët e shkëlqyer. Me respekt, Univeristeti Ndërkombëtar i Strugës.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 15:29:33 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015